​Tarja Halonen:Kosova duhet të investojë në mësimdhënës

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, priti në takim ish presidenten e Finlandës, Tarja Halonen, të shoqëruar nga ambasadorja Anne Huhtamaki, me të cilën ka biseduar për gjendjen aktuale në arsimin kosovar dhe punën që po bëhet në të mirë të ngritjes së cilësisë, por edhe të gjithëpërfshirjes.

Ministri Bajrami e falënderoi ish presidenten për ndihmën që po i jep shteti i saj arsimit në Kosovë, ndërsa falënderoi edhe për ndihmën dhe kontributin që ka dhënë për vendin tonë ish presidenti Ahtisari.

Ministri tha se MAShT e ka prioritet ngritjen e cilësisë dhe në këtë drejtim i nevojitet edhe ndihma e partnëve.

“Dëshirojmë të krijojmë raporte mes universiteteve tona dhe atyre të Finlandës, që të mund të shkëmbejmë profesorë e studentë dhe të marrim përvojat e mira nga shteti juaj”.

Ish presidentja e Finlandës, Tarja Halonen theksoi se për një arsim cilësor, investimi më i madh duhet të jetë te mësimdhënësit, ndërsa tha se bashkëpunimi mes vendeve është shumë i rëndësishëm dhe gjithmonë në të mirë të arsimimit të përgjithshëm.

Gjatë takimit u bisedua edhe për arsimin profesional dhe lidhjen e tij me ekonominë, përgatitjen e mësimdhënësve, digjitalizimin e shkollave dhe për projektet që ka MAShT në këtë drejtim.

Ku jetojnë njerëzit me gjatë në botë?

0

Anëtarët energjikë dhe të fuqishëm të fisit Hunza duken të qeshur gjatë gjithë kohës.Anëtarët e fisit Hunza kanë pamje rinore dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz habiten nga mosha e tyre.

Ata duken sikur nuk janë nga ky planet, por janë! Malet në veri të Pakistanit janë shtëpitë e tyre, ka rreth 87.000 banorë dhe janë kaq të pazakontë sepse jetëgjatësia mesatare e tyre është 100 vjet. Shumë prej tyre e kalojnë të gjithë jetën pa u prekur nga asnjë sëmundje. Mendohet se disa anëtarë paraardhës të këtij fisi të ketë jetuar 160 vjet.

Njerëzit Hunza vështirë se mund të sëmuren, tumoret janë diçka e padëgjuar dhe e paprekur nga ata. Gratë Hunza kanë një pamje rinore dhe mund te lindin fëmijë edhe pas të 65 tave. Mendohet se jetëgjatësia e këtyre njerëzve lidhet me mënyrën e jetesës së tyre. Hunzat lahen në ujë të ftohtë akull, edhe pse temperatura është nën zero.

Ata konsumojnë ushqime të rritura vetëm nga ata. Kajsia është fruti tipik i tyre. Hunzat konsumojnë shumë kajsi, fruta dhe perime të papërpunuara, arra, bishtajore, shumëllojshmëri drithërash (si elb, mel, hikërror etj). Ata thuajse nuk konsumojnë fare produkte me prejardhje shtazore, mishi i qengjit dhe i pulës është i vetmi që hanë, por 2 herë në vit. Njerëzit Hunza ecin shumë, 15¬20 kilometra në ditë.

Mes 24 muajsh ata nuk konsumojnë asgjë, vetëm lëng kajsish të thata. Kjo është tradita e tyre që e respektojnë dhe e praktikojnë prej mijëra vjetësh. Mjekët pohojnë se edhe periudha e “urisë” së tyre kontribuon në jetëgjatësinë e tyre. Kajsia është fruta shpëtimtar i tyre. Bërthamat e kajsisë i bëjnë vaj, i cili përmban sasi të shumta vitamine B17, element mjaft i rëndësishëm që mbron kundër qelizave kancerogjene.

Ky popull vital dhe i fortë mendohet të jenë pasardhës të Aleksandrit të Madh dhe ushtrisë së tij. Populli Hunza, mendohet të ketë njerëzit më të lumtur në botë.

