Nikoliq: Pas takimit me Shtajnmajer nuk jam optimist

TË FUNDIT

Presidenti serb Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se nuk është optimist i madh pas bisedimve me ministrin e jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer.
Nikoliq ka shtuar se “ kur e them këtë që nuk jam optimist sepse nga ministri gjerman nuk dëgjova se sivjet do të hapet kapitulli mbi bisedimet me BE”.

Në pyetjen se çka konkretisht kërkon Berlini nga Beogradi lidhur me Kosovën, presidenti serb ka theksuar se kjo i takon zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

Nikoliq bëhet e ditur t’i ketë thënë ministrit gjerman Shtajnmajer se Marrëveshja e Brukselit nënkupton edhe formimin e Bashkësisë komunave serbe dhe se me këtë marrëveshje nuk është paraparë që konstituimi i kësaj bashkësie të jetë i lidhur me legjislaturën kosovare por as me atë serbe, ka thënë Nikoliq në një intervistë për gazetën beogradase “V. Novosti”.
“Por, kur po bëjmë marrëveshje, atëherë pse edhe legjislatura e Kosovës nuk bënë ndonjë ndryshim”, ka pyetur presidenti serb.

Në pyetjen se ministri gjerman a mos e ka shtruar pranimin e Kosovës si kusht, Nikoliq ka theksuar se Shtajnmajer ka thënë se ”nuk ka asnjë kusht që është i lidhur me pranimin e Kosovës dhe i cili ndikon që të mos hapim kapituj të rinj të marrëveshjeve”./ 21 Media