Në fshatin Grupçin të Tetovës gjendet i vrarë 16 vjeçari

0

Tetovë, 30 shtator 2015 (MIA) – Më 29.09.2015 në repartin policor Grupçin, 44-vjeçari S.S. nga Grupçini, dje pasdite rreth orës 18, përmes familjarit të afërt, me telefon ka raportuar se në fushën në afërsi të vendit të quajtur “Çezma”  e cila gjendet mbi këtë fshat të Tetovës, është gjetur i vdekur djali i tij 16-vjeçar A.S, me një plagë nga një armë zjarri, në anën e majtë të gjoksit.

Menjëherë pas raportimit, prokurori publik, dhe ekipi i SPB-Tetovë dhe mjeku ligjor kanë bërë inspektimin në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i A.S 16-vjeçar, ku pranë tijë ndodhej një armë “Beretta” e kalibrit 9 mm dhe disa plumba të të njëjtit kalibër.

Sendet e gjetura janë marrë për ekspertizë, dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i A.S është planifikuar për të kryer autopsia. Në vazhdim po bëhen hetime të vazhdueshme që do të hedhë në dritë mbi të gjitha detajet që kanë të bëjnë me rastin.

Poposki u takua me Lavrovin në Nju-Jork

0

Shkup, 30 shtator 2015 (MIA) – Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov, njoftoi sot MPJ-ja e Maqedonisë.

Marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve, thellimi i bashkëpunimit Rusi-Maqedoni edhe bashkëpunim tregtar dhe implementimin i projekteve të përbashkëta në sistemin energjetik kanë qenë temat  në të cilat kanë biseduar Lavrov dhe Poposki.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Maqedonisë, siç njoftoi MPJ-ja ruse, kanë këmbyer mendime edhe situatën në Ballkan edhe tema tjera aktuale nga marrëdhëniet ndërkombëtare. Në takim, Poposki e ka ftuar Lavrovin ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.

“Kemi tema për të biseduar. Duhet ta shqyrtoj plan-agjendën time, e cila është shumë e ngjeshur dhe shpesh ndryshohet” tha Lavrov ndërsa Poposki duke i konfirmuar ka theksuar se do të jetë i lumtur nëse së shpejti e sheh në Shkup, transmeton agjencia ruse TASS.

Janeva publikoi listën me 14 kandidatë për ndihmës

0

Shkup, 30 shtator, 2015 (MIA) – Prokurorja speciale publike Katica Janeva sot prezantoi listën me 14 kandidatë për ndihmës së saj.

Në listën e prokurorëve publik janë Lile Stefanovska, Fatime Fetai,  Artan Ajro, Bajram Rustemi, Gavrill Bubevski, Darko Jakimovski, Elizabeta Jakimovska, Lejla Kadriu, Lençe Ristovska,  Lubomir Lape, Mare Gjorgjieva, Snezhana Bundalevska Stefço Donçev dhe Trajçe Pelivanov.

Kandidatët janë kryesisht nga Kumanova, Tetova dhe Shkupi, dhe një është nga Prokuroria për krim të organizuar.

Lista është dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve Publikë të Maqedonisë.

Duke prezantuar zgjedhjen e vet Janeva sot shfaqi shpresë se ata së shpejti do të pranohen nga Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë që të munden të punojnë me sukses.

“Bëhet fjalë për gjithsej 14 prokurorë publik së bashku me mua 15. Në rastin konkret bëhet fjalë për profesionistë të shquar të cilët gëzojnë besimin dhe reputacion të lartë. Numri i prokurorëve publik e cila është propozuar është e domosdoshme për funksionimin e suksesshëm të Prokurorisë Publike Speciale”, tha Janeva.

Shpresoj,  tha Janeva, se Këshilli i Prokurorëve Publikë, duke pasur parasysh afatet kohore të shkurtra për themelimin e ekipit në Zyrën e Prokurorit Publik të veçantë do të konfirmojë besimin në prokurorët publikë të propozuar.

Prokuror special publik dhe ekipi do ti shqyrtojnë rastet që do të dalin nga dhe janë të lidhura me përgjimin e paligjshëm.