Stili vjeshtor i flokëve të gjata

0
Flokët e gjatë janë një stil që e bën një femër të duket në formën e saj më të mirë dhe të kompletuar.
Modeli i flokëve të gjata me shkallëzime është një ndër stilet më joshëse e më të ëmbla, flokët e gjata kaçurrela ndonjëherë kërkon pak më tepër kujdes dhe vëmendje, që të duket sa më mirë sesa floku i drejtë.203126 203127 203128 203130 203133

Prishtinë: Kamerat e sigurisë mbi "shpinë të breshkës" (VIDEO)

0

Po ngec projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë në sheshet dhe rrugët e Prishtinës. Qytetarët i shohin kamerat si hap drejt një klime më të mrië të sigurisë në kryeqytet./ 21 Media

KMDLNJ: Haradinaj përdori fjalor "fyes” ndaj një komuniteti

0

Një shoqatë që mbron të drejtat e komunitetit LGBT në Kosovë ka reaguar sot ndaj deklaratës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Në mbledhje të Komisionit Parlamentar për Politikë të jashtme, teksa po fliste për zhvillimet e fundit në Kosovë, Haradinaj e quajti “peder” kryetarin e komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë takim.

Për Drejtoreshën Ekzekutive e Qendrës për Barazi dhe Liri të Komunitetit LGBT në Kosovë, Rajmonda Sylbije, një deklaratë e tillë është diskriminuese.

“Sot Ramush Haradinaj ka përdorë një gjuhë të urrejtjes, një qasje diskriminuese edhe stigmatizuese ndaj komunitetit LGBT në Kosovë”, tha Rajmonda Sylbije për KALLXO.com.

Ndërsa vetë i apostrofuari nga Haradinaj, Murat Meha, i kontaktuar nga KALLXO.com, nuk ka dashur të komentojë rreth cilësimit që mori nga lideri i partisë së dytë opozitare në Kosovë.

“Etika ime morale, profesionale, dhe familjare e cila 100 vjet ka kontribuar për shtetin nuk më lejon që të shprehem dhe të sillem në mënyrën e tillë, me njerëz të cilët jetojnë në shekullin e XXI dhe nuk e kuptojnë dokumentacionin”, tha Meha për KALLXO.com.

Deklaratën e Haradinajt e ka dënuar edhe drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala.

Ai tha për KALLXO.com se Haradinaj ka përdorur “fjalor fyes” ndaj një komuniteti.

“Siç duket, Haradinaj ka dalur prej vetes për shkak se, sipas tij, është bërë një padrejtësi e madhe. Është fjalor fyes për një komunitet tjetër, si dhe është fyes edhe për vet Murat Mehën”, tha Behxhet Shala.
Menjëherë pas kësaj mbledhjeje, Haradinaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, pas pakënaqësive lidhur me marrëveshjen e Kosovës dhe Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Kjo marrëveshje u nënshkrua dy javë më parë gjatë një takimi të qeverive të rajonit në Vjenë nga ana e ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij malazez, Igor Lukshiq.

“Komisioni për Politikë të Jashtme është shndërruar në një instrument politik të Kryeministrit Mustafa dhe zv/kryeministrit Thaçi, dhe e ka humbur kuptimin dhe rolin që duhet ta ketë. Meqenëse në disa raste, ky Komision ka paraqitur edhe raporte apo dokumente të korruptuara, siç është edhe raporti Komisionit Shtetëror për Demarkacion, unë nuk e shoh veten pjesë të këtij instrumenti dhe lojërave politike që po provohen të kryhen përmes tij”, tha shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Ndërsa duke reflektuar për deklaratën ndaj Mehës, kreu i AAK-së ka thënë se “disa njerëz të nxjerrin nga lëkura”.

“Cilësimi i sotshëm i Murat Mehës, në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës ka ardhur kur disa njerëz ta bëjnë borxh dhe me veprimet e tyre të nxjerrin edhe nga lëkura! Por Murat Meha vërtet është një kriminel ordiner institucional i cili për përfitime personale e grupore i ka sjellë vetëm dëm Kosovës, madje edhe duke falur tokën e saj”, ka shtuar Haradinaj.

Përplasje në mes të Haradinajt dhe Mehës ka pasur edhe në muajin korrik kur ky i fundit pati raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme i drejtuar nga Haradinaj.

Gjatë kësaj mbledhje Ramush Haradinaj është revoltuar duke i përplasur hartën në tavolinë dhe duke e liruar sallën ku po mbahej mbledhja.

