Gjermania ndau kohë dhe miratoi për Maqedoninë e Veriut rezolutë me të cilin i jepet mbështetje identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar tha për agjencinë MIA, emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin. Rezoluta nuk është mesazh dërguar Bullgarisë, por Maqedonisë theksoi ai, duke shtuar se është mesazh pozitiv se një vend i fuqishëm si Gjermani qëndron mbrapa jush.
“Shumë njerëz kërkojnë nga ne që të flasim me fqinjët tuaj për këtë, por në fakt nuk është roli ynë që të flasim me fqinjët tuaj për konfliktet dypalëshe. Ne sigurisht që mundohemi të jemi pozitiv dhe mundohemi të ndihmojmë, por mendoj se është shumë me rëndësi të themi se “dëgjoni, Gjermania ka pozicion të qartë mbi këtë, Gjermani e vlerëson kulturën, gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe mund të llogarisni në të”, tha Manuel Sarazin, emisar special i Gjermanisë për B.P.
Edhe Sarazin si shumë përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, theksoi se është iluzion të besohet se mund të rinegocioni për kornizën negociuese dhe bëri të ditur se Gjermania do të jetë kundër hapjes së re të kornizës negociuese.
“Korniza negociuese u miratua njëzëri nga 27 vendet anëtare të Këshillit të BE-së dhe nuk do ta hapim atë proces përsëri për miratimin e një vendimi të tillë. Ajo është miratuar dhe nuk mund të ndryshohet. Ajo paraqet garanci për Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të ndryshohet lehtë, më pas edhe Bullgaria të mos mundet më tej të vendosë kushte të reja në të. Ajo ishte edhe njëra ndër pikat kyçe të propozimit të vitit të kaluar. Për këtë, është tërësisht joreale të pritet se, ne do ta hapim përsëri. Gjermani do të jetë kundër hapjes së serishme të kornizës negociuese”, pohoi Manuel Sarazin, emisar special i Gjermanisë për B.P.
Nga LSDM e vlerësojnë miratimin e rezolutës nga Bundestagu gjerman, ndërsa kërkojnë përgjigje nga VMRO-DPMNE se përse partia simotër e Mickoskit ka votuar kundër rezolutës.
“Opinioni në Maqedoni pret përgjigje nga Mickoski se përse nuk ka bërë asgjë, përse nuk ka lobuar për këtë rezolutë domethënëse tek partia simotër në Bundestag. Rezoluta është mbështetur nga partitë simotër të LSDM-së, socialdemokratet gjermanë dhe nga partitë simotër të partnerëve tanë koalicionues liberalët dhe të gjelbërit. Të vetmit kundër ishin partitë simotër të VMRO-DPMNE-së”, theksoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
VMRO-DPMNE përsëritë të njëjtin qëndrim. Nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar.
“Ajo që është fakt është se pas takimit të liderëve është se qeveria nuk ka siguruar 80 deputetë për ndryshim të kushtetutës, është fakt se unitetit i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së është i pathyeshëm dhe ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë”, theksoi Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Për miratimin e ndryshimeve kushtetues me të cilat bullgarët do të përfshihen në Preambulë si kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në, nevojitet shumicë prej 2/3 në Kuvend, që aktualisht nuk e ka shumica parlamentare.
