Një ekip i posaçëm i kompanisë Gugëll lufton me reklama të rreme që lidhen COVID-19

TË FUNDIT

Google publikoi raport, ku thuhet se mirë funksionojnë përpjekjet e tyre që t’i bllokojnë intervenimet e padëshiruara të njerëzve, të cilët e shfrytëzojnë pandeminë që të mashtrojnë konsumatorë.

Internet gjigandi për kërkime, i cili është lider botëror në reklamimin përmes internetit, ka formuar ekip të posaçëm, i cili do t’i kundërshtohet derdhjes së vazhdueshme të reklamave të rreme dhe të rrezikshme.

Mashtrimet e tilla reklamuese, për shembull, e kanë pasur kulmin e vërtetë në ofertën e maskave mbrojtëse për fytyrë, thuhet në raport. Çmimet ishin shumë herë më të larta se të zakonshmet, ndërsa cilësia nuk e ka plotësuar çmimin e publikuar.

Ekipi veçmë bllokoi dhe largoi dhjetëra milionë reklama lidhur me koronavirusin e ri gjatë muajve të fundit. Kompania, po ashtu, largoi një milion profile të atyre, të cilët reklamojnë./MIA