Austria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria planifikojnë t’i hapin kufirin bashkërisht nga mesi i qershorit, kumtoi sot shefi i diplomacisë austriake, Aleksander Shalenberg.
“Ne u pajtuam që ta kalojmë atë rrugë së bashku dhe ta marrim me vete edhe Hungarinë”, tha ai në video-konferencën me kolegët nga Republika Çeke dhe Sllovakia, Tomas Petriçek dhe Ivan Korçok.
Vendimi për hapjen e kufijve mund të merret edhe javën e ardhshme, ndërsa më pas do të përcaktohet një datë specifike, tha Shallenberg në deklaratë për agjencinë APA.
Ai tha se për momentin është duke u punuar intensivisht në atë që nga mesi i qershorit të vendoset liria e plotë e udhëtimit me Çekinë, Sllovakinë dhe Hungarinë siç ishte edhe para pandemisë së koronavirusit të ri. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se është e rëndësishme që të merren masa në bazë të parametrave të qartë të shëndetit, lëvizshmërisë dhe sigurisë.
Shallenberg paralajmëroi se në ditët e ardhshme do të realizohet një tjetër video-konferencë, në të cilën do të marrë pjesë edhe homologu hungarez Piter Sijarto./MIA
