Osmani për fillimin e negociatave: Nuk është gjithçka në dorën tonë

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për TV21 ka shprehur edhe sot optimizëm, se mund të kemi zhbllokim të procesit të nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, edhe pse nesër realizon takime në Sofje, ndërkaq për 5 ditë pritet të mblidhet Këshilli i Bashkimit Evropian, kur edhe pritet vendimi final.

Osmani tha, se dallimet ende janë të pranishme, dhe se Qeveria bullgare vazhdimisht thirret në rezolutën e miratuar nga Parlamenti bullgar, ndërkaq për momentin nuk ka Parlament funksional.

Nga ana tjetër, tha se do të punohet deri në minutën e fundit.

“Duket vështirë, për shkak se nën 1 – Koha është e shkurtër deri të martën. Kanë mbetur edhe 5-6 ditë deri në Këshillin e Bashkimit Evropian. Nën 2 – është e paqartë se sa ka vullnet Bullgaria me një Qeveri teknike që të marrë një vendim të tillë. Ata gjithmonë thirren në deklaratën e Parlamentit dhe se pa Parlament, nuk mund të ndryshojnë qëndrimin. Nën 3 – por, edhe dallimet janë të mëdha. Çështjet që janë në propozimin portugez, dhe ato që i diskutojmë bilateralisht, ende janë këtu. Ne do të bëjmë përpjekje që të shfrytëzojmë deri në momentin e fundit për të gjendur zgjidhje. Por nuk mund ti rrisë shpresat e qytetarëve dhe pastaj ti zhgënjej. Do të punojmë deri në momentin e fundit, duke i ruajtur interesat tona, interesat për fillimin e bisedimeve, por nuk është gjithçka në dorën tonë”, tha Osmani, transmeton TV21.

LEXO EDHE:
– Pati ose jo marrëveshje me Bullgarinë, opozita do të njoftohet, premton Osmani

– Osmani nesër në Sofje: Tentimi i fundit për negociatat në qershor
– Osmani për TV21: Do të referoj sot në Komision, nesër udhëtoj në Sofje