Hoti: Të gjitha palët duhet të gjejnë një kandidat të pranueshëm për president

TË FUNDIT

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia të cilës i takon është e gatshme të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit institucional dhe në zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Derisa është pyetur nëse do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për të martën ku pritet të diskutohet çështja e presidenti, Hoti ka thënë se do të ketë njoftim zyrtar nga LDK-ja.

“Besoj se do të keni një njoftim zyrtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me këtë çështje”, ka thënë Hoti, raportoi EO.

Ai ka bërë të ditur se brenda strukturave të LDK-së është diskutuar gjerësisht për këtë çështje dhe se kanë ardhur në përfundim që t’i japin mundësi themelimit të institucioneve të vendit.

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia të cilës i takon është e gatshme të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit institucional dhe në zgjedhjen e presidentit të vendit.

Derisa është pyetur nëse do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për të martën ku pritet të diskutohet çështja e presidenti, Hoti ka thënë se do të ketë njoftim zyrtar nga LDK-ja.

“Besoj se do të keni një njoftim zyrtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me këtë çështje”, ka thënë Hoti, raportoi EO.

Ai ka bërë të ditur se brenda strukturave të LDK-së është diskutuar gjerësisht për këtë çështje dhe se kanë ardhur në përfundim që t’i japin mundësi themelimit të institucioneve të vendit.

“Partia që ka dalë e para në zgjedhje i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur, bashkë me partnerët e saj sigurisht, për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të zgjedhur qeverinë, dhe mandej për të hapur diskutimet për presidentin e vendit, dhe aty i kemi 60 ditë mandej për të kryer diskutimet që… nëse mund të arrijmë tek një kandidat që është i pranueshëm për të gjitha palët. Edhe ne si Lidhje Demokratike e Kosovës shprehim gatishmërinë tonë që të kontribuojmë në atë proces”, ka deklaruar ai.

Hoti ka thënë se LDK-ja ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

“Edhe ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë ta kërkojmë me ngulm thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Nuk ka asnjë arsye për vonesat, po secila prej partive politike i ka, si me thënë, qasjet e veta, i ka mënyrën e vet të veprimit. Ne kemi këtë qasje, ne jemi LDK, asnjëherë nuk kemi… as nuk kemi promovuar, as nuk i kemi mbështetur, as nuk i kemi përdorur çfarëdo forme që është jashtë, si me thënë, filozofisë së veprimit tonë politik”, ka thënë Hoti.