Nuk do të ketë masa shtesë restriktive, paralajmëroi Pendarovski dhe ftoi qytetarët të durojnë edhe 2 muaj

TË FUNDIT

Ekspertët kanë deklaruar, se masa shtesë restriktive nuk do të ketë dhe se, mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës, janë masat që qytetarët do të duhet t’i respektojnë edhe më tej.

Kështu presidenti Stevo Pendarovski ka bërë të ditur, se zgjatje të orës policore nuk do të ketë, por shtoi, se nëse qytetarët kanë duruar 12 muaj, do të durojnë edhe 14 muaj.

“Nuk është punë e jona, sepse nuk jemi kompetent. Rekomandimet e tyre janë që masat duhet të jenë të njëjtat, dhe se ato nuk duhet të ashpërsohen. Do të thotë se nuk do të ketë zgjatje të orës policore”, tha Pendarovski, transmeton TV21.

Pendarovski ka folur edhe për vaksinimin dhe për shtyrjen e regjistrimit të popullisës.