Një anije me 35 emigrantë nga Magrebi dje është përmbytur derisa ka lëvizur në drejtim të Ishujve Kanare, transmetuan mediat britanike.
Autoritetet spanjolle kumtuan se katër persona janë gjetur të vdekur, 28 janë shpëtuar, ndërsa disa personave ende janë në kërkim.
Vetëm sivjet në Ishujt Kanare kanë mbërritur 17.000 emigrantë, dhjetë herë më shumë se vitin e kaluar, pasi babnorët e vendeve të Afrikës Veriore i kanë humbur të ardhurat nga turizmi, që seriozisht janë prekë nga pandemia e koronavirusit.
Qeveria spanjolle të premten premtoi se do të marrë pjesë në ndërtimin e qendrës së pranimit për emigrantë, derisa autoritetet lokale apelojnë për ndihmë për akomodimin e disa mijëra njerëzve të cilët flenë në qiell të hapur.
