Festivali Shoton, një nga festivalet tradicionale më të njohura në rajonin autonom Xizang, nisi Lhasa duke tërhequr turistë nga e gjithë bota, të etur për të përjetuar trashëgiminë kulturore të rajonit.
Ceremonia e hapjes së festivalit në Manastirin Drepung të Lhasës nisi me zbulimin e një qëndisjeje gjigante thangka që paraqiste Budën.
Shoton, që do të thotë “banket kosi” në tibetisht, filloi si një traditë fetare ku vendasit iu ofronin kos murgjve pas tërheqjes së tyre verore. Me kalimin e kohës, është evoluar në një festë që përfshin opera tibetiane, shfaqje kulturore dhe festime të ndryshme, shkruan “China Daily”.
Festivali i këtij viti ka tërhequr vizitorë nga Rusia, Franca, Portugalia dhe vende të tjera, duke i shtuar një dimension ndërkombëtar festimit.
