Arrestimi nga Policia e Kosovës/Foto ilustrim Arrestimi nga Policia e Kosovës/Foto ilustrim
Policia e Kosovës përkatësisht njësiti i krimeve ekonomike kanë arrestuar dy punëtorë të Qendrës së regjistrimit civil në fshatin Bistricë komuna e Leposaviqit, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Te arrestuarit shtetas të Kosovës, njëri i nacionalitetit shqiptar dhe tjetri serb sipas burimeve të lajmi.net, janë N.A (shqiptar) dhe L.M (serb).
Arrestimin e dy personave në fshatin Bistricë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për lajmi.net.
Ai ka thënë se dy të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të detyrë zyrtare.
“Policia e Kosovës pas hetimeve të zhvilluar nga njësiti i krimeve ekonomike ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Të dyshuarit janë punonjës të Qendrës për regjistrim civil në Leposaviq me seli në Bistricë të Shalës”.
“Ata kanë bërë falsifikim të dokumenteve dhe regjistrim të parregullt , duke bërë shkelje të procedurave për regjistrim të parapara nga Qendra e regjistrimit civil”.
“Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarave është caktuar masa e ndalimit prej 48 ore”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.
