Sead Alushi nuk gjendet ende, kërkimet vazhdojnë

0

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Lisicë të Mitrovicës, afër vendit ku dyshohet se ka rënë në lum dhe është zhdukur i riu Sead Alushi, të hënën në mesditë është mbajtur takimi në të cil;in morën pjesë kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, shefja e administratës në veri, Adriana Hoxhiq (ishte paralajmëruar se do të merr pjesë kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq), komandanti i stacionit jugor të policisë, Ahmet Gjoasha, zëvendësdrejtori i Stacionit Policor në Veri, Besim Hoti, përfaqësues të FSK-së, col.Fischer Hansjorg, shef i KFOR-it për veriun e Mitrovicës, përfaqësues të zjarrfikësve etj.

Në takim është biseduar për masat dhe aktivitete që janë ndërmarrë deri tash për gjetjen e të riut Sead Alushi dhe për procesin hetimor që është duke u zhvilluar. Pas takimit, në shtabin e improvizuar është mbajtur një konferencë për gazetarë, në të cilën kanë folur kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, shefja e administratës në komunën e Mitrovicës veriore, Adriana Hoxhiq dhe Besim Hoti, zëvendës komandant i stacionit të policisë në veri, Besim Hoti. Këta të tre vlerësuan se pjesëtarët e KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe të zjarrfikësve, po bëjnë një punë të madhe përgjatë rrjedhës së lumit Ibër për gjetjen e 17 vjeçarit Sead Alushi, të raportuar si të zhdukur që nga dita e premte.

Kryetari Bahtiri ju tha gazetarëve se po bëhen përpjekje maksimale dhe gjithçka që është e mundur, pa kursyer asgjë, për të gjetur djaloshin qoftë të gjallë apo të vdekur. “Jemi duke shqyrtuar të gjitha opsionet, kemi kërkuar edhe një helikopter për të vëzhguar gjendjen më mirë dhe për të zbuluar edhe më shumë, si dhe një barkë tjetër që do të vjen në ndihmë. Ju e dini se FSK-ja është duke operuar qe tri ditë, por akoma nuk kemi gjetur asgjë, kështu që jemi në gatishmëri të plotë, duke filluar nga strukturat politike, por edhe ato të sigurisë, 24 orë në ditë, vetëm për të ndriçuar rastin”, ka thënë ai.

Shefja e administratës në komunën e Mitrovicës veriore, Adriana Hoxhiq, e dërguar nga kryetari Rakiq, tha se policia, bashkë me KFOR-in dhe njësitin e zhytësve, janë duke bërë të pamundurën për ta gjetur trupin i cili mungon që tri ditë. “Kjo është një tragjedi, fatkeqësi, nuk është në pyetje ndonjë sulm ndëretnik dhe shpresoj se duhet që të gjithë t’i japim policisë përkrahje dhe të gjitha strukturave të cilat veprojnë në drejtimin që të sqarohet ajo që ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, Besim Hoti, zëvendës komandant i stacionit policor në veri të Mitrovicës, tha se nga perspektiva policore ka dy qasje të veprimeve, atë të që quhet veprim i drejtpërdrejtë hetimor për t’i zbuluar shkaqet dhe rrethanat e personit të humbur, si dhe veprimi tjetër operativ në terren, në operacionin e kërkim shpëtimit. Në këtë të dytën, sipas tij, policia ka rolin mbështetës të institucioneve, siç janë zhytësit e FSK-së dhe KFOR-i, të cilët bëjnë kërkimin e drejtpërdrejtë të terrenit në lumin Ibër, ndërsa policia i mbështet bashkë me ekipet e zjarrfikësve të të dyja komunave, Zveçan dhe asaj të Mitrovicës veri.

Kryetari Bahtiri potencoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy komunave të Mitrovicës, pra asaj jugore e veriore dhe asaj të Zveçanit, si dhe midis të gjitha strukturave tjera në terren. Ndërkaq, Hoxhiq ka bërë thirrje mes tjerash, që incidentit mos t’i jepet karakter ndëretnik.

Kosova ndihmohet në luftën kundër korrupsionit të shkallës së lartë

0

Protagonistët në çështjen e luftimit të korrupsionit në Kosovë, do të mblidhen për rreth nëntë muaj në trajnime, tryeza të rrumbullakëta, vizita studimore e konferenca rajonale, që të shkëmbejnë ide e përvoja me vendet e tjera, me synim që të luftojnë më me sukses korrupsionin e shkallës së lartë.

