Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen nga kancelari Scholz

TË FUNDIT


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP), ka takuar kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Ajo ka shkruar në Facebook se Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz dhe miqësinë me Republikën Federale të Gjermanisë.