“Riciklimi- thuaj po” – nxënësit mbledhin 1.5 milion shishe

0

Nxënës nga 60 shkolla fillore nga komunat Gazi Babë, Karposh, Qendër, Aerodrom, Gjorgje Petrov dhe Kisella Vodë, gjatë këtë viti shkollor, përmes projektit për mbrojtje të ambientit jetësor, arritën të mbledhin 1.5 milion shishe plastike për riciklim.

Organizatorët thonë se me shkollat nga Komuna e Çairit dhe Butelit deri më tani nuk ka pasur iniciativë për bashkëpunim, por se edhe këto shkolla dhe nxënësit shqiptarë do të inkuadrohen në këtë projekt në gjysmëvjetorin e dytë. “Të gjitha komunat dhe shkollat të cilat kanë shprehur dëshirë për bashkëpunim janë përfshirë deri më tani, shpresojmë se pas pushimit dimëror do të bashkëpunojmë edhe me komunat Butel dhe Çair dhe po ashtu e kemi përpiluar edhe projektin “Eko autobus”, ku nxënësit do të përgjigjen në kuiz që janë përpiluar edhe në shqip”, tha Filip Ivanovski, drejtor ekzekutiv i Pakomak

“Riciklimi- thuaj po”  u zbatua për të ngritur vetëdijen tek fëmijët lidhur me selektimin e mbeturinave për riciklim. Vitin e kaluar përmes projektit u grumbulluan rreth 40 tonë mbeturina të ambalazhuara, gjegjësisht rreth 1.5 milion shishe të mbledhura vetëm prej shkollave fillore në 6 komuna të Shkupit.

Zimer Jashari

Obiliq: Çdo muaj nga katër të vdekur nga kanceri(VIDEO)

0

Një ditë para se Kuvendi të shqyrtojë projektligjin për zonën e rrezikuar të Obiliqit, kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë vizitës në këtë komunë u njoftua se cdo muaj janë nga katër të vdekur nga kanceri, pasojë e mjedisit të ndotur në këtë anë./ 21 Media

Nju Jork: Bullgaria do të jetë aleate e Kosovës(Video)

0

Delegacioni Kosovar me në kryekryministrin Isa Mustafa si dhe zëvëndëskryeministrin HashimThaçi, u takuan sot në Nju Jork me Presidentin Bullgar Rosen Plevneliev. Gjatë takimit u diskutuan shumë çështje nga interesi bilateral, siç janë marrëdhëniet në planin politik dhe ekonomik.
Presidenti bullgar Pllevneliev, duke pasur parasysh nevojat e Kosovës për lobim për njohje në UNESKO dhe njohje të reja, theksoi se Bullgaria do të jetë aleate e Kosovës dhe do të jetë e angazhuar tërësisht për arritjen e caqeve të Kosovës./ RTV21/

Zgjerohet bashkëpunimi tregtar Kosovë-Shqipëri (VIDEO)

0

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrativ të Shqipërisë, Edomd Panariti ka firmosur njohjen e certifikatës veterinare me anë të së cilës Kosova do të bëjë eksportin e vezëve në Shqipëri. Pas takimit me homologun e tij kosovar,Memli Krasniqi, ministri shqiptar Panariti tha se Panariti tha se Shqipëria ka hapur dyert për eksportin e produkteve kosovare pa barriera. Ministri Memli Krasniqi me këtë rast vlerësoi se takimet fundit bilaterale japin fryte pozitive të bashkëpunimit bilateral ekonomik./ 21 Media

Deskoska në Varshavë: Të sigurohet mbrojtje për refugjatët pa diskriminim fetar

0

Nënkryetarja e Kuvendit Renata Deskoska merr pjesë në Takimin për Zbatim të Dimensionit Njerëzor të organizuar nga OSBE / ODIHR në Varshavë, që është një nga konferencat më të mëdha vjetore për të drejtat e njeriut dhe të demokracisë në Evropë.

