“Nuk ekziston marrëveshje NATO-Gorbaçov për pjesën lindore”, thotë Aleksoska

TË FUNDIT

Rosana Aleksoska nga MOST thotë se nuk ekziston marrëveshje NATO-Gorbaçov për mos-zgjerim të aleancës në pjesën lindore të Evropës. Aleksoska thotë se për këtë ekziston edhe vetë deklarata e ish presidenti të BRSS, Mihail Gorbaçov.

“Për NATO-n dhe zgjerimin, është e rëndësishme të thyhet miti se NATO dikur me Gorbaçovin premtoi se nuk do të zgjerohej drejt lindjes. Kjo është e pasaktë dhe këtë e ka deklaruar vetë Gorbaçovi”, tha Aleksoska, duke cituar Gorbaçovin në një deklaratë në të cilën ai deklaron se nuk është folur për zgjerimin e NATO-s në lindje.