Një minutë heshtje dhe dua për viktimat e Srebrenicës.
Kuvendi i RMV-së e shënoi ditën e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi tha se dhimbja e 29 viteve më parë është ende e freskët në kujtesën kolektive, teksa shprehu ngushëllime për familjet e të vrarëve.
Përfaqësuesja e shoqatës “Divanhana”, Mersiha Smailoviq beson se vitin e ardhshëm edhe zyrtarisht Maqedonia do ta shpallë 11 korrikun ditë për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Profesori Xhemil Bektoviq tha se Srebrenica është simboli i vuajtjes, i dhimbjes, por edhe i mbijetesës. Srebrenica, siç shtoi, është simboli i nënave boshnjake që mbetën pa fëmijët e tyre.
Këtu folën edhe deputetë dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit boshnjak. Profesori Sead Xhigël theksoi se, për fat të keq, edhe 29 vjet më vonë, Srebrenica është ende subjekt i debateve dhe keqkuptimeve të hidhura dhe temë e betejave dhe konfrontimeve politike. Shpresoj, tha ai, që në 30-vjetorin, me më shumë besim do të mund të themi se kemi mundësuar që plagët e hapura të së shkuarës të fillojnë dalëngadalë të shërohen.
Më pas u diskutua edhe mbi sfidat legjislative në zbatimin e rezolutës së re të Kombeve të Bashkuara që dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Përndryshe në maj të këtij viti Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi Rezolutën që dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.
