Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina do të takohen me Iranin në Vjenë më 28 korrik, kur do të bisedohet për mënyrat e shpëtimit të marrëveshjes nga viti 2015, kumtoi sekretarja e përgjithshme e shërbimit të BE-së për punë të jashtme, Helga Shmid.
“Takimi është caktuar me kërkesë të Francës, Gjermanisë, Britanisë së madhe dhe Iranit dhe në të do të jenë çështjet e ndërlidhura me zbatimin e marrëveshjes në të gjitha aspektet e tij”, theksohet në kumtesë.
Irani ka arritur marrëveshje në vitin 2015 me forcat botërore për kufizimin për kufizimin e pasurimit të uraniumit në zëvendësim për lehtësim të sanksioneve.
Në maj të vitit të kaluar, presidenti amerikan Donald Tramp u tërhoq nga kjo marrëveshje dhe vendosi sanksione ndaj Teheranit.
Në fillim të korrikut të këtij viti, Irani e tejkaloi kufirin prej 3,67 përqindëve për pasurim të uraniumit, që është konfimuar nga ana e Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB).
Pasi që mbrëmë u publikuan fotografi të saja në një sallon bukurie, prokurorja speciale, Katica Janeva, sot doli për të folur para opinionit, por pa ndonjë stil të veçantë të flokëve. Pas një jave heshtje, Janeva tha se as me vetëdije, e as pa vetëdije, as me veprim, apo pa veprim, nuk e ka keqpërdorur pozitën e saj të cilën e ushtron për momentin. Ajo mohoi se është e përzier në skandalin “Reket” dhe tha se emri i saj është keqpërdorur jo vetëm nga Boki 13, por edhe nga disa persona tjerë.
“Në lidhje me pretendimet, indikacionet dhe informatat jozyrtare që kanë të bëjnë me kinse përfshirjen time në rastin “Reket”, e shfrytëzoi këtë mundësi për ta deklaruar këtë: Me përgjegjësi të plotë pohoj se as me vetëdije, e as pa vetëdije, as me veprim, apo pa veprim, nuk e kam keqpërdorur pozitën time të cilën e ushtroj për momentin. Publikisht i inkurajoj organet gjyqësore, që deri në fund t’i zbardhin të gjitha rrethanat e rastit në fjalë. Po. Është e saktë se unë, si shumë persona të tjerë të cilët aktualisht janë në funksione të ndryshme shtetërore, njihemi me personin, Bojan Jovanovski. Asnjëherë nuk kam fshehur se i biri im punon në 1TV dhe për shkak të natyrës së vendit të tij të punës, çdo ditë po komunikon me personin në fjalë”, deklaroi Prokurorja Speciale, Katica Janeva.
Janeva shtoi se afërsia nuk duhet të keqpërdoret për, siç tha, shfrytëzim eventual të disa privilegjeve ose për të ndërmarrë veprimeve joligjore.
Shumë gazetarë pas përfundimit të konferencës për media filluan t’i parashtrojnë pyetje prokurores speciale, mirëpo ajo u largua nga foltorja.
Të revoltuar një pjesë e të pranishmëve filluan në mënyrë ironike të thërrasin “Hape”, “Hape”. . .
Sot Prokuroria Themelore Publike publikoi se është gjetur dhe konfiskuar edhe celulari i dytë i prokurores speciale, Katica Janevës, për të cilin pohonte se e ka humbur.
Prokuroria themelore publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kumtoi se celulari pas të cilit gjurmonin, dje është gjetur dhe se do të dërgohet për ekspertizë.
“Pas dhënies së urdhrit të parë për marrjen e telefonit, ishte gjetur vetëm një celular dhe ishte dhënë informatë se celulari i dytë është humbur. Prokuroria me kërkesën e lëshuar deri te operatorët mobilë për ndjekjen e IMEI-identitetit ndërkombëtar të pajisjeve mobile, e gjeti celularin te një person tjetër. Pas kësaj, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, ishte konfiskuar edhe ai celular. Por, personi deklaroi se telefoni i ishte dhënë si dhuratë”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.
Prokuroria themelore publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dje e ka marrë raportin nga ekspertiza e celularit të parë të Janevës që iu konfiskua në lidhje me hetimin për rastin “Reket”.
Ekspertiza e celularit ka përfunduar. Por, me qëllim që të mos pengohet udhëheqja e mëtutjeshme e procedurës hetimore, Prokuroria themelore publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka mundësi që të publikoj më shumë detaje rreth përmbajtjes së raportit të ekspertizës së celularit të prokurorit publik. Celulari i dytë deri në këtë moment ende nuk është gjetur”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.
Janevës telefoni iu konfiskua të hënën dhe u dha për ekspertizë me qëllim që të shihet komunikimi i saj me të dyshuarit në rastin “Reket”.
Shefja e Prokurorisë themelore publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska, në intervistë televizive, tha se posedojnë incizim ku dëgjohet dhe shihet se përderisa Bojan Jovanovski ka biseduar me dëshmitarin – biznesmenin, në spikerfon ka qenë edhe një prokuror publik por pa precizuar se për kë bëhet fjalë.
Katica Janeva dha dorëheqje nga funksioni i kryeprokurores së PPS-së të hënën e kaluar, prej kur nuk është e qasshme për opinionin. Janeva, siç informuan nga PPS-ja, të martën ka hapur pushim mjekësor.
Nesër Johnson do ta marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit të ri
Dita e sotme është edhe e fundit për kryeministren Theresa May, e cila do të pasohet nga ish-ministri i Jashtëm, Boris Johnson nesër, raporton BBC.
Theresa May do të niset nesër në Pallatin e Backingham për të dhënë dorëheqje para Mbretëreshës Elizabeth II dhe një orë pas saj, do të vijë Boris Johnson, i cili do të marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit të ri, transmetojnë mediat britanike.
Boris Johnson është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Konservatore dhe kryeministër i ri i Britanisë së Madhe. Johnson fitoi garën duke marrë 92 mijë e 153 vota, përderisa kundërkandidati Jeremy Hunt fitoi 46 mijë e 656./21Media
“Në Juventus po provojmë diçka tjetër”
Sulmuesi i Juventusit, Federico Bernardeschi, beson se Cristiano Ronaldo do të jetë një tjetër lojtar pasi të trajnohet nga Maurizio Sarri.
Ai tha se janë duke provuar diçka te re dhe të gjithëve po iu pëlqen.
“Në Juventus po provojmë diçka tjetër. Nuk po them qe ajo që bënim me Allegrin është gabim, mirëpo po e gjejmë vendin tonë shumë mirë. Trajneri me tregoi dy ose tri gjëra të rëndësishme. Do të luaj aty ku isha edhe më herët, por nëse ai dëshiron ta ndryshoj rolin në të ardhmen, ai edhe do ta më thotë këtë”, deklaroi ai.
Punimet në rrugën Tetovë-Kodër e diellit po vazhdojë. Makineri të angazhuara nga autoritet po e shtrojnë asfaltin e ri mbi atë të vjetrin.
E për t’i para punimet në terren dolën ministrat Kreshnik Bekteshi dhe Goran Sugarevski, kryetarja e Tetovës Teuta Arifi dhe drejtori i Agjencisë së rrugëve Zoran Kitanov.
Bekteshi tha se pushteti qendror do të rikonstruojë në tërësi rrugën që çon drejt Kodrës së Diellit kurse sa i përket rrugëve dhe hapësirës brenda Kodrës së Diellit, ai njoftoi se komuna ka përgatitur projekte të veta.
“Këtu është edhe kryetarja e komunës e cila vetëm se i ka bërë aplikimet dhe i ka përgatitur dokumentacionet e duhura për projektet bazë për financimin e brendisë së Kodrës së Diellit. Ne si qeveri në bashkëpunim me autoritetet lokale jemi të përkushtuar që pikërisht kodrën e diellit ta kthejmë aty ku e ka vendin”, deklaroi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi tha se ka aplikuar me projekte në bankën botërore për rregullimin e rrugëve lokale brenda Kodrës së diellit.