Nju Jork: Thaçi në mëngjesin e përbashkët të ministrave të jashtëm rajonalë

0

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork mori pjesë në mëngjesin e punës të ministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Komisioneri Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Shefi i diplomacisë kosovare dhe homologët e tij diskutuan mbi mbarëvajtjen e projekteve të miratuara në samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, në kuadër të “Procesit të Berlinit” të iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Ende ka shumë punë për t’u bërë në Ballkan sa i përket konsolidimit të marrëdhënieve bilaterale, por korniza e Brukselit ndihmon që të lëvizim përpara me projekte konkrete dhe investime që do ta ndihmojnë ekonominë e rajonit dhe do të kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës,” ka thënë mes tjerash në Nju Jork zëvendëskryeministri Thaçi.

Mustafa në Nju Jork: Kosova e ka vendin në UNESCO

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, u takua në Nju Jork me sekretarin për Marrëdhënie me Shtete të Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në UNESCO.

“Kosova, si një shtet evropian dëshiron të jetë pjesë e programeve shkencore, arsimore si dhe të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në kuadër të UNESCO-s. Rinia kosovare e meriton të jetë pjesë e këtyre programeve, duke qenë se ndan të njëjtat vlera si të gjithë të rinjtë e tjerë të Evropës”, tha kryeministri Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi sekretarin Gallagher për përkrahjen që Selia e Shenjtë ka dhënë për Kosovën për dekada të tëra, duke theksuar marrëdhëniet që kanë ekzistuar ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë që nga koha e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë, duke kërkuar shqyrtimin e mundësisë së njohjes së Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, e falënderoi sekretarin Gallagher për ndjenjat pozitive dhe përkrahjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Thaçi po ashtu theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke thënë se kjo do të ishte në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe proceseve në Kosovë dhe rajon.

Sekretari për Marrëdhënie me Shtete i Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher, vlerësoi progresin në Kosovë dhe hapat e Kosovës në raport me proceset demokratike në rajon dhe më gjerë.

Rusia nis fushatën bombarduese ajrore në Siri

0

Rusia me sa duket ka nisur fushatën e sulmeve ajrore në Siri në përkrahje të presidentit Bashar al-Assad, ka thënë një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

Zyrtari, sipas BBC-së, ka thënë se sulmet kanë ndodhur në zonën e qytetit perëndimor Homs.

Washingtoni është informuara paraprakisht se këto sulme do të ndodhin, transmeton Koha.net.

Zhvillimet e fundit erdhën në kohën kur u raportua se presidenti Assad kishte kërkuar zyrtarisht mbështetjen ushtarake të Rusisë.

Raportet nga Rusia thonë se Dhoma e Lartë e parlamentit rus i ka dhënë leje presidentit Vladimir Putin që të nis fushatën ajrore në Siri.

Lufta civile në Siri është duke u zhvilluar tash e katër vjet, ku grupet e armatosura – disa nga ta ismalistë, përfshi edhe grupin e Shtetit Islamik (IS) – po luftojnë për të rrëzuar qeverinë.

Prishtinë: Me piktura duan t’u ndihmojnë të verbërve (FOTO)

0

Të rinjët e Prishtinës sot në sheshin kryesor të qytetit kanë treguar më shumë rreth gjurmimeve arkeologjike, konzervimit dhe restaurimit, si dhe trashëgimisë kulturore.

Ata me rastin e “Ditëve të Rinisë”, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Prishtinë, kanë gjetur sheshin që të pikturojnë, ku më pas do të hapet një ankand dhe mjetet e grumbulluara do t’i dhurohen SOS Fshatit dhe Shoqatës së Verbërve të Kosovës.

piktura

Çka shkruan ministri Bajrami në letrën drejtuar rektorit të UP?

0

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami iu ka përgjigjur me anë një letre sot rektorit Ramadan Zejnullahu.
Ky i fundit dje ka dërguar letër publike ministrit Bajrami ku e akuzon pwr disa parregullsi nw Universitetin “Hasan Prishtina”.