Krejt kjo vjen në kuadër të një projekti të financuar nga ambasada e Gjermanisë dhe të implementuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale.

Projekti ka për qëllim të ndihmojë PK-në rreth fuqizimit të kapaciteteve që kanë për të hetuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Në lansimin e këtij projekti, sot, u tha se për t’i shndërruar përpjekjet kundër korrupsionit në rezultate, duhet një zotim më i madh politik dhe se PK duhet të bashkërendoj aktivitetet e saj në luftën kundër kësaj dukurie.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger tha se ky projekt parasheh krijimin e një grupi bazë të themeluesve dhe hetuesve përkatës që do të mirren me hetimet e rasteve të korrupsionit në mënyrë efektive.

Për t’i shndërruar në rezultate, përpjekjet e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, Schlumberger tha se ka nevojë për zotim më të madh politik.

Ai tha se institucionet në Kosovë ende janë në një fazë të hershme të luftës së përgjithshme kundër korrupsionit.
“Raporti i progresit për vitin e kaluar për Kosovën, tregon se hetimet penale kundër korrupsionit janë rritur, megjithatë numri i dënimeve të shqiptuara është ende i ulët dhe institucionet në Kosovë ende janë në një fazë të hershmet luftës së përgjithshme kundër korrupsionit. Numri i rasteve të sekuestrimit të aseteve të urdhëruara nga gjyqësori të implemetuara e të zbatuara nga policia është i ulët. Për t’i shndërruar përpjekjet kundër korrupsionit në rezultate dhe për të fuqizuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional, ekziston një nevojë për zotim më të madh politik në të njejtën kohë policia duhet t’i bashkërendoj aktivitetet e saj, veprimet e saj, në institucionet që janë përgjegjëse për ta luftuar korrupsionin”, tha ai.

Ai tha se prokuroret edhe gjyqtarët duhet t’i trajtojnë rastet me efikasitet të lartë, duke paraqitur aktakuzat profesionale me dëshmi të strukturuara e të qarta.

Schlumberger kujtoi, se korrupsioni është një nga kërcënimet më të mëdha për zhvillimin ekonomik të një shoqërie dhe se vështirëson mundësitë për investime vendore dhe të huaja.

Këtë e tha edhe Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni.

E ai u zotua se do të bëjnë gjithë çka është e mundur, që në afat sa më të shkurtë të japin rezultate të prekshme lidhur me luftimin e korrupsionit.
“Nuk do të ia dalim t’i adresojmë problemet ekonomike në rast se nuk ia dalim ta forcojmë sektorin privat. Nuk do të ia dalim ta forcojmë sektorin provat në rast se nuk lejojmë një klimë të favorshme për investime nga jashtë. Dhe, investimet nga jashtë nuk do të vijnë në masë të madhe përderisa ne nuk japim prova serioze që jemi të vendosur për të krijuar ambient të përshtatshëm për të bërë biznes në Kosovë. Dhe një nga parakushtet thelbësore është që investitorët mos të përballen me përpjekje korruptive që në hapin e parë të futjes në Kosovë”, tha ai.
Ai tha, se luftimi i korrupsionit është prioritet i Qeverisë aktuale të Kosovës.

PTK-ja siguron vetëm 10 milionë, Qeveria-kështu shkelet ligji

0

Qeveria nuk mund t’i inkasojë këtë vit 30 milionë euro dividend nga Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK). Kjo e fundit e ka njoftuar Qeverinë se mund t’i sigurojë vetëm 10 milionë euro dhe jo më shumë. Kjo për shkaka se ka të paraparë investime të mëdha kapitale duke përfshirë edhe blerjen e brezit të ri frekuencorë. Po ashtu, me vëmendje të veçantë bordi e ka njoftuar qeverinë se pagesa për pa përmbyllura rastin e vendimit të arbitrazhit ndërkombëtarë për pagesë ndaj AMDOCS në shumë mbi 10 milionë euro. Por zyrtarët e qeverisë kanë thënë se në rast se PTK nuk i siguron 30 milionë euro dividendë, atëherë shkelet ligji i buxhetit.

Arban Abrashi, zëdhënës i qeverisë, njëherit edhe ministër i punës dhe mirëqenies social , ka thënë për KosovaPress se nëse PTK nuk i siguron mjetet e kërkuara dividend, atëherë shkelet ligji i buxhetit.

