Orë policore për Bajram! Nga e shtuna deri të martën, qytetarët me mendime të ndara

Must Read

Mickoski në TV21: S’ka më parim “fituesi me fituesin” por “programi me program”

Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin ClickPlus në TV21 deklaroi se që...

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është...
- Advertisement -

Komisioni për Sëmundje Infektive propozon zgjatjen e orës policore për Festë e Bajrami, gjegjësisht nga e shtuna në ora 19 deri të martën në ora 5.

“Mëngjesin e sotëm kishim mbledhje me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe u propozua nga ana e Komisionit deri tek Shtabi dhe pastaj deri  tek Qeveria që gjatë vikendit të ketë kufizim të tërësishëm të lëvizjes, pra orë policore nga e shtuna ora 19 deri të martën në ora 5 të mëngjesit” Venko Filipce, tha ministër i Shëndetësisë.

Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektiv pritet të miratohet në ditët bë vijim, ndonëse deri tani nuk ka ndodhur që Qeveria të mos pajtohet me ndonjë propozim të komisionit.

Por si e shohin qytetarët kufizimin e lëvizjes për festën e Bajramit?

Qytetar: “Keq është shumë keq. Nuk ka nevojë më, mendimi im është se ka kaluar rreziku.”

Qytetar: “Mendoj se nuk është keq. Duhet të përmbahemi sepse është për të mirën tonë, për shëndetin tonë.

Qytetar: “Kjo nuk është e mirë. Gjendja kinse është duke u përmirësuar e duke u bërë ma mirë, ndërsa tani izolim. Kjo nuk është mirë, pastaj nëse izolohemi për Bajram do të izolohemi krejt deri në fund.”

Qytetar: “Kjo nuk është aspak mirë kjo që bëjnë, por nëse e kanë vendosur një gjë të  tillë nuk kemi cka bëjmë duhet ta veprojmë si thonë ata”.

Qytetar: Nuk e di, ndoshta ekspertet e kanë vlerësuar se është mirë dhe nëse është ashtu mirë është puna, nëse jo atëherë përse na mundojnë. Ndoshta ata mendojnë se mirë bëjnë nga ana tjetër nuk e di.”

Festa e Bajrami është ditën e diel, dhe siç është tradita, besimtarët mysliman vizitojnë familjarët e tyre, por kësaj radhe një gjë e tillë si duket nuk do të jetë e mundur. Për parandalimin e infektimit të qytetarëve me virusin korona, Komisioni për Sëmundje Infektive kishte propozuar orë policore të zgjatur edhe për festën e pashkëve dhe atë të 1 majit.

- Advertisement -

Latest News

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës së sportit në fshatin e...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është Klinika infektive. Çdo ditë numri...

Kritika për mësimin online! Inspektorati s’i ka verifikuar lëshimet, janë në vetëizolim

https://youtu.be/JAU8iVA1Dg0 Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot ka dalë me një sërë kritika për mënyrën...

Nga sonte deri të hënën orë policore! Qytetarët të revoltuar, Filipçe insiston për kontrolle më të ashpra

https://youtu.be/LEiNXM7EEU8 Lëvizja e lirë e qytetarëve zgjati vetëm 10 ditë. Pasi më 26 maj u shfuqizua, dje...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -