Edhe pse krerët e shtetit refuzuan, opozita nuk heq dorë nga kërkesa për takim liderësh. Njëjtë sikurse kryeministri Kovaçevski edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk përkrah këtë ide dhe vlerëson se kjo nuk është zgjidhje. I pari i integristëve thotë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në afatin e rregullt në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje kështu që zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt, në pranverë të vitit të ardhshëm, kurse në plotësim, nëse VMRO-së i pengon të qenurit e BDI-së në drejtim të vendit, ne me automatizëm kemi paraqitur vullnetin e fortë dhe qëndrojmë pranë atij vendimi, ne tërhiqemi nga ekzekutivi, në momentin që ata votojnë ndryshimin e Kushtetutës.”- deklaroi Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.
Përkundër sinjaleve të qarta nga partitë në pushtet se nuk ka nevojë, lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski bëri thirrje që sot të mbahet takim nga kryeparlamentari Xhaferi për marrëveshje për zgjedhje.
“Unë jam i gatshëm të shkoj te Talat Xhaferi në çdo kohë që ai do ta caktojë, në një takim liderësh ku do të flitej për data, për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.”- tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE.
Njëjtë edhe opozitarja shqiptare Lëvizja Besa kërkon takim liderësh dhe që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen në një termin. Shton që opozita shqiptare e bashkuar do të del fituese.
“Ne vlerësojmë se zgjedhjet duhet të jenë në një afat zgjedhor, për shkak se e kemi parasysh që bëhet Bëjmë ftesë që kjo Qeveri sa më shpejtë të reflektojë të caktohet takim i liderëve dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme. // Ne vlerësojmë që duhet të jenë zgjedhje në një afat zgjedhor për shkak se e kemi parasysh që bëhet fjalë për kosto të cilat nëse mbahen për një periudhë të shkurtër siç janë të parapara me ligj që zgjedhjet e rregullta që bëhet fjalë për distancë kohore prej 3 muaj vlerësojmë së është kosto e panevojshme dhe kërkojmë që zgjedhjet të jenë në një termin edhe presidenciale edhe parlamentare”- tha Bilall Kasami – kryetar i BDI-së.
Nëse dy ciklet zgjedhore janë në mandat të rregullt, atëherë më 12 maj duhet të kemi president të ri të vendit dhe më 15 korrik të kemi Parlament të ri.
