New York: Mustafa kërkoi mbështetjen e SHBA-ve

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua të hënën në Nju Jork me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee.
Në takim, ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe proceset integruese euroatlantike.

Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e gjithanshme që SHBA-të po japin për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit me SHBA-të.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu kërkoi mbështetjen e SHBA-ve për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin në UNESCO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit i SHBA-ve për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Yee po ashtu e përgëzoi Qeverinë e Kosovës për konstruktivitetin e treguar në kuadër të proceseve rajonale.

Zëvendës ndihmës sekretari Yee gjithashtu shprehu vlerësimet e tij për angazhimin e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe avancimin e proceseve integruese euroatlantike, duke shprehur përkrahjen e SHBA-ve në këtë rrugë.

Kryeministri Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari Yee biseduan edhe për modalitetet e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) si dhe përfundimin e mandatit të EULEX-it.

​Statistikat: Në 2014-ën 1.555 të mitur të akuzuar, 840 të dënuar

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Jurisprudencës për Persona të Mitur 2014”, me të dhëna statistikore për personat e mitur, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2014, sipas mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, sipas gjinisë, kombësisë së kryerësit të veprës penale dhe sipas llojit të dënimit.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i personave të mitur, të akuzuar në gjykatat themelore, në vitin 2014, ka qenë 1 555 veta. Numri më i madh i të akuzuarve kanë qenë në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 428 persona.

Nga gjithsej 1 555 persona të akuzuar, 840 prej tyre janë dënuar. Krahasuar me vitin 2013, numri i personave të dënuar ka shënuar rritje për 54 persona, ose shprehur në përqindje për 6.9%.

Publikimi i plotë me “Statistikat e Jurisprudencës për Persona të Mitur 2014” mund të gjendet në faqen e ASK-së http://ask.rks-gov.net/

Kosova – shembull i progresit të vendeve që dalin nga konflikti

0

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga u takua sot në Nju-Jork me presidentin e Këshillit të Deputetëve dhe ushtruesin e detyrës të presidentit të Libisë, Agila Saleh, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe përkrahjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Libisë.

Jahjaga ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe ka kërkuar përkrahjen e Libisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës në kontinentin afrikan, si dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO.
UD i Presidentit të Libisë Saleh ka theksuar se Libia do të vazhdojë bashkërendimin e përafërt me Kosovën për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare si dhe për të përkrahur procesin e anëtarësimit në UNESCO. Ai ka theksuar se Kosova është shembull i progresit të vendeve që dalin nga konflikti. Saleh gjithashtu ka kërkuar ndihmën e Kosovës në këmbimin e përvojave të shtetndërtimit dhe bashkëjetesës, duke vlerësuar Kushtetutën e Kosovës si model për hartimin e Kushtetutës së re të Libisë, thuhet në njoft imin e Zyrës së Presidencës.

jahjagaaaa

Kosova edhe sivjet në margjinat e OKB-së

0

Derisa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po shënon 70 vjetorin e saj në sesionin po ashtu të 70-të me radhë, bota po përballen me valë të madhe refugjatësh.

Këshilli i Sigurimit ndonëse është projektuar të mbajë përgjegjësinë kolektive për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, një konsensus i tillë është treguar i vështirë për t’u arritur rreth konfliktit në Siri. Edhe Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-moon, ka pranuar se Këshilli i Sigurimit po dështon në Siri për shkak të ndarjeve të fuqive të mëdha, të cilat kanë penguar një veprim për t’i dhënë fund konfliktit që ka marrë qindra, mijëra jetë dhe ka nxitur eksodin më të madh të refugjatëve që ka parë ky brez.

Pikërisht viktimë e mosarritjes së këtij konsensusi apo thënë më konkretisht kërcënimit të vetos nga ana e Rusisë, tash mbi shtatë vjet Kosova, ndonëse një vend i njohur nga bota më progresive perëndimore, ka mbetur jashtë dhe në margjinat e organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kosova edhe këtë vit do të jetë jashtë OKB-së ndonëse liderët e sa j në udhëtime veç e veç kanë ardhur pardje në New York. Objektiv i udhëtimit të sivjemë në selinë e Kombeve të Bashkuara i presidentes, kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm është afirmimi i mëtejmë ndërkombëtar i Kosovës, ndërsa arritje në afatin e shkurtër konsiderohet suksesi i anëtarësimit në UNESCO dhe në INTERPOL, një synim ky që ka marrë mbështetje të shumë vendeve, e sidomos të SHBA-ve.

Sesioni i 70 i rregullt i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u hapë dhjetë ditë më parë, ndërsa debati i përgjithshëm do të zhvillohet prej sot, 28 shtator, deri më 6 tetor 2015.

Qumështarët ende të rrezikuar nga importet në Kosovë

0

Sektori i prodhimit të qumështit vazhdon të jetë në krizë dhe i dëmtuar nga produktet që importohen nga vendet e ndryshme në Kosovë.

Kështu tha kryetari i komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, gjata takimit të këtij komisioni në të cilën u diskutua çështjet aktuale të pozitës së prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit.