Përgjigje në letrën e hapur të Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”:

z. Rektor,

E lexova i befasuar letrën tuaj të hapur që kishit drejtuar për mua. Vërtetë u befasova me keqinterpretimin dhe manipulimin që i kishit bërë intervistës time dhënë para disa ditësh për RTV21. Nga rreth një orë intervistë, çuditërisht, ju më shkëputni 4-5 fjali për t’i interpretuar dhe manipuluar pastaj ato në mënyrën më brutale të mundshme. Unë nuk munda të gjej askund

Nuk e kam të qartë për çfarë ndryshimi të qëndrimeve aludoni në letrën tuaj, siç nuk e kuptoj pse më atribuoni mua thirrjet për zbu tje të standardeve dhe qëndrimeve në çështjet akademike të Universitetit.

Megjithatë, duke marrë parasysh që po flasim për Universitetin e Prishtinës, për universitetin tim, po aq tëndin dhe të secilit, e ndjej të nevojshme të ju jap disa sqarime publike për ju dhe të gjithë të tjerët që dëshirojnë të informohen drejt, përtej keqinterpretimeve të nxituara dhe paragjykuese në letrën tuaj.

Unë nuk kam asnjë rezervë në zbatimin e standardeve ligjore dhe akademike të përcaktuara në Statutin e Universitetit. Përkundrazi, angazhohem me gjithë qenien time për mbrojtjen e tyre dhe çdo shmangie nga këto standarde e konsideroj që përbën shkelje të rëndë në punën e Universitetit. Si juve, ashtu edhe anëtarëve tjerë të Senatit, ju kam sqaruar vazhdimisht rëndësinë dhe domosdoshmërinë për gjetjen e zgjidhjeve që nuk cenojnë kriteret e cilësisë dhe që janë të bazuara në kuadrin ligjor të përcaktuar me Statut dhe Lig j.

Ju kam bërë të qartë ju dhe të gjithë anëtarëve tjerë të Senatit, që çështja e avancimeve akademike në universitet është çështje e brendshme akademike e Universitetit dhe të mos prisni, në asnjë formë, nga Ministri si përfaqësues politik, të ndërhyj për të zgjidhur çështje të tilla. Këtë qëndrim timin ju kam shprehur juve, në takimet e mbajtura me kërkesat e juaja, e po ashtu edhe Dekanëve të Universitetit, sërish në takimin e kërkuar publikisht nga ana e tyre.

Kam qenë mjaft i qartë në çdo takim të përbashkët, me ju dhe të tjerët, që unë përkrah pa asnjë rezervë vetëm kriteret që i përcakton Statuti i Universitetit. Me këtë rast, çdoherë kam kërkuar me ngulm që pavarësisht mospajtimeve lidhur me çështjen e avancimeve akademike, të mos lejohet të cenohen në asnjë formë çështjet tjera që ndërlidhen me interesin e studentëve, me organizimin dhe mbarëvajtjen e studimeve dhe jam i lumtur q ë një gjë e tillë, të paktën deri më sot, nuk ka ndodhur. Në këtë frymë, besoj të gjithë jeni të vetëdijshëm që në një nga takimet e fundit të Senatit, ishte arritur mirëkuptim për shqyrtimin të disa çështjeve tjera në interes të studentëve dhe fillimit të vitit të ri akademik.

Është shumë e vërtetë që për të tejkaluar mosmarrëveshjet eventuale në Senat, ju kam propozuar që të organizoni debate të hapura akademike me udhëheqës të njësive akademike, me profesorë të shquar të universitetit, me bashkëpunëtorë të jashtëm ndërkombëtarë të universitetit, me intelektual nga shoqëria civile, duke konsideruar që debati i hapur do të ishte forma më e civilizuar e gjetjes së zgjidhjes dhe tejkalimit të mosmarrëveshjeve në Senat. Nuk e kuptoj pse ju keni konsideruar të nevojshme pjesëmarrjen time në debate të tilla të karakterit akademik dhe nuk shoh asnjë arsyeje pse të tillat nuk i organizoni pa praninë time. Në çdo rrethanë tjetër, unë me shumë kënaqësi do të merrja pjesë në debate të tilla, mirëpo në pozicionin në të cilin gjendem aktualisht, do të duhej ta kuptonit që pjesëmarrja ime si i përfaqësues politik, në debate të tilla akademike, me shumë të drejtë do të mund konsiderohej si ndërhyrje në autonominë akademike të Universitetit dhe me shumë gjasë vetëm sa do të lëndonte dhe rëndonte edhe më tej Universitetin.