“Komuna e Tetovës, ka konkurruar në thirrjen e Bankës botërore me mjetet e IPA-s për sa i përket rrugëve në brendësinë e kodrës së diellit, informatat tona paralajmëruese thonë se, në fakt faza e parë e projektit tonë do të mbështetet dhe në këtë drejtim, investimet e atjeshme do të jenë një vazhdimësi e tërë kësaj pune, e cila fillon normalisht nga rrënja e deri në maje të kodrës”, theksoi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Por nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, nuk janë të kënaqur. Sipas Hamdi Sulejmani rruga nuk po rikonstruohet por po rehabilitohet.
“Ata deklarojnë se bëjnë rikonstruimin, por në raportin e bankës Botërore dhe në tenderimin e bankës botërore, shumë pastër dhe qartë se është rehabilitim I disa rrugëve dhe një pjesë e atij tenderimi është edhe rruga për në kodrën e diellit. Atje bëhet rehabilitim”, u shpreh Hmadi Sulejmani nga Iniciativa “Ta shpëtojmë kodrën e diellit”.
Përveç rrugës po punohet edhe në sanimin e Gjashtulëses, për të cilën Ministri Bekteshi tha se punimet janë në përfundim e sipër dhe se së shpejti do të jetë në funksion.
Drejtori i NP Hekurudhat e Maqedonisë dhe infrstruktura, Irfan Asani nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë që ai të shkakrohet nga detyra. Në mesin e 50 drejtorëve të cilët i kapi Fshesa është edhe Asani, por ky i fundit thotë se për të duhet të vendos Këshilli drejtues i ndërmarrjes përkatëse dhe jo Zaev. AI thotë se nuk ka arsye që të shkarkohet. Sic u shpreh Qeveria i ka ofruar pozitë tjetër por ai nuk ka pranuar.
“Nuk jam personalisht karrierist i sëmur siç janë një numër i madh i njerëzve që nuk din të përfundojnë me mandatet që marrin një pas një dhe është shumë e thjeshtë ajo që unë them se nëse nuk jam i mirë për të bërë një punë nuk mund të jem i mirë për të bërë një punë tjetër e konsideroj se e gjithë kjo është një mashtrim edhe për ato që do të bëhen atje edhe për tjerët që pranojnë të hynë kështu në fakt në kombinime tjera”, deklaroi Irfan Asani Drejtor i NP “Hekurudhat e Maqedonisë”.
Filip Stojanovski, është futbollisti më i ri që i bashkohet skuadrës së F.C. Shkupit. Kjo pasi që drejtuesit e klubit kanë vendosur që të forcojnë skuadrën në repartin defanziv, para fillimit të sezonit të ri në radhët e veta ka afruar edhe një futbollist shtesë që e njeh futbollin vendor. Pozita e Stojanovskit është mbrojtës i krahut të djathtë.
Dy palët kanë firmosur kontratë 1 vjeçare, Ndërsa 22 vjeçari pas hedhjes së firmës mbi kontratë pozoi me fanellën bardheblu nën shoqërimin e drejtorit sportiv, Omer Bunjaku.
Gjatë karrierës së tij ka luajtur për Vardarin, Apoloninë, Radnickin dhe Makedonija Gjorçe Petrovin.
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir ka bërë kërkesë që të rishikohet ligji për lirinë e medias.
Në faqen zyrtare të OSBE raportohet se Desir i dërgoi kryeministrit Edi Rama, një rishikim ligjor mbi ndryshimet në Ligjin për Media Audiovizuale në Shqipëri, Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe dispozitat tjera përkatëse lidhur me rregullimin e llojeve të caktuara të përmbajtjeve të ofruara përmes internetit.
“Shpresoj që rekomandimet tona të merren parasysh dhe modifikimet të futen gjatë procesit parlamentar për të siguruar pajtueshmëri më të mirë të legjislacionin të ardhshëm me standardet ndërkombëtare mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias,”tha Desir.
