Në Villën Vodno ka përfunduar takimi i Këshillit të Sigurisë.
Në këtë mbledhje, në të cilin ka marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, është folur për gjendjen aktuale me Covid-19.
“Shteti nuk duhet të lejojë që asnjë qytetarë të anashkalohet nga mjekimi spitalor, Për këtë, ministri Filipçe më siguroi se kjo nuk ka ndodhur deri më tani”.
Me këto fjalë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka siguruar qytetarët se institucionet shtetërore kanë kapacitet për të dhënë shërbime mjekësore.
Ai ka porositur, se vaksinimi që do të fillojë nesër, nuk duhet të ndërpritet në asnjë formë.
“Ndërprerje në këtë proces nuk duhet të ketë”, tha më tej Pendarovski, transmeton TV21.
Pendarovski edhe më tej ka deklaruar, se që ky proces të moskeqpëdroet nga funksionarët, prej nesër këta do të paraqiten për caktim të terminit për vaksinim.
“U morëm vesh në Këshill se njëri nga ne mund të keqpërdor pozitën tonë, dhe mund të vaksinohen pa rend, dhe nga nesër të paraqitemi në sajtin e Ministrisë që ashtu siç do të vijë rendit ashtu do të vaksinohemi”, tha Pendarovski./TV21