Unë besoj thellë që Universiteti i Prishtinës nuk ka nevojë për implikimin tim, sikurse të asnjë Ministri dhe përfaqësuesi politik në diskutimet e brendshme akademike. Në fakt, unë jam i bindur dhe për këtë angazhohem vazhdimisht, që politika të qëndrojë sa më larg çështjeve të brendshme akademike të Universitetit. Këtë, ju e dini që nuk është fare një punë e lehtë, por, këtë angazhim timin, ju keni pasur mundësinë ta kuptoni në së paku dhjetëra raste. Kjo në asnjë formë nuk nënkupton ed he shmangie të përgjegjësisë time për garantimin e ligjshmërisë institucionale dhe autonomisë akademike të Universitetit.

Sa më sipër, z. Rektor, më lejoni të ju përgjigjem dilemave të juaja:

z. Rektor, ju nuk keni asnjë nevojë dhe as nuk guxoni të lejoni, të ju shmangeni kritereve akademike të përcaktuar me Statutin e Universitetit, pavarësisht çfarëdo rrethane.

z. Rektor, zgjidhja e problemeve në proces, nënkupton, zgjidhjen e problemeve në formë institucionale dhe të qëndrueshme duke vendosur mekanizma afatgjatë të adresimit të problemeve në Universitet. Një mënyrë se si mund ta bëni këtë është funksionalizimi i Këshillit të Etikës së Universitetit dhe trajtimi i të gjitha rasteve, veç e veç, të dyshimeve etike për punën shkencore dhe akademike të personelit të Universitetit. Nuk mjafton për një Universitet kredibil, vetëm ndalimi i zgjedhjeve akademike të pamerituara, por ju duhet të angazhohen edhe në marrjen e masave konkrete ndëshkuese për cilindo shkelës të etikës akademike dhe shkencore në Universitet. Deri më sot, fatkeqësisht një gjë të tillë nuk e kemi parë. Pra, uroj ta keni të qartë, që zgjidhja e problemeve në proces në asnjë formë nuk nënkupton kompromise ndaj dukurive negative dhe këtë nuk e kuptoj si keni mundur ta keqinterpretoni në intervistën time.

z. Rektor, është bindja ime personale që Universiteti i Prishtinës, si institucioni më i madh dhe më prestigjioz i arsimit të lartë në Kosovë, me një traditë 45 vjeçare, nuk ka asnjë nevojë të ketë për referencë me rastin e zgjedhjeve akademike të kuadrit të saj, revista të institucioneve private të arsimit të lartë në Kosovë, që as përafërsisht nuk arrijnë traditën dhe veprimtarinë shkencore të Universitetit të Prishtinës. Këtë qëndrim timin, keni pasur mundësinë ta dëgjonit edhe në intervistën të cilës ju i jeni referuar.

z . Rektor, unë vërtetë mendoj që cilësia e programeve të studimit dhe e mësimdhënies në Universitet nuk është e kënaqshme. Për këtë, ju si profesor dhe rektor keni përgjegjësi po aq sa kam unë si profesor dhe ministër, e po aq sa kanë përgjegjësi edhe qindra kolegë tanë në Universitet. Në këtë drejtim, krahas sukseseve dhe rezultateve pozitive, të dy jemi të vetëdijshëm që kemi edhe shumë dështime që do të kishim dashur të mos i kemi, por ja që kanë ndodhur. Kjo, jo për shkak të mosangazhimit tuaj si rektor apo mosangazhimit tim si ministër, sesa për faktin që reforma të tilla kërkojnë një angazhim të sinqertë dhe përkushtim profesional më të madh të gjithë komunitetit akademik të Universitetit. Ju besoj e kuptoni, që jo çdo herë kjo është lehtë e arritshme.

