Ish ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka pausuar disa vjet nga skena politike, që kur herën e fundit është përplasur për shkaqe ideore me partinë me të cilën barti funksionin qeverisës, LSDM-në, transmeton TV21.
Në “10 minuta” në TV21, i pyetur se a do të kthehet në skenën politike, Dimitrov tha se së shpejti do ta njoftojë publikun se si do të veprojë, megjithatë nuk përjashtoi mundësinë që sërish do ta shohim në skenën politike.
“Kështu që nuk do të mundem tani, këtë plan të mos e zbuloj tani. Unë mund të them se kemi problem si qytetar, punët nuk i kemi mirë në shtet, këtë problem nuk mund ta zgjidhin, mund vetëm të na ndihmojnë miqtë tanë… Partitë politike nuk do të mundet ndonjë mëngjes të zgjohen dhe të thonë se e tepruam pak. Ndoshta do të duhet në një mënyrë tjetër të zhvillojmë politikën”, tha Dimitrov.
