OEMVP: Pas presionit tonë propozohet heqja e PCR testit për qarkullim të lirë me shtetet Fqinje

TË FUNDIT

Pas lajmit për propozimin e hapjes së kufijve ka reaguar OEMVP. Sipas tyre diskutimi për hapjen e kufijve pa PCR test, po vijon pas reagimit të tyre.

“OEMVP, në bazë të nevojave reale të biznesit dhe ekonomisë, në përputhshmëri me indikatorët epidemiologjik, për një periudhë të konsiderueshme propozoi heqjen e PCR testit të detyrueshëm për qarkullim të lirë të qytetarëve në shtetet fqinje, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

Përveç një sër propozim-masash ekonomike, OEMVP gjatë takimeve me ministrat vendor si dhe me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, shpalosi edhe propozimin për heqjen e barrierës së qarkullimit të lirë të qytetarëve në shtetet fqinje.

Nisur nga arsyeshmëria e pakontestueshme e propozimit të OEMVP-së, Komisioni i sëmundjeve ngjitëse në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë së RMV-së, sot dërgoi deri te Qeveria, propozim-vendimin për hapjen e kufijve me R. e Kosovës, Malin e Zi dhe Serbinë.

OEMVP çdoherë do të lobojë në interes të qytetarëve dhe ekonomisë në përgjithësi për tejkalimimn e pengesave që i tangojnë qytetarët dhe bizneset që ajo përfaqëson.”