Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka komentuar pamjet që erdhën nga Serbia gjatë fundjavës, ku qytetarë të shumtë të vendit tonë shkuan për t’u vaksinuar kundër Covid-19.
Ai këtë e cilësoi si turp për shtetin tonë.
“Fotografitë që i pamë fundjavën kaluar në Serbi, nuk duhet të përsëriten. Faleminderit Serbisë, por ky ishte turp për shtetin tonë”, tha Pendarovski, transmeton TV21.
