Nisin me punë galeritë, muzetë dhe bibliotekat, Galeria Nacionale do t’ia masë temperaturën çdo vizitori

Must Read

OSBE dërgon vetëm 30 vëzhgues në zgjedhjet në SHBA

Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) kumtoi se në mënyrë drastike e ka zvogëluar  numrin...

Grubi: Ideja për subvencionim nuk është vetëm për shqiptarët, por për të gjithë!

Subvecionet për bashkësitë e pakicave për momentin janë vetëm debat i cili është i hapur. Subvencionuam punësime ...

Zv/kryeministri Grubi premton se do të angazhohet për barazi gjinore në politikë

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Artan Grubi, i...
- Advertisement -

Galeria Nacionale po bëhet gati për të nisur me punë. Pas 4 muajve pauzë do të mirëpresë vizitorët e parë. Kjo pasi Qeveria miratoi protokoll për mënyrën e punës së institucioneve kulturore siç janë galeritë, muzetë dhe bibliotekat për mbrojtje nga Covid-19.

 “Kjo është ekspozita e parë e cila po bëhet gati për vizitorët pas hapjes së Çifte Hamamit, mirëpo në këtë hapësirë e cila ngërthen 100 m2, nuk guxojnë të futen më shumë se 5 persona”, Almedina Ismajli, gazetare.

- Advertisement -

 “Në protokolloin qeveritar qëndron se në 100 m2 maksimum duhet të ketë 15 vizitorë që sipas protokollit tonë të brendshëm vlerësojmë se është numër shumë i lartë sepse nëse në hapësirat e mëdha të Galerisë që kanë mbi 2000 m2 pranojmë qytetarë sipas atij standardi, në objektin tonë do të grumbulloheshin më se paku 200-300 persona, që është numër shumë i lartë për ne. kështu që ne me protokoll të brendshëm zbatojmë praktikën që të hyjnë maksimum 5 persona në të njëjtën kohë”, u shpreh Ana Frangovska, Galeria Nacionale.

Protokolli i Qeverisë parasheh që hapësirat të dezinfektohen 4-5 herë brenda ditës, por në Galerinë Nacionale për shkak të ekzpozitave, të cilat mund të dëmtohen nga përbërja e dezinfektuesit një gjë e tillë nuk mund të realizohet në tërësi. Nga kjo galeri apelojnë që qytetarët të mos prekin ekspozitat. Çdo qytetar që viziton objektin në hyrje do t’i matet edhe temperature trupore.

- Advertisement -

Nga ana tjetër Qendra Informuese Kulturore nuk i ka ndalur aktivitetet, edhe kjo qendër punon sipas masave preventive kundër Covid-19.

 “Qik-u vazhdon me organizime me projekte që kanë të bëjnë me më pak puiblik. Normal me distancë dhe maskë edhe publiku por edhe autorët që promovojnë libra. Promovimi i librave mbahet jashtë meqë edhe koha është e mirë, në parkun e qik, kurse ekspozitat hapen dhe për momentin janë të hapura”, theksoi Sermine Purrini, drejtoreshë e QIK.

- Advertisement -

 “Sigurisht pasi keni dezinfektuar duart në hyrje  dhe keni vendosur mjetet mbrojtëse, tani jeni të gatshëm për të vizituar ekzpozitën e shfaqur në QIK.

Pasi të kryeni vizitën ju keni hyrë nga ajo derë, por do të dilni nga dera tjetër me qëllim  për të mos pasur kontakt me vizitorët që vijnë”, Almedina Ismajli, gazetare.

Nga QIK thonë se nuk dihet kur do të nisin të realizohen ngjarjet më të mëdha kulturore siç janë “Tingujt e Çarshisë”,  “Këngët e Arta”, “Talentet e Rinj” dhe evente tjera. Nuk dihet se kur do tw bëhet hapja e teatrove dhe institucioneve tjera kulturore që përfshihen në fazën e dytë.

Ndryshe sonte nis festivali “Vera e Shkupit” në Suli Han të Çarshisë së Vjetër me numër të reduktuar të publikut dhe sipas protokolleve për mbrojtje nga Covid-19.

- Advertisement -

OSBE dërgon vetëm 30 vëzhgues në zgjedhjet në SHBA

Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) kumtoi se në mënyrë drastike e ka zvogëluar  numrin e vëzhguesve të cilët do...

Grubi: Ideja për subvencionim nuk është vetëm për shqiptarët, por për të gjithë!

Subvecionet për bashkësitë e pakicave për momentin janë vetëm debat i cili është i hapur. Subvencionuam punësime  në investimet e huaja  në...

Zv/kryeministri Grubi premton se do të angazhohet për barazi gjinore në politikë

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Artan Grubi, i cili para dy ditëve paralajmëroi...

Bujar Osmani tregon 5 pikat me prioritet të MPJ-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në pres-konferencë për media bëri të ditura pesë pikat me prioritet...

Osmani për memorandumin bullgar: “Kemi linja të kuqe për të mbrojtur interesat kombëtare”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në një dalje për media ka komentuar edhe memorandumin Bullagr, me të cilën Bullgaria...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -