Ndeshja u transmetua në RTV21 Plus
Ka përfunduar ndeshja hendbollistike në grupmoshat U21 në mes të Bahreinit dhe Kosovës.
Ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar, 29: 29, përcjell rtv21.tv.
Bahreini gjatë pjesës së parë ishte në epërsi ndaj Kosovës me vetëm një gol.
Kjo ishte edhe ndeshja e xhiros së pestë njëherazi e fundit në kuadër të Grupit C të Kampionatit Botëror në hendboll U21, “Spanja 2019”.
Kjo ndeshje është duke u transmetuar drejtpërsëdrejti në RTV21 Plus./21Media
Federata Shqiptare Futbollit ka njoftuar sot se është në kërkim të një sponsori për stadiumin e ri kombëtar. Në njoftim theksohet se “e drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.”
Kompania që do të blejë emrin për stadiumin e ri, të quajtur deri më tani ‘Arena Kombëtare’, do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh, ndërsa çmimi dysheme është parashikuar të jetë 600 mijë euro në vit.
FSHF ka vendosur edhe dy kritere kryesore që duhet të përmbushë çdo kompani e interesuar:
Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit
Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar
Më tej, FSHF sqaron: “Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.
Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.
Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.”/tch
Nëntëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga konsumimi i alkoolit të prishur me nivele toksike të metanol në Kosta Rika. Ministria e Shëndetësisë lëshoi një alarm kombëtar.
Katërmbëdhjetë burra dhe pesë gra të cilët variojnë nga 32 deri në 72 vjeç kanë vdekur në disa qytete anembanë vendit që nga fillimi i qershorit, tha ministria.
Qeveria ka konfiskuar rreth 30 mijë shishe alkooli që dyshohet të jenë të prishura, transmeton rtv21.tv.
Helmimi me metanol mund të shkaktojë konfuzion, marramendje, përgjumje, dhimbje koke dhe paaftësinë për të koordinuar lëvizjet e muskujve. Edhe sasi të vogla mund të jenë toksike.
Sivjet, të paktën 154 persona vdiqën dhe më shumë se 200 të tjerë u shtruan në spital pas pirjes së alkoolit në Indi.
Autoritetet shëndetësore në Kosta Rika kanë bërë thirrje publikut të ushtrojë kujdes kur konsumojnë alkoolin./21Media
Presidenti amerikan mohon se se Irani arrestoi 17 persona
Presidenti i SHBA-së Donald Trump kategorikisht mohoi se Irani arrestoi 17 persona të cilët Teherani i akuzoi se janë spiunë të CIA-s dhe i kishte dënuar disa prej tyre me vdekje, duke i quajtur raportet “krejtësisht të rreme”.
“Raporti mbi kapjen e spiunëve të CIA-s nga Irani është tërësisht i rremë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.
“Zero e vërtetë. Vetëm më shumë gënjeshtra dhe propagandë (sikurse ajo për rrëzimin e dronit), të cilin e lëshoi regjimi fetar që është i keq dhe nuk ka asnjë ide se çfarë të bëjë “, tha Tramp në Twitter.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo hodhi poshtë më parë njoftimin e Iranit se ai arrestoi 17 spiunë që punonin për Agjencinë e Inteligjencës Amerikane (CIA) dhe i dënuan disa prej tyre me vdekje.
“Regjimi iranian ka një histori të gjatë gënjeshtrash”, tha Pompeo në një intervistë për Fox News.
Partia e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka fituar shumicën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke shënuar kështu konsolidimin e fuqisë së tij politike.
Sondazhet tregojnë se partia “Shërbyes i Popullit” do të ketë shumicën në parlament, por do të ketë nevojë për një partner koalicioni, për të formuar qeverinë.
Zelensky është zotuar të zbatojë reforma dhe të luftojë korrupsionin.
Duke folur jashtë një qendre votimi, pas hedhjes së votimit në Kiev të dielën, zoti Zelensky i tha BBC-së se zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin “ndoshta më të rëndësishme se zgjedhjet presidenciale”.
Presidenti i ri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij, në muajin maj.
