Nga sot hyn në fuqi mbajta e detyrueshme e maskave mbrojtëse, shallit ose faculetës me të cilat duhet të mbulohet goja dhe hunda kur gjendjeni në hapësira të mbyllura ku nuk mund të mbahet distancë prej 2 metrave.
Pajisjet mbrojtëse në ambiente të hapura duhet të mbahen në ambientet e mbyllura publike përfshihen marketet, dyqanet, bankat, zyrat postare, objektet shëndetësore, në transportin publik si dhe në ambiente të hapura siç janë tregjet e kur nuk ka mundësi të ruhet distanca fizike prej dy metrash me njerëzit e tjerë që janë afër.
Në banka dhe kursimore në të njëjtën kohë, së bashku me të punësuarit, nuk guxon të ketë më shumë se 5 persona në një hapësirë deri në 50 metra katrorë – më shumë se 10 persona në hapësirë prej 50 deri 100 metra katrorë, më shumë se 15 persona në hapësirë prej 100 deri në 200 metra katrorë dhe mbi 20 persona në hapësirë mbi 200 metra katrorë.
Nëse nuk respektohet kjo masë parandaluese për përhapjen e COVID-19, mund të gjobiteni me nga 20 euro, ndërsa kompanitë që nuk do të respektojnë masat për mbrojtje personale do të gjobiten deri më 2 000 euro.
Pajisjet mbrojtëse në sipërfaqe të hapur nuk mbahet vetëm nëse qëndroni në oborr, ose në tarracën e shtëpisë tuaj, me biçikletë, sportit në sipërfaqe të hapur ose automjet udhëtimi me njerëz me të cilët jetoni në bashkësi apo familjarë.