“Nëse kjo nuk arrihet është pjesë e ligjit të buxhetit dhe realisht i bie që është shkelje buxhetore, shkelje e ligjit të buxhetit, por besoj që ka hapësirë edhe 6-7 muaj janë në pyetje besoj që ka hapësirë që edhe kjo të arrihet edhe të ndahet shuma prej 30 milionë, ashtu siç parashihet me ligj të buxhetit”, ka thënë Abrashi.

Ai po ashtu ka pranuar se qeveria e ka marrë një përgjigje prej bordit të drejtorëve të PTK-së, ku janë njoftuar se kanë mundësi vetëm për 10 milionë euro dividendë.

“Është e vërtet që PTK ka kthyer një përgjigje, realisht ka treguar që ka mundësi për vetëm 10 milionë euro, sidoqoftë Qeveria është aksionari kryesor në PTK edhe PTK menaxhmenti, bordi kanë të njoftuar për kërkesën apo 30 milionëshin edhe më herët, pasi që kjo ka qenë pjesë e ligjit të buxhetit. Ne i mirëkuptojmë investimet e tyre por mendojmë se ka hapësirë që ky 30 milionësh të arrihet”, ka thënë Abrashi.

Ndryshe, KosovaPress ka siguruar shkresën e bordit të drejtorëve të PTK-së me të cilën e ka njoftuar aksionarin në këtë rast qeverinë se sipas biznes-planit të kompanisë të cilat parashihen investime të mëdha, si dhe mjetet. Në shkresë thuhet se PTK ka trendë të rënies të të hyrave dhe se nuk ka mundësi t’i ndaj më shumë se 10 milionë euro dividendë.

“Për më tepër, përkundër trendit rënës në të hyra, kërkesa e aksionarit për pagesë të dividentës në vlerë prej 30 milionë euro është marrë seriozisht në konsideratë nga Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i PTK-së, është vlerësuar gjendja financiare duke marrë parasysh edhe planin e biznesit për vitin 2015 dhe duke marrë parasysh të gjitha sfidat me të cilat aktualisht është duke u ballafaquar biznesi i PTK-së, shuma maksimale që të cilën PTK do të mundë ta menaxhonte për ta paguar dividendë është 10 milionë euro, shumë e cila është e paraparë edhe në biznes planin e vitit 2015”, thuhet në shkresë.

Po ashtu, bordi përmes kësaj shkrese e ka njoftuar qeverinë se duhet të paguaj 10 milionë euro të një rasti të arbitrazhit.

“Në vëmendje të veçantë mbetet edhet heshtja legale të pa përmbyllura si rasti i vendimit të arbitrazhit ndërkombëtarë për pagesë ndaj AMDOCS në shumë mbi 10 milionë euro, dhe kjo shumë nuk është planifikuar në rrjedhën e parasë për periudhën 2015-2019”, thuhet në këtë shkresë.

Po ashtu, bordi i PTK e ka njoftuar qeverinë se investimet në teknologjinë e 3 dhe 4 G, kanë paraparë një shumë fillestare prej 35 milionë euro. Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti janë paraparë edhe 14.5 milionë euro për pagesë të brezit shtesë frekuencor.

Bordi po ashtu i ka dërguar edhe biznes-planin dhe mjetet që parashihen të investohen për 5 vitet e ardhme. E që në bazë të kësaj, Qeveria do të përfitoj nga PTK-ja vetëm 5 milion euro dividendë.

​Një i vrarë në një kolegj në SHBA

0

Një person është vrarë nga të shtënat në bibliotekën e kolegjit në Karolinën Veriore, shkruajnë mediat amerikane ndërsa transmeton Reuters.

Sipas zyrtarit nga kolegji, Daniel Wiggins besohet se i dyshuari është mashkull dhe I tërë kampusi për shkak të ndjekjes së sulmuesit shkruan CNN.

Wiggins ka thënë po ashtu se numër i madh i policëve janë në vendin e ngjarjes.

“Kjo nuk është një stërvitje . I gjithë kampusi është e mbyllur “, thuhet në faqen e internetit të kolegjit në Goldsobru College në Karolinën e Veriut.

Pse e dëshiron Hillary postin e presidentes

0

Hillary Clinton fillon garën si favorite e Demokratëve për kandidatin presidencial, shkruan sot gazeta Financial Times. Për dallim nga viti 2008, kur kandidatura e saj u zbeh nga fenomeni Barack Obama, kësaj radhe, edhe strategët politikë, të cilët kanë qenë skeptikë për aftësitë e saj në fushatë, shohin shumë pak mundësi për rivalët e saj demokratë, thekson gazeta.
Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka shpallur zyrtarisht kandidaturën të dielën, duke u thënë amerikanëve se do që të jetë kampionia e tyre.

