Ende nuk ka asnjë gjurmë nga prokurorja Katica Janeva. Me datën 15-të të këtij muaji ajo ka hapur pushimin mjekësor. Për momentin merr medikamente, kurse mjeku e ka nënshkruar pushimin mjekësor, i ka rekomanduar pushim dhe ka udhëtuar për pushime verore në Bullgari.
Janeva tashmë 7 ditë nuk paraqitet në opinion, edhe pse akoma është në krye të PPS-së. Dhe derisa Katica po rehabilitohet, kolegët e saj janë në hall. Dy zëvendëset e saj, prokuroret Lençe Ristoska dhe Beti Josifovska, nuk kanë autorizime ligjore dhe juridike që t’i nënshkruajnë dokumentet e nevojshme. Urdhërpagesat për lëshimin e rrogave janë në pikëpyetje. Dy prokurorë, emrat e të cilëve tash për tash po mbahen në fshehtësi, kanë thënë se janë të gatshëm që të japin deklaratë në Prokurorinë Publike Themelore, lidhur me rastin e fundit “Reket”, në të cilin Janevës i ishte marrë celulari, kurse për telefonin e dytë ka thënë se i biri i saj e ka humbur në Beograd.
Për çka ishin bisedat?
Ruskovska: “Pyetën nëse dhe kur duhet të vijnë që të japin deklaratë”.
Të gjithë prokurorët?
Ruskovska: “Jo të gjithë”.
Sa janë?
Ruskovska: “Dy”.
Prokurori special, nuk mund të autorizojë askënd nga PPS-ja, që në emër të tij t’i kryejë funksionet që i ka sipas ligjit. Këtë e rregullon Neni 9, Paragrafi 3 i ligjit. Ndërkohë, sot, në Lidhjen e Odave Ekonomike, shefi i shtetit, Stevo Pendarovski kërkoi që rasti “Reket” të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur, duke rikujtuar se Komisioni Evropian në Raportin për vitin 2017 na ka definuar si “shtet të kapur”.
“Unë nga kjo pozitë, nuk bëj presion politik nëse them se insistoj që organet e shtetit në këtë situatë dhe rastin “Reket”, ta përfundojnë punën deri në fund sa më shpejtë që është e mundur, që të mos lihet hapësirë për dyshime – se dikush po mbron dikë apo se sërish do të riciklohen praktikat e këqija të së kaluarës, kur faktorë të caktuar politikë kanë mbrojtur biznese kriminele dhe e dimë deri në cilën pikë arritëm për shkak të kësaj”, deklaroi Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski.
Janeva nuk prononcohet as me përgjigje publike, e as me ndonjë kumtesë lidhur me mungesën e saj. Opinioni publik nuk është në dijeni se si aktualisht po funksionin ky institucion i paralizuar.
Janeva vetëm disa orë pas arrestimit të Boki 13 dhe Kiçeecit, rastësisht apo jo, dha dorëheqje nga posti i saj. E njëjta duhet të aktivohet menjëherë pas sjelljes së ligjit të ri, me të cilin PPS-ja do të inkuadrohen brenda PPTH-së dhe do të zgjidhet pasardhësi i saj.
Përgatiti: Jovica Paunoski

