Turqia kërcënon me operacion ushtarak

0

Nëse zona e planifikuar e sigurt në Siri veriore nuk vendoset dhe nëse kërcënimet ndaj Turqisë do të vazhdojnë, do të nisë një operacion ushtarak, paralajmëroi sot ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Sipas tij, një operacion ushtarak mund të niste në lindje të lumit Eufrat.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë në bisedime për të krijuar një zonë të sigurt përgjatë kufirit në verilindje të Sirisë, ku SHBA-ja mbështet YPG e policisë kurde, raporton Reuters.

Ankaraja e konsideron YPG një organizatë terroriste dhe një kërcënim për sigurinë e Turqisë.

Çavusoglu shprehu shpresën se një marrëveshje do të arrihej në bisedimet e sotme në Ankara me të dërguarin e posaçëm të SHBA për Sirinë, James Jeffrey./21Media

 

Goditje e dyfishtë për Napolin, do t’i përjashtojë edhe Hamesin dhe Fekirin

0

Napoli është  rrugës për të marrë goditje shumë të rëndë pas ambicieve të tyre të transferit, sepse ekipi është rrugës për t’i lëshuar si Hames Rodrigez, ashtu edhe Nabil Fekir i cili paraqitej si alternativë e ekipit kolumbian, pohojnë burime të ndryshme.

Rodrigez prej më parë është qëllim i ekipit të Neapol,  por paaftësia e tyre  për t’u kuptuar me Real (Madridin) në praktikë është rrugës për ta dërguar gjysmën në Atketikë. Sipas “Habla Deportes” dhe gazetarit të “Radio Karasol”, Huan Salvador Barsera, futbollist 28 vjeçar do të bëhet lojtar i “jorganxhive”  këto ditë.

Ekipi i Diego Simeone e ka dakorduar për 40 milion euro plus bonuse, dhe mbetet vetëm Hames ta kalojë kontrollin e obligueshëm mjekësor para se ta nënshkruajë marrëveshjen e tij me ekipin.

Sai përket Fekirit, Mohamed Bufahsi nga “RMC Sport” pohoi se ai ka publikuar  para shefit të tij nga Lioni, Zhan Mishell Ola se dëshiron që ekipi të dakordohet me Real Betisin spanjoll dhe ai të luajë në La Liga, edhe pse fuqishëm  është i dëshiruar nga Napoli.

Refuzohet kërkesa e Koçanit për shtyrje të dënimit me burg

0

Gjykatësi për zbatim të sanksioneve pranë Gjykatës Penale-Shkup e refuzoi kërkesën e afaristit Sead Koçan – që për arsye shëndetësori t’i shtyhet dënimi me burg prej 4 vjetëve e 8 muaj për rastin e PPS-së “Trust”. Vendimi tashmë u është dorëzuar palëve të përfshirë në procedurë të cilat kanë të drejtë ankese në Këshillin Penal, kurse pas hyrjes së vendimit në fuqi, Koçani do të jetë i obliguar që të paraqitet për ta vuajtur dënimin e tij. Sead Koçan më 17 korrik duhej të paraqitej në burg për ta vuajtur dënimin, pasi Këshilli Penal e konfirmoi vendimin e gjykatësit të Gjykatës Penale për ta refuzuar kërkesën e tij për shtyrje të dënimit. Në ndërkohë, ai parashtroi kërkesë të re për shtyrje, e cila, gjithashtu u refuzua. Afaristi Koçan është i dënuar për shkak të manipulimeve për marrjen e tenderit nga ELEM prej 17 milionë eurove, duke treguar dokumentacion të rrejshëm. Koçani, është i vetmi nga kjo lëndë i cili duhet të vuajë dënim me burg. Ai fillimisht ka marrë gjashtë vjet, por Gjykata e Apelit ia ka ulur në 4 vjet e 8 muaj.

