Një shkupjan akuzohet për tregti të palejuar me marihuanë

TË FUNDIT

Pas procedurës së zbatuar hetimore, Prokuroria Themelore Publike ka parashtruar akuzë për një person 37 vjeç i cili ngarkohet se ky kryer vepër penale – prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Siç bëri të ditur Prokuroria Publike, më 14 tetor, gjatë bastisjes në shtëpinë e të akuzuarit në Draçevë, policia ka gjetur drogë – marihuanë 51,61 gramë, të paketuar në 10 pako dhe një qese najloni.

Prokurori publik kompetent deri te Gjykata penale Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për personin e akuzuar, duke vlerësuar se edhe më tej ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë se ai mund të ikë për ta shmangë ndjekjen  penale.