Viti shkollor 2020-2921 në Francë filloi për të gjithë nxënësit më 1 shtator, me respektimin e masave dhe protokolleve sanitare, por pas tre ditëve mësim 22 shkolla u mbyllën, pasi në to u zbuluan raste me koronavirus.
Ministri francez i Arsimit, Zhan Mishel Blankie, në mëngjesin e sotëm bëri të ditur se në pjesën evropiane të Francës janë mbyllur 12 shkolla dhe dhjetë në ishullin Reunion.
“Lidhur me 60.000 shkolla fillore dhe të mesme në Francë ky është një numër relativisht i vogël”, tha ministri.
“Sa u përket klasave, janë prekur rreth njëqind. Numri ndryshon çdo ditë. Ne çdo ditë aktivizojmë 250 protokolle antikovid. Gjegjësisht kemi prej rreth 250 dyshime të sinjalizuara për infektim me Kovid-19. Është interesant të theksohet se dyshimet lidhur me Kovid-19 në shkolla janë të lidhura me faktorët e jashtëm”, theksoi Zhan Mishel Blankie.