Edhe pse ka shumë kohë deri te zgjedhjet e vitit 2016, gazeta New York Times shkruan se Clinton është nën presion të madh për të shpjeguar, me terma bindës, se përse e do postin e presidentes dhe përse është e përshtatshme për të, transmeton REL.

“Nëse ajo mund t’i tregojë vendit se çfarë udhëheqëse do të jetë, për çfarë brengoset dhe cili është vizioni i saj për të ardhmen, historia me e-maile do të bëhej shumë e vogël”, citon gazeta Robert Shrumin, strateg për kandidatët demokratë presidencialë.

Pak muaj më parë është zbuluar se Clinton, gjatë kohës sa ka qenë Sekretare e Shtetit, ka përdorur e-mailin privat edhe për punë zyrtare.

Njoftimi ka tërhequr vëmendje të posaçme, pasi, sipas ligjit federal amerikan, korresponenca e zyrtarëve konsiderohet pronë qeveritare e Shteteve të Bashkuara.

Gazeta Washington Post shkruan se Clinton nuk do të shkaktojë të njëjtin entuziazëm në mesin e të rinjve, sikurse Barack Obama, porse votat e tyre do t’i zëvendësojë me ato të grave.

Washington Post po ashtu shkruan se Clinton duhet të luftojë pabarazinë ekonomike dhe të zotohet se do të bëjë gjërat që Obama nuk ka mundur t’i bëjë. Tregtia gjithashtu do të jetë një çështje e ndërlikuar këtu.

Por, sipas gazetës, ajo nuk mund ta ndërrojë drejtimin e Obamës në politikën e jashtme, por ajo mund të sinjalizojë një rezistencë personale për të siguruar votuesit që janë disi më agresivë sesa Obama. Ai dhe ajo duhet të gjejnë mënyra për ta orkestruar këtë dhe kjo nuk do të jetë e lehtë. Negociatat me Iranin do të jenë testi i parë shumë sfidues, shkruan Washington Post.

Clinton ka tashmë mbështetjen e presidentit Obama, i cili ka thënë se ajo do të jetë një “presidente e shkëlqyeshme”. Por, sulmet nga republikanët kanë nisur.

“Duhet të bëjmë politikë më të mirë të jashtme sesa Obama dhe Clinton, që kanë dëmtuar marrëdhëniet me aleatët tanë dhe kanë inkurajuar armiqtë tanë”, ka shkruar të dielën në Twitter Jeb Bush, ish-guvernator i Floridës dhe vëllai i ish-presidentit George W.Bush, i cili po ashtu kërkon emërimin e e tij nga ana e Republikanëve për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Opozita fton të gjithë qytetarët në protestë (Video)

0

​Ka përfunduar takimi i liderëve të partive opozitare në Kosovë, ku është diskutuar për një koordinim sa më të mirë të protestës e cila do të mbahet të shtunën. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë të pakënaqurve që të dalin në protestën paqësore.Në emër të të tri subjeekteve politike lidhur me protestën foli Shpend Ahmeti.

Deklaratë e Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së

 

Deklaratë e Fatmir Limaj, Kryetar i NISMA-s

 

​BE kërkon bashkëpunim të vendeve të mesdheut kundër terrorizmit

0

Përfaqësuesja e lartë e Punëve të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini u kërkoi vendeve të Mesdheut të riforcojnë bashkëpunimin e tyre me BE-në përsa i përket terrorizmit përballur me një situatë të brishtë dhe larg të zakonshmes.

“Sulmet e fundit terroriste si në Paris ashtu dhe në Tunizi duke përfshirë këtu ato të ditës së djeshme në Egjipt dhe kundër ambasadës marokene në Libi, tregojnë që ne duhet të roforcojmë bashkëpunimin tonë në luftën kundër terrorizmit”, deklaroi Federica Mogherini.

Diplomatja italiane u shpreh me rastin e hapjes së një takimi informal të ministrave dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe tetë vendeve të Mesdheut në jug të Evropës (Algjeri, Marok, Tunizi, Liban, Izrael, Jordani, Egjipt dhe Autoriteti palestinez).

