Nga nesër BEG dhe Shkup-Veri në duar të EMV-së! Bekteshi siguron: Orari i ngrohjes dhe temperatura nuk ulen

TË FUNDIT

Prej nesër SHA EMV do të udhëheqë me ngrohtoren Shkup-Veri dhe BEG (Ballkan Energji Grup), me qëllim që qytetarët e qytetit të Shkupit të furnizohen vazhdimisht dhe sigurt me ngrohje deri në fund të sezonit të ngrohjes. Kështu deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili tha se sonte Qeveria do të zhvillojë seancë, në të cilën EMV duhet të dorëzojë Projektmarrëveshjen për bashkëpunim me BEG që të marrë përsipër menaxhimin e energjisë termike.

 “Sot pasdite do të kemi një seancë të Qeverisë në të cilën EMV është e obliguar të dorëzojë draft marrëveshjen për bashkëpunim teknik me BEG, që kanë licencë për furnizim, distribuim dhe prodhimit të energjisë termike. Në përputhje me vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në fushën e energjisë termike, ne do të deponojmë mjete shtesë në EMV, me qëllim që ta menaxhojnë krizën”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

I pyetur për restrikcione të mundshme në furnizimin me energji termike, Bekteshi tha se do të respektohen të gjitha rregulloret dhe se ngrohja do të vazhdojë të funksionojë si më parë. Ai siguron se ngrohje do të ketë deri në orën një të mëngjesit dhe se nuk do të ketë ulje të temperaturës së ngrohjes.

“Ngrohja nuk do të shkurtohet, në të kundërtën, do të punojë deri në ora 01 pas mesnate. Nuk besoj se do të ulet temperatura, sipas Rregullores dhe rregullave për furnizim që i ndjek KRRE, temperatura duhet të jetë minimum +21 gradë Celsius”, pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Nga LSDM hodhën akuza se kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE – së nuk kanë gjetur zgjidhje për ngrohjen, dhe se kryetarja e Shkupit është shpallur si jokompetente për problemin. Nga ana tjetër nga Qyteti i Shkupit u shprehën të habitur nga siç thonë sulmet e LSDM-së. “Qyteti i Shkupit edhe sikur të dojë nuk mund të jetë përgjegjës për problemin me energjinë termike në qytet. Sado që dikush mundohet të paraqesë ndryshe, përgjegjësia është në dorën e Qeverisë” thuhet në reagimin e Arsovskës Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se LSDM  e ka krijuar këtë krizë dhe se e ka shkatërruar standardin e qytetarëve.