Zjarr në Strugë, digjen 33 mjete lundruese dhe dokumentacion 60-vjeçar

0

Në një zjarr të madh që shpërtheu dje pasdite, në barakat ku është vendosur Klubi për Lundrim janë djegur 33 mjete lundruese, 4 motorë dhe dokumentacion 60-vjeçar. Një pjesë janë shpëtuar falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve. Kanë intervenuar dy automjete zjarrfikëse me 13 zjarrfikës, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Është shkaktuar edhe dëm material. Pas lokalizimit të zjarrit, është nisur hetim për përcaktimin e shkaqeve për fatkeqësinë dhe konstatimin e lartësisë së dëmit të shkaktuar. Ndryshe, Klubi për Lundrim “Snegar” punon që nga viti 1972 dhe që atëherë vazhdimisht po arrin rezultate të mira në fushën e sportit.

Policia e Portugalisë ka ngritur hetim për zjarret në të cilat janë lënduar 20 persona

0

Era e fortë dhe thatësira mbrëmë e kanë vështirësuar  shuarjen e zjarrit i cili nga e shtuna ka përfshirë zonën malore në pjesën qendrore të Portugalisë.

Ministri i Punëve të Brendshme Eduardo Kabrita bëri të ditur se policia kriminalistike portugeze ka ngritur  hetim  për zjarret dhe shtoi se autoritetet lokale janë habitur që të gjitha zjarret kanë filluar midis orës 14.30 dhe 15.30 sipas kohës lokale në zonën e njëjtë.

Njësitë Zjarrfikëse deri më tani kanë arritur të shuajnë 60 për qind të zjarrit, por erërat e forta dhe temperatura prej 35 gradë Celsius, e vështirësojnë shuarjen e zjarreve të tjera.

Pas stihisë së zjarrit janë lënduar 12 civilë dhe tetë zjarrfikës.

Në zjarrin në Portugali në vitin 2017 kanë humbur jetën qindra njerëz.

RTK: Zgjedhjet e jashtëzakonshme më 8 shtator

0

Radio Televizioni Publik i Kosovës, ka raportuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator.

Sipas këtyre burimeve të RTK-së, Presidenti Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme e të cilat do të mbahen me 8 shtator.

Sipas interpretimeve ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Por, kjo vlen për datën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këtë herë nuk kemi të bëjmë me konstituimin të ri të Kuvendit, prandaj nuk është e qartë nëse këto afate vlejnë edhe për këto rrethana.

Ramush Haradinaj, të premten, më 19 korrik ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi që ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar.

Ai kishte deklaruar se në Hagë dëshiron të shkojë si Ramush Haradinaj, e jo si kryeministër.

Haradinaj i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Përveç Haradinajt, zgjedhjet i kanë kërkuar të gjitha partitë e tjera në Kosovë.

 

Joveski: Paratë në rastin “Reket” janë dhënë dy herë, në dorë

0

Paratë për rastin “Reket”, janë dhënë dy herë në dorë. Që në procedurën parahetimore Prokuroria konstatoi mënyrën dhe llogaritë prej të cilave janë siguruar paratë, por Jovevski thotë se hollësi të tjera nuk do të zbulojë për shkak që të mos dëmtohet procedura.

I pyetur nëse hetimi do të zgjerohet dhe do të përfshijë edhe deputetë dhe prokurorë si dhe personalitete të tjera, Jovevski shton se hetimi do të zgjerohet për të gjithë personat që janë të involvuar në rastin “Reket”, si dhe për vepra tjera penale nëse gjenden dëshmi.

“Në këtë moment nuk mund të thuhet nëse do të përfshihen deputetë, prokurorë apo personalitete të tjera. Veprojmë në mënyrë joselektive dhe veprën do ta hetojmë dhe ndriçojë tërësisht dhe në mënyrë gjithpërfshirëse. Askush që ka kryer vepër penale nuk do të kursehet”, thekson Ljubomir Jovevski.

Ndërsa në pyetjen nëse dëshmitari ka dhënë 1.5 milion euro që të ndërpritet procedura, me atë ka shkelur ligjin si mundet që ai të mos jetë pjesë e përgjegjësipe për këtë rast, është i qartë qëllimi i tij që me atë para të korruptojë prokurorë, Ljubomir Jovevski thekson se Prokuroria do të hetojë nëse qëllimi ka qenë të korruptohen prokurorët apo vetëm të shfrytëzohet ndikimi i të dyshuarit të parë ndaj prokurorit publik.

