Nuk durojnë kufizimet: “Nuk po na vret Covid-i, po na vrisni ju”, napolitanët përleshen me policinë

TË FUNDIT

Mick Schumacher pjesë e ekipit “Haas”

Mick Schumacher, djali i kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, pritet të jetë pjesë e...

Qeveria miraton tekstin e Projekt-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës

Qeveria sonte në seancën e saj të 24-të e miratoi tekstin e Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës.

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

“S’po na vret Covid-i, po na vrisni ju”; me këto thirrje, qindra vetë, shumica të rinj mbushën rruget e Napolit, të indinjuar nga masat e ashpra të marra me qëllim frenimin e pandemisë ne mesin e rritjes së ndjeshme të infektimeve.

Demonstruesit marshuan në rrugët e kryeqytetit të rajonit të Campanias për t’u grumbullur më pas përpara selisë së qeverisë rajonale, ku lëshuan fishekzjarre e bomba tymuese e u përleshen me policinë që përpiqej t’i ndalonte.

“Po e mbyllët, do të paguani”, bërtisnin ata.

Thirrjet për protesta ishin përhapur përmes mediave sociale pas vendimit për orë policore, në një kohë kur rajoni jugor i Italisë i ka mbyllur tashmë shumicën e shkollave dhe e kishte vendosur ndalimqarkullimin gjatë natës. Guvernatori i Campanias,  Vincenzo De Luca njoftoi të premten zona do të shkonte në izolim pasi regjistroi 2,280 raste ditore. Ai propozoi një karantine prej 40 ditësh për të ndaluar përhapjen e sëmundjes në këtë rajon.

Pakënaqësia me ashpërsimin e masave antiCovid ka nisur të shperthejë edhe në Britaninë e Madhe. Anketimet e fundit tregojnë se shumë britanikë janë lodhur nga rregullat kundër pandemisë dhe janë gati t’i shkelin ato për t’u takuar me njerezit e vet te dashur.

Burimi: Top Channel

TË NGJAJSHME