“Të gjitha vendet e rajonit po përballen me një situatë sigurie të brishtë që është degraduar për shkak të shumë konflikteve të armatosura, veçanërisht në Siri dhe në Libi”, shtoi ajo.

“Ne po shikojmë një rritje të radikalizmit tek të rinjtë tanë që janë gjithmonë e më të shumtë që ndjekin thirrjen për xhihad në veri dhe në jug të Mesdheut”, theksoi ajo.

“Mënyra më e mirë për të punuar së bashku për sigurinë e rajonit tonë është riforcimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat, të sigurisë, ekonomisë, kulturës dhe politikës”, shtoi Mogherini.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy nënvizoi gjithashtu se terrorizmi përbën një sfidë për të gjithë, Dhe bota myslimane është një viktimë.

Ky takim është i pari i këtij niveli që prej vitit 2008.

Siberi:Së paku 15 të vdekur

0

Një zjarr i madh ka përfshirë rajonin e Kakasias, në jug të Sibirit, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën së paku 15 persona dhe është shkaktuar një dëm në vlerë prej 96 milionë dollarë, kanë njoftuar sot zyrtarët rajonal.
Sipas një zyrtari lokal, 78 persona janë dërguar në spital, si rezultat i zjarrit që po vazhdon që disa ditë dhe po përhapët si pasojë e motit të thatë dhe me frymë.
Sipas medieve ruse, me mijëra banorë të Kakazias kanë mbetur pa kulm mbi kokë si pasojë e zjarrit./RTV21/

Përmbyset anija, humbin jetën 9 imigrantë

0

Roja detare e Italisë ka gjetur trupat e pajetë të së paku 9 imigrantëve, të cilët u mbytën pasi që një anije me 150 persona u përmbys në afërsi të brigjeve të Libisë.
Ekipet shpëtimtare arritën të nxjerrin të gjallë 144 persona nga uji dhe janë duke kërkuar udhëtarët tjerë të anijes, e cila u përmbys rreth 130 kilometra larg brigjeve të Libisë.
Ende nuk dihet se sa imigrantë kanë qenë gjithsej në anije, e nuk dihet as përkatësia e tyre kombëtare./RTV21/

Ekspozita “Me dashuri nga Stambolli” vjen në GKA

0

Galeria Kombëtare e Arteve, Ambasada e Turqisë dhe Insitituti Kulturor Junus Emre në Tiranë do të hapin me datë 15 Prill , ora 19.00, ekspozitën “Me dashuri nga Stambolli”, të një prej artistëve më të njohur turq, Devrim Erbil. Ky është prezantimi i parë i këtij artisti në Shqipëri me një ekspozitë personale dhe kurohet nga Beste Gürsu.

Ekspozita tregon një përzgjedhje prej rreth tridhjetë veprash në pikturë, shumica në teknikën akrilik në kanavacë dhe në dimensione të mëdha, të cilat në fokusin e tyre kanë Stambollin. Bukuria legjendare e natyrës së këtij qyteti dhe pamjet panoramike të krijuara nga dora e njeriut kanë frymëzuar artistë të ndryshëm për shekuj me radhë. Ata i kanë dhënë një histori të gjatë artit turk.

Përveç karrierës së tij në pikturë Devrim Erbil ka dhënë kontribut për zhvillimin dhe promovimin e arteve në Turqi. Ka qenë President i Shoqatës Turke të Arteve dhe President i Shoqatës së Arteve Pamore Bashkëkohore. Gjithashtu ka qenë edhe drejtor i Muzeut të Pikturës dhe Skulpturës në Stamboll.Erbil ka një karrierë të pasur dhe të gjatë edhe në qarqet akademike. Aktualisht është Profesor i Pikturës në Departamentin e Pikturës në Universitetin Mimar Sinan.

Ashtu si thotë përshkrimi në Christie’s, shtëpia e famshme e ankandeve, ku veprat e këtij autori kapin shifra të konsiderueshme, me dhjetëra mijë dollarë, puna e hershme e Devrim Erbil të kujton fort veprat dhe ilustrimet e Matrakci Nasuh, një nga figurat më të rëndësishme të Turqisë së shekullit të 16, dhe aktiv gjatë kohës së Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, të cilat kombinonin një mori ngjyrash natyrore me perspektivën ajrore dhe lartësinë horizontale. Në pikturat e mëvonëshme Devrim Erbil trajton perspektivën dhe proporcionet në mënyrë më natyrale, ndërsa ngjyra në punët e tij bëhet monokrome dhe ekspresive.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 Maj 2015.