OBSH: Në Afrikë janë infektuar më shumë se 84.000 persona me Kovid-19

TË FUNDIT

Në vendet e Afrikës, 84.183 persona janë infektuar me koronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë 2.739 persona, bëri të ditur sot dega e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Afrikë.

Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Afrikën Jugore, 15.515 persona, ndërsa 264 persona kanë ndërruar jetë nga Kovid-19 në atë vend.

Numër më të madh të rasteve të vdekjes janë regjistruar në Egjipt, 612 persona, ndërsa 11.719 persona në vend ishin infektuar me virusin e ri korona. Algjeria regjistroi 548 raste të vdekjes dhe 7.019 të infektuar, ndërsa Maroku ka 6.798 persona të infektuar dhe 192 vdekje, ndërsa Sudani ka 2.289 persona të infektuar dhe 97 vdekje. Në Nigeri, 5.959 njerëz janë infektuar dhe 182 kanë vdekur nga Kovidj-19.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të shëruar nga koronavirusi i ri në Afrikë është 32.494.