Zgjedhjet kanë qenë të parapara për tetor të këtij viti, por Zelensky njoftoi shpërbërjen e Parlamentit.
Ukraina ndodhet tash e sa vite në konflikt.
Luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve në lindje të Ukrainës kanë nisur qysh në vitin 2014 dhe kanë marrë mbi 13,000 jetë njerëzish.
Zelensky, 41-vjeçar, ish-komedian, i njohur më së shumti për rolin e tij si president në një emision televiziv, ka fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 21 prill, me më shumë se 73 për qind të votave të fituara./21Media
Së paku 700 mijë njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre
Numri i vdekjeve nga vërshimet e mëdha në Indi, Nepal dhe Bangladesh ka shkuar në mbi 300 të hënën, ndonëse reshjet e shiut kanë filluar të ndalen dhe niveli i ujit të bie në disa nga zonat më të prekura.
Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe lumenjtë e dalë nga shtrati e vërshuan një pjesë të konsiderueshme të pjesës lindore të Indisë para më shumë se një jave. Zyrtarët indianë thanë se 102 persona kanë vdekur në rajonin e Bihar-it, 35 më shumë se shifra e dhënë nga qeveria qendrore të enjten e kaluar.
Shiu i madh në Bangladesh i mbyti më shumë se 47 njerëz në dy javët e kaluara, ndërsa më shumë se 120 të tjerë janë shpallur të zhdukur. Dyshohet se ata janë të vdekur për shkak të vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut që përfshinë Bangladeshin dhe Nepalin.
Së paku 700 mijë njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në Bangladesh për shkak të vërshimeve, ndërsa numri i viktimave në rajon u dyfishua në pesë ditët e fundit.
Zyrtarët indianë në rajonin e Asam-it, pranë kufirit me Bangladeshin, thanë se miliona njerëz janë detyruar të zhvendosen dhe më shumë se 60 persona kanë vdekur nga vërshimet./21Media
Inspektori i Lartë i Arsimit, Gjorgji Ilievski në Gjykatën Themelore të Tetovës ka deponuar padi kundërvajtëse kundër Universitetit të Tetovës dhe rektorit Vullnet Ahmeti. Ai pohon se pas inspektimit të rregullt në fakultetin e Drejtësisë pran UT-së ka zbuluar avancime të pa ligjshme të tre funksionarëve publik, konkretisht, Ministrit të Arsimit, Arbër Ademi, zv.ministrit të brendshëm, Agim Nuhiu dhe drejtorit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, Safet Emrulit.Pasi që Universiteti I Tetovës nuk ka vepruar sipas kërkesave të inspekorit për tërheqjen e avancimeve, ai sot ka dorëzuar padi kundërvajtësë kundër Universitetit.
VMRO-DPMNE ende po e shqyrton dhe analizon tekstin e propozuar dhe nesër do të prononcohen për zgjidhjen ligjore. Kanë qëndrim të prerë se për ta nuk është e pranueshme që Villma Ruskoska të jetë në krye të kësaj prokurorie, por nuk e pranojnë as propozimin për formimin e Gjykatës speciale.
“Ende po bëhen analiza në lidhje me këtë ligj, kështu që gjatë ditës së nesërme ose kur të jetë gati kjo analizë, do të dalim me vërejtje konkrete. Sa u përket propozimeve tjera, tashmë kemi thënë se për Villma Ruskoskën , ky propozim nuk është i pranueshëm për ne sepse ajo është në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Zoran Zaev. Në Maqedoni tashmë ka gjykatë, vetëm duhet të kthehet besimi te gjyqësia, të hiqen duart e Zoran Zaevit nga institucionet”, theksoi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Nga LSDM presin që opozita të pranojë zgjidhjen e re ligjore, për shkak se kërkesa e tyre që PPS-ja të jetë në korniza të Prokurorisë publike është pjesë e ligjit të ri. Propozimi i Zaevit që Ruskoska të jetë në krye të kësaj prokurorie, siç thonë, del nga fakti që ajo aktualisht udhëheq me prokurorinë për krim të organizuar.
