Maqedonia shpreson që vendimet pozitive për perspektivën evropiane do të merren gjatë kryesimit slloven, tha MPJ, Bujar Osmani pas takimit vjetor të ministrave të jashtëm nga Grupi i Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Theksoi se katërshja e Vishegradit paraqet shembull si edhe përkundër dallimeve ndërtohen pozita të përbashkëta për çështje të rëndësishme, që duhet të jetë mënyrë e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Në konferencën e përbashkët për media me ministrin polak për punë të jashtme, Zbignjev Pau dhe përfaqësuesin special i BE për Ballkanin Perëndimorë, Mirosllav Lajçak, Osmani foli edhe për procesin e zgjerimit të BE.
“Procesi aktiv negociues do të jetë shumë i rëndësishëm për reformat tona dhe për transformimin gjithëpërfshirës pozitiv në rajon. Në të kundërtën, nëse BE nuk bënë zgjerim, këtë do ta bëjë dikush tjetër. Sipas mendimit tim, asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk duhet të ketë çfarëdo plani B si alternativë e anëtarësimit të plotfuqishëm të Ballkanit Perëndimorë në BE”, u shpreh Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.