“Personi për të cilin pyetni është parashtrues i padisë penale dhe është dëshmitar në këtë lëndë. Rrethanat që merren parasysh në pajtim me ligjin kanë të bëjnë vetëm me këtë lëndë. Personi për vepra të tjera penale në procedura të tjera mund të paraqitet në cilësi tjetër, varësisht nga involvimi dhe pjesëmarrja që e ka pasur në ngjarjet penale juridike. Në mënyrë që të stimulohet zbulimi i këtyre veprave penale, ligjdhënësi ka paraparë lehtësim të pozitës së personit, që do ta paraqesë veprën penale, por përsëris, vetëm për atë ngjarje penale juridike. Kjo lëndë penale nuk ndikon aspak në përgjegjësinë e dëshmitarit në lëndën ‘Perandoria’, të cilën e zhvillon PSP”, deklaroi Ljubomir Jovevski.

 

“Tour of Kosovo”, çiklistëve do t’iu llogariten pikët nga UCI

0

Gara e sivjetme e çiklizmit “Tour of Kosova” do të mbahet më 26 korrik deri më 28 korrik në tri etapa të ndryshme.

Gara e sivjetme e çiklizmit “Tour of Kosova” do të mbahet më 26 korrik deri më 28 korrik në tri etapa të ndryshme.
E veçanta e këtij edicioni është se për herë të parë garuesve që marrin pjesë në këtë garë u llogariten pikët në Federatën Ndërkombëtare të Çiklizmit (UCI).
Kështu bëri të ditur kryetari i Federatës të Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, në një konferencë për media në prag të edicionit të sivjetmë “Tour of Kosova”, ku tha se do të marrin pjesë 12 ekipe me nga 7 çiklistë.
Ai bëri të ditur se shuma totale e çmimeve që do të ndahet do të jetë rreth 5 mijë euro.
Nuha kërkoi që vitin e ardhshëm MKRS të ndajë një buxhet të posaçëm pasi u shpreh se ky event do të jetë i kushtueshëm.
“Do të marrin pjesë mbi 12 ekipe me nga 7 çiklistë. Ne jemi të kënaqur si organizatorë dhe i mirëpresim ata që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës. Më 26 korrik fillon etapa e parë në Shkabaj dhe do të përfundoj në Duhël. Të gjitha shtigjet do të jenë në autostradë e cila do të jetë tërësisht e bllokuar”, tha ai.
Nënkryetari Rafet Azemi tha se vijnë shumë ekipe nga jashtë edhe prej atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Ai u shpreh se beson që çiklistët do të japin maksimumin e tyre.
Artan Muhaxhiri tha se është e rëndësishme që çdo gjë që shkon në UCI të jetë në nivel.

Ushtria i del në ndihmë policisë sllovene për ruajtjen e kufijve

0

Do të angazhohen 35 pjesëtarë të ushtrisë

Sllovenia do të përfshijë 35 ushtarë për të mbrojtur kufirin me Italinë nga migrimet ilegale, njoftoi media sllovene sot, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi.

Në rajonin e Koprit, ku fluksi ilegal i fluksit të emigrantëve është vërejtur në javët e fundit dhe me kërkesë të policisë, 35 pjesëtarë shtesë të ushtrisë do të dërgohen nesër në mbështetje të policisë.

Ushtria do të përdorë shumicën e mjeteve të ushtrisë në përdorimin e saj të rregullt, nga mjetet e vëzhgimit tek automjetet e blinduara dhe gjatë ditës, në patrullime të përziera me policinë, do të ndihmohet njësia e ushtrisë në nivel kompanie.

Angazhimi i shtuar i Sllovenisë në parandalimin e migrimit ilegal në kufi me Italinë filloi më parë këtë muaj kur u prezantuan njësitë e përbashkëta të policisë sllovene dhe italiane./21Media

Shkodran Tolaj, ky koncert iu dedikua Gjermanisë dhe Austrisë

0

Tenori Shkodran Tolaj, në kuadër të versë Kulturore Tetovare në Pallatin e Kulturës në Tetovë mahniti publikun me veprat gjermane të kompozitorëve austriak. Tolaj për TV21, tha se ky koncert iu është dedikuar Gjermanisë dhe Austrisë për gjithçka çka kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për neve gjatë gjithë këtyre viteve.