Gratë dhe aktiviste të të drejtave të tyre debatuan sot për ligjin mbi abortin. Shumë prej tyre konstatuan se legjislacioni aktual e komplikon procedurën, për t’u duk se lejohet aborti, por në fakt, sic u tha, del të jetë krejt e kundërta.
Fondi Shëndetësor Deklaratë Orhan Ramadani, drejtori i dytë i FSSh
Nga 1 tetori Fondi për Sigurim Shëndetësor do të fillojë me komunikimin përmes linjës së re telefonike me të siguruarit që vuajnë prej sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe diabetit. Me këtë softuer do të mundësohet evidentimi i 154.531 të siguruar me sëmundje kronike. Në këtë linjë telefonike do të ketë 10 veta prej të punësuarve të Fondit të cilët do t’i vizitojnë këta persona për të gjitha kontrollet e duhura që duhet të kryhen përgjatë vitit në nivel primar dhe sekondar. Më të shumtë janë sëmundje kronike kardiovaskulare me 96.305 të sëmurë, me diabet janë 77.885 të sëmurë, kurse 4.802 pacientë janë kanë sëmundje të veshkave. Sipas rajoneve, me këto sëmundje më së shumti ka në rajonin e Shkupit, të Pellagonisë dhe rajonit jugperëndimor.
Familja e varfër në Mateq të Likovës
Kur vështirësia të troket në derë, duhet ta hapesh atë dere pasi s’ke zgjidhje tjetër, por gjithmonë të shpresosh se e mira do të vijë së shpejti. Kjo gjë i mban gjallë shpresat e familjes 10 anëtarëshe Maliqi nga Mateçi i Komunës së Likovës, se një ditë do ti lenë pas krahëve këto vështirësi dhe do të munden, edhe ata, të jetojnë një jetë të qetë.
Orë letrare me poetin Xhevdet Bajraj në Tetovë
Në Tetovë më 30 shtator organizohet një orë letrare me poetin shqiptar, Xhevdet Bajraj, i cili jeton e vepron në Meksikë.
Bajraj, para disa muajsh promovoi librin e tij “Copa ime e qiellit” në Kosovë në kuadër të festivalit “Hardh Fest”, ku mbajti edhe një orë letrare, pret dashamirët e letërsisë e poezisë në Tiff Oda bar, me fillim nga ora 19:30.
Ai është autor i disa veprave nisur nga “El tamaño del dolor “The size of the pain”, Ruego albanés” “Albanian plea” etj.
Kusari – Lila: Dikush ka paguar për ekzekutimin tim fizik(VIDEO)
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila për herë të parë foli për kërcënimin e saj me vdekje. Tha se në Gjakovë u paguan njerëz nga Shqipëria për ta ekzekutuar. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë angazhuar për mbrojtjen e saj. Ende nuk ka të akuzuar për këtë rast./ 21 Media
Kosova dhe Shqipëria në Panairin e Qendrave Rinore(VIDEO)
Në Prishtinë u hap panairi i Qendrave Rinore 2015, në të cilin po marrin pjesë të rinjtë e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ky aktivitet po realizohet pas marrëveshjes për bashkwpunim të ministrive përkatëse të Kosovës dhe të Shqipërisë, tw arritur në korrik të këtij viti./ 21 Media
Ferrarese: Dialogu ndërpartiak, zgjidhja e vetme e problemeve(VIDEO)
Ambasadori italian në Kosovë Andreas Ferrarese komentoi zhvillimet politike në vend. Ai tha për televizionin tonë se Kosova nuk duhet të përjetojw krizë politike nga mosmarrëveshjet e partive politike në pushtet dhe nw opozitë. Ambasadori Ferrarese i ftoi të gjitha partitw që të ulen të bwjwn dialog për t’i zgjidhur problemet me të cilat përballet vendi, siç janw papunësia, korrupsioni dhe zhvillimi ekonomik./ 21 Media
Teatri Kombëtar të mërkurën shfaq premierën “Nana dhe fëmija”(VIDEO)
Shfaqja e cila ka disa muaj që është duke u përgatitur “Nana dhe fëmija”, tashmë është gati për premierën e saj. Të mërkurën, me 30 shtator, adhuruesit e teatrit do të kenë mundësi të shohin këtë shfaqje e cila trajton abortin dhe braktisjen e fëmijëve, temë kjo e cila do të vjen me një qasje shumë të veçantë regjisoriale./ 21 Media
Jahjaga: Kosova po fuqizohet në rrafshin ndërkombëtar (VIDEO)
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha për RTV 21 se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, delegacioni i Kosovës do të lobojë për njohje të reja dhe për fuqizimin ndërkombëtar të shtetit të ri. Sipas saj, do të ruhet po ashtu partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Intervistën me presidenten Jahjaga e zhvilloi i dërguari ynë special në Nju Jork, Eugen Saraçini./ 21 Media
Arrestohet një polic i Hanit të Elezit
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar më 26.09.2015 në Ferizaj dy persona (njëri nga ta zyrtar policor – stacioni policor i Hanit të Elezit) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim i pozitës apo autorizimeve zyrtare të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Inspektorati Policor përmes një komunikate për media njofton se arrestimit i kanë paraprirë disa veprime hetimore dhe informacioni i pranuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj lidhur me përfshirjen e një zyrtari policor si të dyshuar në këtë rast.
“Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore preliminare dhe me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit në Ferizaj ku u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thuhet në komunikatë.