z. Rektor, unë vërtetë mendoj që puna e një Rektori është t’i përkushtoj dekanët që të punojnë për cilësi. Ashtu siç me të drejtë, pres in të tjerët nga unë që të përkushtoj vartësit tim në Ministri në përmirësimin e performancës dhe dhënies së rezultateve pozitive. E kuptoj mirë që kjo nuk është fare një punë e lehtë, mirëpo, këtë detyrë ne kemi pranuar. Ne të dy jemi të vetëdijshëm që javë më parë, lexuam raportin e vlerësimit të programeve të Fakultetit të Arteve. Besoj, pajtoheni që dështimi i akreditimit të gjitha programeve të Fakultetit, do të duhej të përbënte shqetësim serioz për të gjithë në Universitet. Fatkeqësisht, deri më sot, nuk kam dëgjuar që dikujt t’i keni kërkuar përgjegjësi për këto rezultate. Situata të ngjashme të papërgjegjësive janë me dhjetëra në universitet dhe përgjegjësia për adresimin e tyre na takon neve. Urdhëroni, z. Rektor, merrni masa konkrete të përgjegjësisë ndaj secilit person në Universitetit, për të cilin vlerësoni që po bllokon punën e Universitetit. Mos u mjaftoni vetëm me deklarata, për aq s a ju keni të gjithë autoritetin dhe kompetencat e nevojshme për të ndaluar këto veprime. Në këtë rast, ju siguroj, që do të keni edhe mbështetjen time të plotë si Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

z. Rektor, jo rrallë herë kam dëgjuar nga ju në diskutime tona të përbashkëta, shqetësimet e juaja lidhur me keqpërdorime dhe abuzimeve të ndryshme, për cilat ju aludoni që përballeni në Universitet. Sikurse çdo herë, sërish ju bëj apel që çdo rast të tillë të keqpërdorimeve ta adresoni pa humbur kohë në organet përkatëse të drejtësisë. Çështje të tilla kaq serioze nuk guxojmë t’i kalojmë kurrsesi vetëm me deklarata pompoze.

z. Rektor, në universitet dhe në shoqëri është biseduar mjaft edhe rreth cilësisë së ligjëratave dhe mbarëvajtjes së tyre, të paktën, unë këtë e di nga Fakulteti Juridik, ku unë angazhohem si mësimdhënës. Po ashtu, ju besoj e dini, që në universitet shpesh ka ndod hur që edhe të manipulohet nga grupe të ndryshme, çështja e mbarëvajtjes së ligjëratave. Pikërisht për këtë, ju duhet të angazhoheni në ndërtimin e mekanizmave transparent për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së ligjëratave, provimeve dhe punës së secilit anëtarë të personelit akademik.

z. Rektor, unë nuk e quaj bllokim asnjë përpjekje për të parandaluar çfarëdo ngritje akademike apo çështje tjetër që bie në kundërshtim me Statutin e Universitetit dhe Ligjin. Përkundrazi, një akt të tillë nga kushdo qoftë, e vlerësoi si një kontribut dhe akt të çmueshëm për Universitetin.

z. Rektor, ju dhe bashkëpunëtorët tuaj, jeni dëshmitarë që zyra ime ka qenë çdo herë e hapur për ju, sikurse për secilin, për të diskuar çdo çështje në interes të Universitetit. Në shumë takime kemi biseduar për një varg çështjesh me qëllim të përmirësimit të cilësisë në Universitet. Konkretisht, për herë të parë, kemi zvogë luar ndjeshëm numrin e studentëve në disa drejtime dhe kjo është bërë me qëllim të reflektimit të kapaciteteve kadrovike të Universitetit. Po ashtu, për herë të parë, kemi ngritur pragun e provimit pranues në Universitetit në 40%, me qëllimin e vetëm të pranimit të studentëve me rezultatet më të mira të dijes. Besoj e keni parasysh angazhimin tim maksimal për mbrojtjen e autonomisë akademike të Universitetit të Prishtinës, në fillim të mandatit tim, dhe në anën tjetër do të duhej të kujtoni gjithashtu angazhimin tim për gjetjen e një zgjidhje në interes të Universitetit, për tejkalimin e problemeve rreth çështjes së borxheve të akreditimit të UP-së ndaj AKA-së, të cilat muaj më parë rrezikonin shpalljen e konkursit për pranim të studentëve këtë vit akademik. Urdhëroni, z. Rektor, gjeni qoftë edhe një rast të vetëm timin, apo të ndonjërit nga bashkëpunëtorët tim, të kërkesave apo ndërhyrjeve për çështje të interesave të ngushta apo personale në punën e Universitetit.

