Numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në botë i tejkaloi 84,47 milionë, duke u rritur për mbi 541.000 në 24 orët e fundit, thuhet në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të publikuar mbrëmë.
Sipas OBSH-së, numri i rasteve të vdekjes është rritur për thuajse 8.700, me çka numri i përgjithshëm është afro 1,85 milionë.
Më 5 janar, Organizata Botërore e Shëndetësisë i regjistroi 84.474.195 të infektuar dhe 1.848.704 raste të vdekjes.
Thuajse gjysma e rasteve të paraqitura në 24 orët e kaluara janë regjistruar në Amerikën e Veriut dhe të Jugut (266.499), më pas në Evropë (202.958) dhe në Azinë Juglindore (26.070).
Pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara u regjistrua në SHBA – 20.470.169, më pas në Indi (10.356.844), Brazil (7.733.746), Rusi (3.284.384), Britaninë e Madhe (2.713.567), Francë (2.615.185), Itali (2.166.244), Spanjë (1.893.502), Gjermani (1.787.410), Kolumbi (1.675.820), Argjentinë (1.640.718) dhe Meksikë (1.448.755).