Ai shtoi se: “Vërej që ka pasur përmirësime të rëndësishme në krahasim me draftet e përgatitura më herët gjatë vitit. Versioni i fundit i projektligjit për mediat audiovizuale përmban dispozita të reja që përcaktojnë më mirë dhe më saktësisht objektin dhe fushëveprimin e ligjit dhe përmend nevojën që AMA të respektojë standardet ndërkombëtare dhe rajonale kur të miratojë vendimet e saj. Është pozitive që dispozitat problematike në lidhje me regjistrimin e emrave të domenit dhe bllokimin e përmbajtjes në internet janë hequr dhe se propozimi përfshin një përshtatje specifike të së drejtës për t’u përgjigjur në mjedisin e ri të botimeve elektronike”
Përfaqësuesi pranoi që drafti nuk i jep kompetencë Komitetit të Pajtueshmërisë së AMA-s në lidhje me respektimin e normave morale, etike apo profesionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të botimit.
Për më tepër, OSBE shkruan se drafti i tanishëm nuk përmban dispozitën e përgjithshme të përfshirë në versionet e mëparshme të cilat duket se i japin AMA-së kompetenca bllokuese të gjera dhe të pakufizuara në rastet e “shkeljeve të dispozitave të këtij ligji”, i cili do të kufizohet në rastet e veprave penale kundër fëmijëve si pornografi, nxitje të akteve terroriste ose shkelje të sigurisë kombëtare.
Në letrën e tij drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Desir theksoi disa çështje të mbetura që ende duhet të adresohen, të cilat ai rekomandon për të ndryshuar në procesin legjislativ. Rishikimi ligjor propozon, në veçanti, të modifikojë nenin 132/1 që i jep AMA-s kompetencën për të detyruar ofruesit e shërbimeve të botimeve elektronike të publikojnë një kërkesë faljeje, të heqin përmbajtjen ose të futin një njoftim pop-up në rastet e shkeljeve të dispozitave në veçanti në nenin e ri 33/1.
Në këtë artikull, referimi ndaj “respektit të privatësisë dhe dinjitetit të qytetarëve”, i cili është i gjerë, i jep AMA-s fuqi të madhe të re që mund të ndikojë në lirinë e shprehjes.
“AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave,” theksoi Desir./oranews
“Kjo është maja e 5-të 8,000 metërshe që e kam ngjitur”
“Kjo është maja e 5-të 8,000 metërshe që e kam ngjitur”
Me 12 korrik, rreth orës 08:00, alpinistja Uta Ibrahimi ngjiti edhe majen “Gashurburum 1” (8,058 metra lartësi mbidetare), majen e 11-të më të lartë në botë, pjesë e vargmalit Karakorum, në Pakistan.
“Rruga deri në maje të tilla asnjëherë nuk është pa të papritura, për shkak të terrenit të egër, motit të paparashikueshëm, akullnajave dhe orteqeve. Për të arritur deri në kampin bazë (5,200m), është dashur të ecë 150-160 km nëpër kampe të ndryshme, një shteg i përzimë me gurë (morane) e akullnaja. Ngjitja prej Kampit bazë deri në Kampin 2 (6500m) ka qenë ngjitje krejtesisht pa litardhe mjaft e rrezikshme sidomos per faktin e cravasasve – mirëpo ngjitjet janë bërë me litar në mes të ngjitësëve të ndryshëm”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.
Tutje në komunikatë thuhet se për në Kampin 3 (7,200m), ngjitja ka qenë kryesisht teknike, me pjerrtësi prej 50-65% dhe gurë e akull.
“Ngjitjet nga kampi në kamp janë përgatitje e rëndë për sulmin drejt majes, por janë edhe mundësi e mirë për të takuar dhe biseduar me alpinistë nga e gjithë bota dhe kuptohet, për të ju treguar për Kosovën tonë, për malet tona. Me shumë prej tyre e vazhdoj bisedimin edhe pas ekspeditës, dhe në raste të njejta, disa edhe e kanë vizituar Kosovën”, shprehet Uta Ibrahimi.
“Nga Kampi 3 fillon edhe sulmi drejt majes (11 qershor, ora 18:30). Pjerrtësia prej 60% dhe mungesa e litarit e ka bërë ngjitjen më të ngadalshme sesa ishte planifikuar. Në 150 metrat e fundit, së bashku me ekipet tjera (10 persona), është fiksuar litari dhe është vazhduar ngadale drejt majes. Gjatë sulmit drejt majes ishte një acar i madh dhe gjatë gjithë natës kishte rreshje të shumta bore, dhe si rezultat, Uta dhe një pjesë e ekipit marrin ftofje të mushkërive. Por, prap se prap, Uta ngjitet në majen Gasheburum 1 (8,058m) në ora 08:00”, thuhet në komunikatë.