z. Rektor, ju kujtoj që ka mbi tetë muaj që unë jam angazhuar në rishikimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Pjesë e reformimit të ligjit kanë qenë edhe dispozitat që ndërlidhen me çështjen e kushteve dhe kritereve akademike për titujt akademik. Me mbështetjen e ekspertizës ndërkombëtare, kemi arritur të definojmë kriteret për avancim të stafit akademik, duke rritur ndjeshëm përgjegjësitë dhe obligimet për secilin, karshi punës kërkimore dhe njohjes ndërkombëtare të saj. Në këtë proces, ishin të përfshirë shumë kolegë tanë të Universitetit, e ku ndër ta, një kontribut kyç ka dhënë edhe prorektori për shkencë i Universitetit të Prishtinës. Ai, sikurse edhe kolegët tjerë, mund të ju dëshmojnë për përkushtimin tonë në ngritjen e standardeve më të larta të vlerës akademike dhe shkencore, e po ashtu mund të ju dëshmojë nëse gjatë punës së ty re kanë pasur ndonjëherë çfarëdo ndërhyrje nga jashtë.

z. Rektor, nga pesha e përgjegjësisë dhe angazhimeve që keni si Rektor i Universitetit, besoj e keni fare të lehtë ta kuptoni peshën e përgjegjësisë dhe angazhimeve që mund t’i ketë një Ministër i Arsimit, që krahas mbështetjes së UP-së, duhet mendoj edhe për mbështetjen e punës edhe të gjashtë universiteteve tjera publike, dhjetëra kolegjeve private dhe qindra e mijëra shkollave dhe mësimdhënësve në arsimin parauniversitar. Në këto rrethana, më e lehta që mund të bëjmë secili nga ne është të polemizojmë dhe akuzojmë njëri-tjetrin, mirëpo, përtej kësaj, qytetarët me të drejtë presin nga të gjithë ne zgjidhje dhe përmirësim të cilësisë së arsimit në vend.

Në fund, më duhet të shpreh zhgënjimin tim të sinqertë për qasjen arrogante dhe konfliktuoze që keni shprehur në letrën tuaj. Aq më pak, nuk arrij të kuptoj, gatishmërinë tuaj për të dhënë vlerësime personale për punën time para 10 vite në Universitetit, në kohën kur ju ishit Dekan i FSHMN-së. Përkundrazi, unë ndaj kujtimet dhe përshtypjet më të mira për angazhimin dhe punën tuaj në atë kohë.
Përvoja personale më ka mësuar që shpesh herë duhet sakrifikuar shumëçka nga egoja personale, për hir të një interesi më të madh shoqëror. Prandaj edhe sot, pozita që ushtrojmë unë dhe ju, më kufizon të ju përgjigjem drejtpërdrejt paragjykimeve personale që ju keni drejtuar ndaj meje. E kam të pamundur ta bëj këtë, për aq kohë sa Universiteti gjendet mes nesh. Por një gjë të jeni të bindur, që sot universiteti gjendet në një situatë më të keqe se dikur, dhe unë sikurse edhe shumë të tjerë ju mirëkuptojmë plotësisht që përgjegjësia për këtë nuk është drejtpërdrejt e juaja, për aq kohë sa gjërat nuk varen krejtësisht nga ju. Këtë konsideratë do të duhej ta kishte seci li që dëshiron ta kuptojë drejt Universitetin dhe këtë do të duhej ta kishit parasysh edhe ju kur vlerësoni punën e të tjerëve para 10 viteve.
z. Rektor, për të ju përgjigjur dilemës tuaj, ju sqaroj që ajo që pres nga ju unë si Ministër i Arsimit, është pikërisht ajo që pret prej jush, secili student, prind dhe profesor. Një angazhim të sinqertë, në përputhje me kompetencat tuaja ligjore dhe me angazhimin e gjithë potencialin tuaj moral dhe intelektual, në respektim të përpiktë të kritereve të cilësisë akademike dhe shkencore të përcaktuara me legjislacion, si dhe në ngritjen e cilësisë në Universitetit.