Deskoska si panelist në sesionin kushtuar lirisë së mendimit, ndërgjegjes, fesë dhe besimit, tha se angazhimi i shteteve dhe bashkësisë ndërkombëtare janë vendimtare për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. “Të ballafaquar me situatën aktuale me krizën e refugjatëve në Evropë, shtetet dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojnë mbrojtje për refugjatët pa diskriminim në bazë të besimit të tyre fetar dhe për t’u sigurojnë të drejtat e njeriut, të cilat janë të njohura në dokumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve”, theksoi Deskoska.

OSBE / ODIHR e organizon këtë konferencë çdo vit, me qëllim të ndërtimit të platformës për 57 shtetet anëtare, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe palët tjera të interesuara, për të zbatuar të drejtat e njeriut dhe angazhimeve për demokraci të OSBE.

 

Hyseni: Kosova është partnere e fuqishme në luftën kundër ekstremizmit(VIDEO)

0

Pjesëmarrja e Kosovës në Samitin Global kundër terrorizmit, dëshmon se Kosova është partnere e fuqishme në këtë luftë, deklaroi ministri i Punëve të Bendshme të Kosovës, Skënder Hyseni.
Në një intervistë për RTV 21, Hyseni tha se Kosova ka bërë hapat e nevojshëm që të parandalojë ekstremizmin e dhunshëm edhe përmes ligjit që ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve në luftërat jashtë vendit.
Sipas Hysenit, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është kërkuar edhe njëherë pranimi i Kosovës në INTERPOL dhe EUROPOL. Intervistën me ministrin Hyseni e zhvilloi I dërguari ynë I posaçëm në Nju Jork, Eugen Saraçini./ 21 Media

Bruksel: U shënuan përparime në proceset e zbatimit të marrëveshjeve

0

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, i cili qëndroi në Bruksel më 28 dhe 29 shtator 2015, zhvilloi raundin e radhës të bisedimeve për temat, Lëvizja e Lirë, Diplomat, funksionimi i Zyrave Ndërlidhëse dhe Dokumentet Kadastrale.
Tema tjetër dhe kryesore ishte lëvizja e lirë, përkatësisht zbatimi i reciprocitetit në çështjet e tabelave të regjistrimit të automjeteve. Delegacioni i Republikës së Kosovës njoftoi Bashkimin Evropian se ka vendosur ta shfrytëzojë të drejtën që sigurohet nga Marrëveshja e lëvizjes së lirë për të zbatuar reciprocitetin e plotë dhe ky reciprocitet përfshin çështjen e tabelave ‘’prova’’ ku delegacioni bëri me dije që në qoftëse Serbia nuk i heq tabelat ‘’prova’’ për automjetet e Kosovës me tabelat ‘’RKS’’ atëherë Kosova do aplikojë masa reciprociteti duke aplikuar tabela ‘’prova’’ për automjetet e Serbisë. Po ashtu, delegacioni i Kosovës njoftoi se do të aplikojë edhe masa tjera siç janë pagesat administrative për këto tabela si dhe dokumentin hyrje – dalje për qytetarët e Serbisë. Delegacioni potencoi se Kosova nuk ka aplikuar këto masa duke pasur prirje që të realizojë një lëvizje vërtet të lirë sipas standardeve evropiane, mirëpo, meqenëse Serbia me masat e saja ka vështirësuar dhe frustruar procesin e lëvizjes së lirë, atëherë Kosovës nuk i mbetet zgjidhje tjetër pos që të zbatojë reciprocitetin. Ndërmjetësi i BE-së Alexis Hupin propozoi që kjo temë të diskutohet edhe në takimin e radhës në përpjekje që të gjitha palët të gjejnë një zgjidhje që është në interes të qytetarëve dhe që nënkupton përmirësim të lëvizjes së lirë e jo pengesa. Pala e Kosovës ishte e vendosur dhe këmbënguli që çfarëdo zgjidhje duhet të bëhet me reciprocitet.