Po ashtu, u prezantuan edhe disa raporte të cilat tregonin statistikat për prodhimin dhe përpunimin e qumështit, ku u tha se gjatë verës ars yeja pse ka më shumë qumësht është për shkak të konsumimit më të vogël, kjo edhe ndikon në problemin për ta gjetur tregun në Kosovë.

Derisa opozita kritikoi qasjen e shtetit për të ndihmuar prodhuesit e qumështit në politikat fiskale, deputetët që përfaqësonin pozitën, thanë se pikërisht shteti me subvencionet e vazhdueshme për këtë degë të re të industrisë kanë ndikuar në rritjen e këtij sektori.

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit sërish patën ankesat e tyre, duke thënë se nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për një treg të barabartë.

New York: Jahjaga mori pjesë në natën e ndarjes së çmimeve (FOTO)

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në natën e ndarjes së çmimeve të Nismës Globale Clinton, ku morën pjesë një numër i madh liderësh botërorë të sektorit publik dhe privat. Presidentja Jahjaga është laureate e çmimit për lidership publik të Clinton Global Inititative në vitin 2014. Takimi i Clinton Global Initiative tubon këtë vit shumë liderë shtetesh dhe qindra udhëheqës ekzekutiv botëror për të diskutuar sfidat globale dhe ndërtimin e partneriteteve për të bërë ndryshime pozitive sociale.

jahjaga2

jahjaga3

VV tryezë në Tiranë: Qeveria shqiptare indiferente ndaj ‘Zajdenicës’

0

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot në Tiranë një tryezë me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe historianë shqiptarë, për të folur mbi marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Të dy përfaqësuesit e VV-së, Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca, kanë shpalosur elementë kundër krijimit të ‘asosacionit’ ,e kanë quajtur të papranueshme dhe zhgënjyese qëndrimin indiferent që ka mbajtur qeveria shqiptare ndaj zhvillimeve të fundit të ndodhura në Kosovës, veçanërisht të ashtuquajturës ‘Zajdenicë’.

Glauk Konjufca tha se jo vetëm ‘Zajdenica’ por edhe marrëveshje të tjera në fushën e telekomunikacionit dhe energjisë janë marrëveshje nga të cilat ka fituar Serbia dhe jo Kosova, ndaj Shqipëria duhet të ishte shqetësuar në këtë aspekt.

‘Që prej qershorit 99-të Serbia ka pasur një qëllim ndarjen e brendshme etnike të Kosovës, dhe ky asociacion i shërben kësaj,” tha Konjufca.

Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se Shqipëria duhet ta mbrojë Kosovën, në të njëjtën mënyrë sikurse Serbia e lufton Kosovën.

I pyetur nga gazetarët se a ka një alternativë kundër “Zajdenicës”, Ymeri u përgjigj se Kosova ka mundësi ta hedh poshtë këtë marrëveshje pasi nuk përputhet me Kushtetutën e Kosovës, pasi mbi të gjitha cenohet barazia e qytetarëve.

Ai shtoi se dialogu i hapur politik arrihet vetëm me kushtin që; Të largohet ndikimi i Serbisë ndaj territoreve të Kosovës.”

Edhe historianë shqiptarë si Pëllumb Xhufi dolën kundër projektit të “Zajdenicës” duke e quajtur: ‘një gjëmë e madhe për Shqipërinë dhe Kosovën”.

Horoskopi ditor, 28 shtator 2015

0

Mosmarrëveshjet e mundshme me partnerin do të jenë të shpeshta ditën e sotme për ju të shenjës së Dashit. Për shkak të ashpërsisë tënde, do ta keni të vështirë të pranoni edhe këshilla nga të tjerët, pavarësisht se ndonjëherë kjo do të ishte më mirë. Përsa i përket shëndetit ai paraqitet i mirë.

Demi
Sot ju mund të përballeni me disa vështirësi në organizimin e punës suaj. Megjithatë Jupiteri dhe Marsi ju jep energjinë e duhur për të përballuar me vendosmëri të gjitha angazhimet e ditës, por ajo nuk do të jetë e lehtë për të kryer gjithçka nëse ju nuk përqendroheni. Planifikojini gjërat më parë dhe gjithçka do të shkojë më së miri.

Binjakët
Me mbështetjen e diellit dhe hënës, sot do të ndjeheni të qetë dhe të kënaqur, duke e filluar javën me një optimizëm të përtërirë. Sipas horoskopit tuaj të përditshëm ju vini mënjanë ambiciet jo bindëse, duke i hapur rrugën një lehtësie më shumë fitimprurëse.

Gaforrja
Horoskopi i ditës për sot siguron një fillim të vështirë të javës, ku ju keni për të luftuar efektet negative të një marrëdhënie e cila është kthyer kohët e fundit në problematike. Ju mund të vuani një dëmtim nga një mik apo koleg, por para se të merrni një vendim drastik, hetoni shkaqet. Shëndeti i mirë.

