Nisin projektet ndërkufitare për siguri dhe natyrë, BE mbështet zhvillimin rajonal me mbi 1.6 milion euro

TË FUNDIT

Nisi realizimi i projekteve “Vullnetarë në veprim për sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e natyrës” dhe “Krushevë dhe Elbasan – Udhëtim në natyrë dhe aventurë”, të financuara nga Bashkimi Evropian përmes programit IPA 3 për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Këto projekte promovojnë zhvillim rajonal të qëndrueshëm, mbrojtje të mjedisit dhe siguri të komunitetit, ndërsa forcojnë bashkëpunimin brenda dhe ndërmjet komuniteteve lokale përtej kufirit.

“Sfida të përbashkëta ekonomike, mbrojtja e mjedisit dhe përfshirja sociale – këto janë thelbësore për integrimin në BE dhe zhvillimin rajonal. Kjo është ajo për të cilën shërbejnë programet e propozuara nga BE-ja. Së bashku, ne ndërtojmë besim dhe solidaritet, mbështesim zhvillimin e balancuar dhe forcojmë identitetin dhe unitetin evropian”, tha Mihalis Rokas – Ambasador i BE-së në RMV.

Projektet gjithashtu synojnë ndërtimin e kapaciteteve rajonale për rritjen e turizmit të qëndrueshëm.

“Prioriteti dytë është zhvillimi turizmit dhe ruajtjen e natyrës dhe pasuria natyrore me krijimin e përbashkët të shërbimeve turistike dhe përparimin e traditave lokale dhe ndihmë morale dhe financiare për bizneset e vogla, gratë dhe të rinjtë. Në këtë mënyre japim produkt modern I cili do ta lidhë natyrën me kulturën”, theksoi Zllatko Perinski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Ky është një nga 5 programet në të cilat Maqedonia e Veriut është e përfshirë me fqinjët e saj. Ky program synon përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe nxitjen e zhvillimit rajonal.

“Të zgjerojmë mundësitë për të rinjtë dhe të hapim rrugë të reja ekonomike që do të vazhdojnë të formësojnë dhe forcojnë komunitetin tonë të kufirit, komunitetet e kufirit, përgjatë projektit dhe pas përfundimit të tij. Si institucione publike, kemi detyrimin të mbështesim ndërhyrjet dhe t’i kthejmë idetë në iniciativa afatgjata që do t’i çojnë përpara komunitetet, do t’i informojnë qytetarët dhe do të thellojnë themelet”, potencoi Eridana Çano – Drejtor i Përgjithshëm i Agjencës Shtetërore për Programim Strategjik dhe Koordinim Ndihmash.

Shuma totale e këtyre projekteve është më shumë se 1.6 milion euro.

Paketa e financimi nga BE-ja ne vlerë rreth 12 milion euro është dizenjuar për të mbështetur projektet që promovojnë rritjen ekonomike, qëndrueshmërinë mjedisore dhe integrimin shoqëror në të dy vendet.