​Kriza evropiane e refugjatëve,edhe në Danimarkë

0

Gati 50 refugjatë kanë arritur në stacionin e trenit të Kopenhagës , pasi kriza evropiane e emigrantëve mbërrin edhe në Danimarkë.

Policia dhe vullnetarët i kanë ofruar refugjatëve çanta me ushqime. Por ata nuk duan të qëndrojnë, por të nisen drejt Suedisë, 35 minuta larg me tren. Shumë u rebeluan kur policia u tha se duhet të regjistrohen së pari në Danimarkë, pastaj të nisen për në Suedi.

Edhe 800 refugjatë të tjerë arritën këtë të hëne ne Danimarkë nga Gjermania për të përfunduar në Suedi.

Asnjë nga 1 mijë refugjatët që kanë ardhur në Danimarkë nuk do të kërkojë azil këtu, tha kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen. Ata do te strehohen këtu, derisa policia daneze të koordinoj transferimin e tyre në Suedi, por vetëm pasi të jenë të regjistruar në zyrat e policisë daneze.

Suedia është vendi që më shume refugjatë ka strehuar vitin e kaluar, mbi 8 mijë azilantë, i dyti pas Gjermanisë.

Ndërkohë, qeveria daneze mbahet si më e rrepta në Evropë, për pranimin e refugjatëve , me gjithë se janë 20 mijë refugjatët e strehuar në Danimarkë, përkrah 14 mijë tjerë të vitit 2014.

​Papa lehtëson procedurat e divorcit të katolikëve

0

Papa Françesku ka zbuluar reformat me qëllim lehtësimin e procedurave të divorcit dhe rimartesës së katolikëve në Kishë.

Katolicizmi nuk e njeh divorcin dhe mëson se martesa është një përkushtim i përjetshëm.

Reformat radikale kanë bërë që këto procedura të jenë më të lira dhe të përshpejtohen.

Deri tani procedurat janë parë si misterioze, të shtrenjta dhe burokratike. Me reformat që Papa ka ndërmarrë, peshkopët mund të anulojnë një martesë vetëm nëse të dy bashkëshortët e kërkojnë atë. Duke qenë se ky proces ka qenë i komplikuar, çiftet zakonisht kërkojnë ekspertë si ndërmjetës për t’i udhëhequr.

Tahiri: Pacolli i ka ngatërruar gjërat

0

Ministrja për Dialogun në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tha se çështja e tabelave provues nuk ka të bëjë me marrëveshjen për policat e sigurimeve.
Këto deklarata ajo i bëri për KALLXO.com si kundërpërgjigje ndaj Rrahim Pacollit, kryesues i delegacionit kosovar për çështje të sigurimeve në bisedimet e Brukselit dhe kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Pacolli një ditë më parë kishte kërcënuar se në rast se Serbia nuk lejon përdorimin e targave të Kosovës në territorin e Serbisë, pala kosovare do ta anulojë marrëveshjen e arritur në qershor të këtij viti.

“Marrëveshja për policat e sigurimit është në zbatim të plotë sepse dy shtetet e kanë nënshkruar ndërsa problemet që ngrit z. Pacolli nuk kanë të bëjnë me këtë marrëveshje sepse kjo marrëveshja e policave adreson e çështjen e policave dhe jo të tabelave. Ndërsa marrëveshja për tabela dhe lëvizjen e lirë është marrëveshje për lëvizjen e lirë”, tha Tahiri për KALLXO.com.

Ministrja Tahiri tha se Pacolli e di shumë mirë se çështja e tabelave provuese nuk lidhet me marrëveshjen e policave.

“Ai ka përfaqësuar Byronë e Sigurimeve të Kosovë në delegacion dhe e ka udhëhequr grupin teknik të byrosë por marrëveshja për policat nuk lidhet me tabelat. Z. Pacolli e di këtë punë”, pohoi Tahiri.

Çështjen e tabelave ajo e konsideron si politike prandaj paralajmëron trajtim të veçantë për këtë çështje në bisedimet e Brukselit gjatë këtij muaji.