Unë i gëzohem suksesit tuaj, meqë i njëjti do të ishte sukses për Universitetin, për arsimin e lartë në vend dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Po ashtu, i bashkohem mbështetjes së shoqërisë për ju për reforma në Universitet, por ju lutem që këtë mbështetje ta kuptoni si përgjegjësi të shtuar për të vepruar me maturi dhe korrektësi në interes të Universitetit, dhe jo ta shfrytëzoni mbështetjen tonë që me sjellje arrogante dhe logjikë inatesh të akuzoni në mënyrë oportune të tjerët, për të ngritur imazhin tuaj publik. Të jeni të bindur, që qasje të tilla nuk na bëjnë nder askujt nga ne, e më së paku Universitetit. Urdhëroni, z. Rektor, shfrytëzoni këtë mbështetje tonë si një mundësi për të punuar fort për përmirësim të cilësisë së studimeve dhe shërbimeve të Universitetit, dhe në këtë formë për të ju dhënë të rinjve shembull të mirë se si duhet të sillet një intelektual dhe akademik.

Nesër do të filloj viti akademik për mijëra studentë të Universitetit, ndërsa ne ka dy ditë që shohim me keqardhje se si rreth 30 të rinj ka dy netë që i kalojnë jashtë, përballë Rektoratit të Universitetit. Ngjashëm ndjej keqardhje të thellë që padrejtësisht, juve ju pamundësohet dje qasja në vendin tua j të punës. Prandaj, përkundër keqkuptimeve që mund të kenë këta të rinj, ju lutem të angazhoheni me gjithë potencialin tuaj që të tejkaloni këtë situatë, sepse, universiteti nuk ka nevojë më tutje për situata të tilla dhe as ju nuk e meritoni këtë.

Gjithë të mirat,

Arsim Bajrami

Liderët në OKB nuk arritën konsensus në çështjen e Sirisë

0

Liderët në takimet në sesionin e 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk arritën të zgjidhin mosmarrëveshjen mbi Sirinë. Liderët të cilët kanë theksuar se problematika kërkon zgjidhje politike në çështjen e Bashar al Asadit nuk kanë mundur të arrijnë konsensus, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimet e përgjithshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shpresa për të gjetur një zgjidhje diplomatike ndaj krizës së Sirisë e cila për 4 vite ka shkaktuar humbjen e jetëve të më shumë se 250 mijë personave nuk u bë e mundur që të vihej në zbatim, ku edhe pritshmëritë e liderëve në OKB për të gjetur një rrugë të përbashkët dhe konsensus për zgjidhjen nuk mundën të realizoheshin.

Presidenti amerikan, Barack Obama në fjalimin e tij ditën e parë duke theksuar se Asadi “është një tiran që sulmon me bomba fuçi fëmijët e pafajshëm” tha se: “Për të zgjidhur problematikën në Siri ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo vend duke përfshirë edhe Rusinë dhe Iranin. Pas këtyre gjakderdhjeve dhe masakrave ne duhet të pranojmë se nuk mund të kthehemi në statusin e para luftës”.

Ndërsa Presidenti rus, Vladimir Putin në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme duke kërkuar se Asadit duhet ndihmuar u shpreh se: “Ndaj grupeve që luftojnë me terrorizmin në Irak dhe Siri japim mbështetje ushtarake dhe teknike. Është një gabim i madh të mos bashkëpunosh me qeverinë dhe ushtrinë e Sirisë e cila përballet me terrorizmin. Ushtria e Asadit dhe milicët kurdë janë ato që po luftojnë me të vërtetë me DAESH-in dhe grupet e tjera terroriste”.

Dy liderët në orët e mbrëmjes kanë kryer një takim rreth 1 orë e gjysmë në Kombet e Bashkuara. Burimet e Shtëpisë së Bardhë pas këtij takimi kanë theksuar se në thelb dy palët kanë mendime të ndryshme rreth rrolit të presidentit të Sirisë Bashar Asadit në lidhje me përfundimin e luftës në çështjen e Sirisë.

New York: Kosova – pjesëmarrëse në Samit të çmuar ndërkombëtar(Video)

0

Delegacioni i Kosovës sot në Nju Jork mori në punimet e Konferencës ndërkombëtare kundër terrorizmit, që e ka organizuar SHBA-të. Delegacioni i shtetit tonë përbëhej  nga kryeministri Isa Mustafa, zëvendës kryeministri ministër  i Jashtëm Hashim Thaçi dhe ministri i punëve të brendshme Skender Hyseni.
Aktivitet të dendur diplomatik në Nju Jork ka zhvilluar edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Kronikë e korrespondentit tonë të përhershëm në Nju Jork, Halil MULA./ 21 Media