“Një ujkonjë si unë nuk është për djem si ti”, Shakira “godet” sërish Piquenë: Shkëmbeve një ‘Ferrari’ me një ‘Twingo’

TË FUNDIT

Kanë mjaftuar vetëm disa muaj nga ndarja e saj me Piquenë, që Shakira të dedikonte një tekst për ishin e saj, për t’i rikujtuar atij se çfarë ka humbur.

Superylli kolumbian ka publikuar disa orë më parë këngën në YouTube dhe siç pritej, nuk zhgënjeu as këtë herë.

Disa pjesë të këngës i drejtoheshin drejtpërdrejtë ish-it të saj, ku këngëtarja e ironizon me shprehjen “Ndërrove një ferrari me një Tëingo.

 “Nuk do të kthehem me ty, as nëse qan, as nëse më lutesh. Është e qarte që nuk kam faj nëse të kritikojnë. Unë bëj vetëm muzikë, më fal nëse të njollos”. – është një pjesë nga teksti I saj.

Tek fjala “salpique” (spërkas), ajo ndalon pas “sal” dhe thekson “pique” duke iu drejtuar futbollistit në mënyrë të tërthortë.

Diku tjetër duke iu drejtuar partneres aktuale të Piquesë, ajo shton: “Ajo ka emrin e një personi të mirë/ Nuk është e qartë si tingëllon / Ajo ka emrin e një personi të mirë / Ajo është qartë e njëjtë me ty / Për djem si ti/ Unë jam shumë e mirë për ty dhe kjo është arsyeja pse je me dikë si ti.”

Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre pas 11 vitesh bashkëjetesë. Nga ata 11 vite, tetë i kaloi në Barcelonë të Spanjës, edhe pse këngëtarja dhe fëmijët e saj aktualisht janë duke u zhvendosur në Miami.