Organizimi i zgjedhjeve në kushte të veçanta nënkupton pjesëmarrje më e vogël e qytetarëve, tha Derkovski

TË FUNDIT

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski për TV21, theksoi se organizimi i zgjedhjeve në kushte të veçanta nënkupton ulje të përqindjes se qytetarëve që do të dalin të votojnë në zgjedhje.

“Që nga fillimi nënkuptohet ulje të përqindjes të daljes së qytetarëve, sepse koha që duhet që një votues të ushtrojë të drejtën e tij të votës automatikisht do të zgjatet, duke llogaritur këtu të gjitha proceset e nevojshme të kontrollit për kontrollimin e votuesit, heqjen e dorezave, spërkatjen, kontrollin me llambë UV, dhe më pas dezinfektimin e vetë vendvotimit, që do të thotë se ne do të jemi në një situatë ku gjatë gjithë ditës zgjedhore probabiliteti që të dalin një numër më i madh i qytetarëve do të jetë shumë më i ulët, “tha Derkovski.