Pse u bë presion ndaj Xhaferit për ta mbledhur Kuvendin?

TË FUNDIT

Maqedonia e Veriut është pa kuvend, ndërsa edhe Qeveria tashmë një kohë të gjatë mbetet teknike, nga shkaku i pandemisë, e cila detyroi shtetin t’i prolongoj zgjedhjet.  Por sa është e qëndrueshme kjo situatë?

Analisti Albert Musliu thotë se kjo situatë dëmton konceptin e demokracisë.

“Kjo në mënyrë afatgjate nuk është e qëndrueshme, pikë së pari dëmton edhe konceptin e demokracisë parlamentare, liberale të ndarjes së shteteve. Jo vetëm që s’kemi parlament, si mekanizëm kontrollues dhe ligjvënës, por kemi Qeveri edhe teknike edhe ka autorizim të prurjes të vendimeve me fuqi ligji, dhe kjo në afat të gjatë nuk mund të ekziston, por kjo varet nga ana e sinjaleve shëndetësore”, tha Albert Musliu, analisti.

Gjykata kushtetuese i dha fund debatit për atë se a duhet apo jo deputetët të rikthehen në Kuvend. Nga kushtetuesja sqaruan se Motivi i gjykatësit Kadriu ishte thjeshtë, të rikthehet Kuvendi për të stabilizuar funksionimin e institucioneve. Por edhe disa ekspert juridik paraprakisht dolën me qëndrime se seanca mund të thirret edhe pa vendimin e Xhaferit. Por pse  u bë ky presion ndaj Xhaferit?

Analisti Albert Musliu thotë se…

“Ai presion u bë edhe para se kryetari i shtetit ta shpalle gjendjen e jashtzakonshme, kishte iniciativa që të kthehet parlamenti dhe ai ta shpall gjendjen e jashtzakonshme. Ne tani e kemi situatën kur edhe herën e dytë kryetari e vazhdon gjendjen e jashtzakosnhme. Tash a bëhet për pikë politike, a bëhet për defokusim të opinionit është cështje tjetër, mund të bëhet edhe nga mosdija”, tha Albert Musliu, analisti.

Më 22 prill deputetët e LSDM-së, ASH-së, Alternativës, Besës dhe PDSH-së morën iniciativë për rikthimin e Kuvendit, por nuk u pranua nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili tha se është jo kushtetuese që të rikthehet Kuvendi, pasi mandati është kthyer te qytetarët. Iniciativa e partive u hodh poshtë edhe nga gjykata kushtetuese.