Nuk janë bërë analiza për prezencën e variantit Delta në Maqedoni – tha Filipçe

TË FUNDIT

Nuk ka të dhëna se nëse varianti Delta i koronavirusit është prezent në Maqedoninë e Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistë e “Utrinski Brifing”.

“Nuk kemi të dhëna se nëse te ne është shpërndarë varianti Delta, për shkak se mostrat që testohen duhet të bëhet analizë e testit pozitiv. Do të thotë se bëhet analizë adekuate në Laboratorin e Institutit për Shëndet Publik ose në Laboratorin e ASHAM-it”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Ndërkaq, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen që u mbajt sot, ka analizuar situatën me këtë lloj të Covid-19, por ka vlerësuar se nuk duhen masa restriktive.

LEXO: Komisioni analizoi situatën me variantin Delta, s’ka restrikcione!