Alpinistja Uta Ibrahimi ka thënë se kjo është maja e pestë 8,000 metërshe që e ka ngjitur.
“Kjo është maja e 5-të 8,000 metërshe që e kam ngjitur, çka zyrtarisht më bën alpinisten e vetme në Ballkan që i ka ngjitur 5 maje mbi 8,000 metërshe – duke e kaluar alpinisten nga Sllovenia (e cila i ka 4 maje të ngjitura). Kam ende maje për ti ngjitur (edhe 9 tjera), por nuk do të ndalem. Jam shumë e lumtur që vazhdoj të promovoj Kosovën nëpër ngjitje, të vendosi flamurin tonë kudo që ngjitem, dhe të ju tregoj botës për bukuritë tona natyrore që vlenë të vizitohen”, ka thënë Uta nga Islamabadi, Pakistan.
Maja Gasheburum 1 (8,058 m) është ngjitë për herë të parë prej Amerikanëve në 1958 nga një rrugë tjetër, dhe me pas ne vitin 1980 nga një ekspeditë japoneze, kah faqja veriore, shteg të cilin e ka ndjekë edhe Uta Ibrahimi.
Kjo ngjitje është pjesë e ekspedites “14 majet e Himalajeve”, e filluar nga Uta Ibrahimi për të ngjitur gjithsejt 14 majet më të larta të botës – një ekspeditë që shumë pak e kanë realizuar në botë (deri mëtani 3 gra te vetme nga e gjithë bota).
Kjo ekspeditë është përkrahur nga: Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sportit te Kosovës, Red Bull, Park Hote- Shkup, Aeroporti i Prishtines-Limak, Turkish Airlines dhe Familja Begeja./21Media
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, ka udhëtuar drejt Kabulit, për një rreth të ri të bisedimeve të paqes, përderisa lufta në këtë vend është përshkallëzuar. Udhëtimi përfshin edhe një vizitë në Katar dhe është pjesë e një “përpjekjeje të përgjithshme për të lehtësuar një proces paqesor, që synon t’i japë fund luftës gati 18 vjeçare në Afganistan”.
Në Kabul, Khalilzad do të konsultohet me qeverinë afgane për të diskutuar “hapat e ardhshëm në procesin e paqes”, që do të përfshijë “identifikimin e një ekipi negociator kombëtar që mund të marrë pjesë në negociatat brenda-afgane”.
Khalilzad do të diskutojë me zyrtarët afganë, edhe rreth deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilat ai kishte thënë se mund ta fitonte luftën në Afganistan për vetëm 10 ditë “edhe pse kjo do të nënkuptonte fundit e ekzistencës së Afganistanit”.
“Unë kam plane për Afganistanin që nëse do të doja ta fitojë atë luftë, Afganistani do të fshihej nga faqja e dheut. Do të zhdukej”, pati deklaruar Trump.
“Lufta do të përfundonte për 10 ditë, por unë nuk dua ta bëj këtë, nuk dua ta ndjek këtë rrugë”, kishte deklaruar Trump.
Menjeherë pas kësaj deklarate reaguan autoritetet afgane.
“Kombi afgan nuk do të lejojë kurrë ndonjë fuqi të huaj për të përcaktuar fatin e tij”, tha në një deklaratë më 23 korrik, Sediq Sediqqi, zëdhënës i presidentit afgan.
Në periudhën e fundit janë shtuar incidentet në Afganistan. Militantët talibanë, përmes sulmeve vetëvrasëse, kanë sulmuar pandërprerë forcat e sigurisë afgane në disa pjesë të vendit.
I dërguari i posaçëm, Khalilzad po zhvillon negociata me talibanët në mënyrë që të arrihet një marrëveshje paqeje, mirëpo përfaqësuesit e talibanëve nuk po pranojnë të diskutojnë me qeverinë afgane./REL