“Ka një kohë të gjatë që ne kemi kërkuar nga Bashkimi Evropian që të kërkojë nga Serbia t’i heqë tabelat provuese. Përndryshe e kemi njoftuar që edhe ne do t’i vëmë sepse e kemi të drejtën me marrëveshjen për lëvizjen e lirë të vitit 2011 që ta vendosim reciprocitetin. Gjatë shtatorit do të mbahet në Bruksel një takim, në të cilin ne do të kërkojmë ose Serbia t’i heqë tabelat provuese ose ne si qeveri do t’i vendosim ato”, deklaroi ministrja Tahiri.
Per çështjen e policave të sigurimit, udhëheqësja e delegacionit teknik të Kosovës,Edita Tahiri tregoi se si Rrahim Pacolli i është drejtuar për këtë çështje por, sipas saj, ai nuk ka ofruar asnjë argument juridik.

“Ai mu ka drejtua edhe mua por unë nuk lexova asnjë argument juridik që ai ngre në raport me marrëveshjen e policave se po të kishte ngritur një argument juridik ne do ta trajtonim si qeveri. Ai flet për një marrëveshje tjetër për të cilën nuk kanë kompetencë byroja”, tha Tahiri.

E Rrahim Pacolli, kryesuesi i delegacionit kosovar për çështje të sigurimeve në bisedimet e Brukselit dhe kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, tha për KALLXO.com tha se dikush nga ministritë ka ndërhyrë në vendimin e tij për të ngrirë marrëveshjen për policat e sigurimit.

* * *

Për këtë çështje reagoi gjatë ditës edhe zëdhënsja e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Maja Kocijançiq. Ajo tha se BE-ja nuk ka njohuri për këtë ngrirje të paralajmëruar të marrëveshjes.

​Stuhi e madhe e rërës në Siri dhe Liban(FOTO)

0

Një stuhi e madhe e rërës ka goditur pjesë të Lindjes së Mesme ndërsa dhjetëra persona janë dërguar në spitale.

Pasi që stuhia ka goditur pjesë të Sirisë të hënën, pluhuri sot ka përfshirë të gjithë shtetin shkruan BBC.

Pjesë të Libanit, Izraelit, Turqisë dhe Qipros po ashtu janë goditur nga kjo stuhi.

Pamja e dobët në disa pjesë mund të zgjasin deri në fund të javës kanë thënë zyrtarët.

Siç thuhet së paku 80 njerëz janë hospitalizuar për shkak të problemeve me frymëmarrjes në Liban.

Zyrtarët e Izraelit kanë apeluar tek fëmijët, personat e moshuar si dhe shtatzënat të mos dalin jashtë si edhe ata me probleme me zemër.

Së paku dhjetë persona janë hospitalizuar në Qipro për shkak të problemeve me frymëmarrje.

Ja pse syzet e lira janë të rrezikshme

0

Deborah Kane, 49-vjeçarja nga Mançesteri (Angli), vendosi të tregojë historinë e saj si mënyrë për të paralajmëruar njerëzit që mos të blerë syze të lira, sepse mund të ndikojnë negativisht në jetën e tyre. Deborah u diagnostikua me kancer lëkure, pasi nuk e mbronte shumë lëkurën e saj.

“Vendimi për të blerë syze të lira më kushtoi sytë. Kështu që i paralajmëroj gratë e tjera për rrezikshmërinë e tyre”, thotë Deborah.Ajo beson se e mori kancerin e lëkurës në moshën 15-vjeçare ndërsa ishte me pushime. Deborah kishte djegie të tmerrshme nga dielli dhe një pjesë e syrit ishte më e prekura, sepse syzet që mbante nuk kishin mbrojtjen e duhur ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV)/Shendeti.

Problemet serioze i filluan 24-vjeçare, pasi hoqi një pjesë të lëkurës në qafë, që i ishte prekur nga kanceri, shikimi filloi t’i turbullohej çdo ditë e më shumë. Pas ekzaminimeve të shumta, u diagnostikua me melanoma malinje në syrin e djathtë. Mjekët i hoqën syrin e djathtë, sepse tumori mund t’i përhapej dhe në tru. Syzet, pavarësisht se i kishte përdorur rregullisht, nuk e kishin mbrojtur. Të gjithë mjekët okulistë këshillojnë që syzet të blihen me mbrojtjen e duhur, në të kundërt, pavarësisht se përdoren, ato janë thjesht të panevojshme.