“Open Ballkan” pa Zaevin! Zëvendëskryeministri Dimitrov shkon në Beograd

TË FUNDIT

Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes nismës “Ballkani i Hapur” vazhdon me takim pune sot dhe nesër në Beograd. Në vend të kryeministrit Zoran Zaev, që ka paralajmëruar dorëheqje, Qeverinë e Maqedonisë së Veriut do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, transmeton TV21. Agjenda për takimin e punës që organizohet në bashkëpunim me Këshillin Atlantik, përfshin panel diskutim në temën “Transformimi digjital si dorë e shtrirë për integrimin rajonal” në të cilat do të miratohen konkluza, pas çka do të mbahet konferencë për media. Janë paraparë edhe takime të liderëve  dhe takime me përfaqësues të kompanive nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia në të cilat do të bisedohet për lehtësime të tregtisë.