Në Kinë janë konfirmuar 144 raste të reja të të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit, që është bilanci më i lartë ditor prej 1 marsit të vitit të kaluar, kumtoi Komisioni nacional shëndetësor.
Prej 126 infektimeve të reja lokale, më së shumti ka pasur në provincën Hejloxhijang – 69 dhe në Xhilin 33.
Numri i rasteve asimptomatike, që Kina nuk i klasifikon si grup i njerlzve të cilët vuajnë nga kovidi, u rrit në 113 në krahasim me 58 ditën paraprake.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Kovid-19 në Kinë është 88.701, ndërsa numri i rasteve të vdekjes mbeti i pandryshuar – 4.635.