“Esenca është në këtë se bisedat mes ekipeve negociuese, njëra prej kërkesave të partisë opozitare VMRO-DPMNE ishte që PPS-ja të jetë në kornizat e PPTH-së. Kjo është pranuar dhe presim që edhe opozita ta pranojë propozim ligjin e ri për prokurorinë publike”, tha Kostadin Kostadinov nga LSDM-ja.
Artan Grubi nga BDI-ja, thotë se propozim ligji është bazë e mirë për arritjet të një zgjidhje me kompromis, por nuk e mbështesin propozimin e Kryeministrit që Ruskoska të jetë në krye të prokurorisë, për shkak se, sipas tij, për këtë duhet të vendos Këshilli i Prokurorëve e jo partitë politike.
“Zgjidhja për fuzion të PPS-së në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion mendojmë se është zgjidhje e mirë, ndërsa për të gjitha çështjet e tjera mendoj se do të gjejmë kompromis. Nuk do të doja të emëroja ndonjë prokuror për shkak se kjo nuk është puna ime, nuk është puna e partive politike, pamë se çka doli në fund kur partitë politike janë marrë vesh mes tyre para katër vjetëve”, u shpreh Artan Grubi nga BDI.
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se vërejtjet e tyre do t’i prononcojnë në debatin parlamentarë nesër, por ende e kanë qëndrimin e njëjtë se Prokuroria duhet të udhëhiqet një prokurori që vjen nga një shtet i BE-së.
“Vërejtjet tona publikisht do t’i prononcojmë në debatin parlamentarë nesër. Por ajo që mund të them është se qëndrimi jonë mbetet se edhe më tej Prokurori special duhet të jetë një nga vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Nga Lëvizja BESA thonë se politika po përzihet në gjyqësor për shkak se Zaev propozon prokuror dhe shprehen të gatshëm për të diskutuar për një prokuror shqiptar.
“Për ne është me rëndësi që të krijohet një institucion kredibil i cili do t’i zgjedh problemet dhe jo që do jetë pjesë e politikës. Përderisa veç më nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, ka propozuar një emër dëshmon se politika do të përzihet nëpër zgjedhjen e Prokurorëve atëherë ne jemi të gatshëm që të bisedojmë për një Prokuror shqiptar pasi që Prokurorët shqiptar nuk kanë qenë të përfshirë në skandalet që e përshkruan vendin në këtë periudhë”, deklaroi Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha.
Tetë deputetët e pavarur ende nuk dëshirojnë të komentojnë për shkak se siç thonë ende nuk e kanë parë ligjin.
Pjesa e parë përfundon me rezultat tejet të ngushtë
Pjesa e parë përfundon me rezultat tejet të ngushtë
Bahreini është duke e mundur Kosovën në pjesën e parë të kësaj ndeshje me rezultat të ngushtë, 15:14.
Kjo është edhe ndeshja e xhiros së pestë njëherazi e fundit në kuadër të Grupit C, të Kampionatit Botëror në hendboll U21 “Spanja 2019”.
Kjo ndeshje është duke u transmetuar drejtpërsëdrejti në RTV21 Plus, përcjell rtv21.tv.
Kosova në katër ndeshjet paraprake ka pësuar po aq humbje dhe aktualisht zë pozitën e fundit në grup./21Media
De Ligt flet për agjentin e tij
Mbrojtësi i ri i Juventusit, Matthijs de Ligt e ka mbrojtur agjentin e tij, Mino Raiola.
Ish-kapiteni i Ajaxit u transferua në Torino javën e kaluar dhe e ka pranuar që e gjitha kjo është meritë e agjentit të tij.
“Paratë nuk kanë rol në zgjedhjen time. Të gjithë kanë mendimet e tyre dhe i respektoj. Nëse pyet ndonjë lojtar, i cili menaxhohet nga Mino, të gjithë do të thonë se ai bën një punë të mirë. Kjo është gjëja më e rëndësishëm. Nuk është çfarë mendojnë njerëzit për të, por e tëra është se çfarë mund të bëjë ai për mua”, deklaroi ai.