Në takimin e grupit punues për zbatimin e marrëveshjes për kadastër është diskutuar për vonesat në zbatimin e kësaj marrëveshjeje nga ana e Kosovës, e cila ka prolonguar miratimin e projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës nga ana e Kuvendit të Kosovës. Ky projektligj është në procesin e miratimit nga parlamenti i Kosovës për herën e dytë. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për procesin e skanimit të dokumentacionit kadastral nga ana e Serbisë, proces ky që është zhvilluar me ritëm të ngadaltë. Vonesat e Kosovës në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm që ndihmon në kompletimin e sistemit kadastral të Kosovës dhe është në interes të qytetarëve për çështjen e pronave andaj është kërkuar nga Kosova që sa më shpejt të miratohet ky ligj i cili hap rrugën e kthimit të dokumentacionit kadastral. Po ashtu, u kërkua edhe nga Serbia që të përshpejtojë procesin e skanimit të këtyre dokumenteve. Në fund të këtij takimi palët u dakorduan që implementimi i kësaj marrëveshjeje të vazhdojë me ritëm të përshpejtuar.

Ndërsa, në kuadër të takimit për Zyrat Ndërlidhëse, delegacioni i Kosovës kërkoi avancim të zbatimit të saj sidomos në aspektin e gjetjes së një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët për logot dhe vulat e të dy zyrave, çështjen e shtimit të hapësirave, stafit dhe avancimin e komunikimit në mes të zyrtarëve ndërlidhës dhe qeverive përkatëse. Pala jonë dha kritika për mos pranim të deritashëm të Zyrtarit Ndërlidhës të Republikës së Kosovës nga nivele ministrore në Serbi, ku u theksua se Zyrtari Ndërlidhës i Serbisë në Kosovë vetëm se ka zhvilluar disa takime me disa ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si rrjedhojë e kësaj, u arrit dakordimi që Zyrtari Ndërlidhës i Republikës së Kosovës të pritet zyrtarisht gjatë muajit tetor nga ministri i Arsimit të Serbisë, Serxhan Verbiq, ku mes tjerash do të bisedohet edhe për çështjen e librave që Qeveria e Kosovës po i dhuron për nxënësit e Luginës së Preshevës. Po ashtu, në muajt në vijim do të intensifikohen angazhimet që kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ta pres zyrtarisht në takim zyrtarin ndërlidhës të Serbisë në Kosovë dhe kryeministri i Serbisë z. Vuçiç ta pres zyrtarin ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Serbi.

Enti Statistikor: BPV vitin e kaluar 525.520 milionë denarë

0

Bruto prodhimi vendor prë vitin 2014 arriti në 525.620 milionë denarë, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.  Në krahasim me vitin 2013 rritja nominale është për 4,7 për qind, ndërsa norma reale e rritjes së BPV-së, në krahasim me vitin 2013 ishte 3,5 për qind.

Pjesëmarrje më të madhe në strukturën e BPV-së në vitin 2014, ka tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, Transporti dhe magazinimi, Objekte të akomodimit dhe aktivitetet me shërbim të ushqimit, me 18,7 për qind.

Konsumi final në vitin 2014, në krahasim me vitin 2013, është rritur nominalisht për 1,9 për qind, ndërsa në strukturën e BPV-së merr pjesë me 86,8 për qind.

Pjesëmarrja e eksporteve të mallrave dhe të shërbimeve në strukturën e BPV-së në vitin 2014 ishte 47,8 për qind.

Thaçi në Nju Jork: Edhe EBA mbështet anëtarësimin në UNESCO

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, u takua me Lartësinë e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkaura Arabe.

Zëvendëskryeministri Thaçi falënderoi Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan për mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe po i japin Kosovës në konsolidimin e mëtejmë të Kosovës në arenën ndërkombëtare, përfshirë anëtarësimin e vendit në organizata botërore.

“Biseduam me Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan për organizimin një forumi të përbashkët ekonomik për tërheqjen e investimeve nga Emriatet e Bashkuara Arabe, i cili pritet të ndodhë në muajt në vijim,” është shprehur zëvendëskryeministri Thaçi gjatë takimit.

Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në të gjitha fushat dhe siguroi për mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Miratohet ribalanci i parë i buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2015

0

Gostivar 30 shtator 2015 (MIA) – Në seancën e 24-të të Këshillit të Komunës së Gostivarit në rend dite ishte edhe propozim ribalanci i buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2015, i cili ka zvogëlim për vetëm 4,08 për qind nga buxheti i paraparë për vitin fiskal.

Siç thuhet në kumtesën e komunës së Gostivarit, sqarime para këshilltarëve dha Shiret Elezi, udhëheqëse e Sektori për çështje financiare, e cila nënvizoi se buxheti i përgjithshëm me rebalancin është planifikuar 1.077.000.000,00 denarë edhe atë buxheti themelor me pjesëmarrje prej  37,5 për qind, vetëfinancim me pjesëmarrje me  2,28 për qind, donacione me 3,36 për qind,  kreditë me 4,1 për qinddhe dotacione prej 52,6për qind.

“Arsye për rebalansin e buxhetit është për shkak të ndryshimit të buxhetit qendror të Republikës së Maqedonisë në pjesën e transfereve, kërkesat  e shfrytëzuesve buxhetor të cilët janë nën kompetencat e komunës, vendime të reja të këshillit, ndryshimet në programin për zhvillim për vitin 2015 dhe ndjekja e pagesave të të ardhurave tatimore dhe derdhjet”, theksoi mes të tjerash Elezi. Propozim ribalansi i buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2015, u miratua me pëlqimin e 17 këshilltarëve.

Pikë tjetër e rëndësishme ishte vendimipër huamarrje afatgjate të brendshme të  Komunës së Gostivarit në kuadër të përkrahjes nga Fondi për zhvillim infrastrukturorë të komunave. Vendimi rregullon huamarrjen e cila do të arrihet me oferta që do të jepen nga bankat komerciale në vend, në kuadër  të përkrahjes të siguruar nga  Fondi për zhvillim infrastrukturorë të komunave (MIDF) në vlerë prej 23.600.000,00 denarë.

Pajtim Saiti, përgjegjës i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh, deklaroi se qëllimi i huazimit përmes kësaj huamarrje afatgjate është financimi i projektit kapital për investime në ndërtimin e urës mbi lumin Vardar. Ai potencoi se ura e tret  për komunikacion mbi lumin Vardar është një projekt me prioritet shumë të lart për Komunën e Gostivarit dhe qytetarët e saj.

“Realizimi i investimit në urën e re do të shkaktojë një numër të madh përfitimesh socio-ekonomike, për këtë arsye Komuna e Gostivarit vendosi lart angazhimin e vetë të plotë në mbështetjen e realizimit të këtij projekti me prioritet për Komunën e Gostivarit”, tha Saiti.

Po ashtu, këshilltarët aprovuan edhe propozim vendimin për vazhdim të afatit për pranimin e kërkesave për shlyerje të njëhershme të borxheve të qytetarëve në Komunën e Gostivarit. Në këtë çështje, u miratuan edhe 25 vendime për shlyerje të njëhershme të borxhit të qytetarëve në bazë të taksës komunale për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik.

Këshilltarët aprovuan edhe raportet për punë vjetore të disa shkollave fillore dhe të mesme publike, si dhe raportin vjetor të IPKF “Gëzimi fëmijëror”, në Komunën e Gostivarit. Sa i përket kësaj lëmije, po ashtu u aprovua edhe propozim – konkluzioni për dhënie pëlqim statutit të çerdhes private për fëmijë “Star” – Gostivar.

Këshilltarët aprovuan edhe propozim – konkluzionin për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të  shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, për shfrytëzim  të lokalit të kuzhinës, propozim – Konkluzionin për  dhënie  pëlqim  Vendimit të Këshillit Drejtues të shkollës fillore “Bashkimi”, për dhënie në shfrytëzim të sallës sportive, si dhe propozim – aktvendimin për shkarkim dhe  emërim të anëtarit të Këshillit  Drejtues të Ndërmarrjes  Publike  për ekonomizim me sallën sportive “Rinia” thuhet mëtej në kumtesën e komunës së Gostivarit.