Luani
Sot horoskopi për ju sinjalizon një optimizëm të fortë. Hëna do të ndihmojë me energjinë e saj pozitive që do t’ju japë njohuri të menjëhershme dhe zgjidhje për problemet tuaja. Në dashuri çdo gjë është duke shkuar shumë mirë, në një mënyrë kaq harmonike që pothuajse ju surprizon.

Virgjëresha
E hëna do të nisë me angazhimet e zakonshme që tashmë janë kthyer në një rutinë, por vini re, se diçka po ndryshon rreth jush. Ngadalë dhe jo pa vështirësi, ju jeni duke u përpjekur për të arritur pavarësinë tuaj dhe rezultatet e para do të filloni t’i shihni tani. Në vend të punës do të keni disa mosmarrëveshje të vogla.

Peshorja
E hëna për ju do të nisë me shqetësime dhe nervozizëm. Kjo vjen si pasojë e diellit dhe hënës në kundërshtim, e cila ju bën që t’ju shkojë kot çdo përpjekje. Mundohuni të mos jeni kokëfortë në zgjedhjet tuaja, me ngadalë ju do të arrini suksesin e  shpresuar. Relaksohuni dhe gjithçka do të shkojë mirë dhe me shëndetin.

Akrepi
Sot për ju do të jetë një e hënë pa komplikime të papritura, e cila do të jetë më e lehtë për të pasur gjithçka nën kontroll. Merrni përparësi të situatës për të medituar. Është e lehtë për të menduar për të ardhmen, dhe ju sugjerohet që planifikimet t’i bëni bashkë me partnerin.

Shigjetari
Horoskopi i sotëm tregon shumë kreativitet për ju këtë të hënë. Jo vetëm në punë, por edhe në dashuri mund të keni disa surpriza të këndshme. Në punë do ta keni më të lehtë për të gjetur zgjidhje në alternativat fitimprurëse. Në dashuri mund të dilni fitimtarë duke insistuar për takime me njerëz të veçantë.

Bricjapi
E hëna paraqitet e vështirë për Bricjapët! Tensioni dhe trazirat karakterizojnë marrëdhëniet tuaja. Sidomos në dashuri jeni shumë të pavendosur dhe kjo do të jetë e lehtë për të rënë në tundime të rrezikshme. Mundohuni të ruani qetësinë për cdo situatë dhe gjithçka do të marrë drejtimin e duhur.

Ujori
Këshilla e një miku apo partnerit do t’ju ndihmojë për të zgjidhur një quiz për punë. Por me një qartësi të re ju do të jeni në gjendje për të qenë më objektiv edhe në jetën tuaj private. Njohuritë brilante do ta bëjnë më të lehtë këtë të hënë dhe ju do të ndiheni të kënaqur me arritjet.

Peshku
Horoskopi i ditës ju rekomandon të mbani një sy mbi kostot. Në fakt, ndikimi i Mërkurit ju nxit të jeni mjaft shpenzues, por faturat do t’ju tërheqin frenat. Së shpejti do të ndiheni më të relaksuar, por tani për tani duhet të tregoni kujdes dhe të ecni me këmbë në tokë.

Zuckerberg premton internet në kampet e refugjatëve

0

Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, ka bërë publike planet për të ndihmuar në shpërndarjen e internetit në kampet e Kombeve të Bashkuara për refugjatë.

Duke folur në një forum të OKB-së në Nju Jork, Zuckerberg ka thënë se një veprim i tillë do t’iu ndihmojë refugjatëve që të mbajnë lidhje me familjet.

Ai po ashtu ka thënë se Facebook do të jetë pjesë e një fushate për ta bërë internetin të disponueshëm për këdo në planet, brenda pesë vjetësh.

Zuckerberg ka thënë se interneti mund t’iu ndihmojë Kombeve të Bashkuara që të përmbushin objetivat e tyre të zhvillimit.

Nënshkruesit e fushatës, që mban titullin Deklarata e Lidhjeve, përfshijnë yllin e rock-ut, Bonno, aktoren Charlize Theron, sipërmarrësit Bill Gates dhe Richard Branson, si dhe bashkëthemeluesin e Wikipedia-s, Jimmy Wales.

Moti: Gjatë tërë javës – i freskët

0

Nga dita e hënë deri të enjten , vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të freskëta të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë të mbajë mot kryesishtë i vranët dhe me temperatura minimale të cilat do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e diës do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve te Institutit Hidrometeorologjik te Kosoves (IHMK( nga dita e premte deri të dielën vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ngrohta të
ajrit të cilat do të ndikojn në ngritjen e temperaturave maksimale për 3-5 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë e lartë për 7-12 milibar mbi vlerat e normales dhe do të vazhdoj ti mbajë këto amplituda të larta deri në fundjavë. Lagështia relative e ajrit do të lëvizë ndërmjet 93% në mëngjes kurse në mesditë do të bie deri 51%. Do të fryjë erë nga veriperendimi deri ditën e enëte, e më pas nga verilindje dhe juglindja, me shpejtësi 1-5m/s.

-Ad-