Nga 1 vit burg me kusht për protestuesit në Tetovë! Protestuesit pranuan fajin dhe kërkuan falje për sulmin ndaj policëve

TË FUNDIT

Gjykata e Tetovës shpalli  vendimin për protestuesit për tragjedinë e 8 shtatorit në Tetovë. Pesë protestuesit janë dënuar me nga 1 vit burg me kusht,  por brenda r 3 vjetëve nuk guxojnë ta përsërisin veprën e njëjtë. Të dënuarit paraprakisht pranuar fajin dhe kishin kërkuar falje ndaj policëve të sulmuar në protestë. Këta të fundit ua kishin pranuar kërkim faljen dhe nuk kishin kërkuar dëmshpërblim, por përgjegjësi penale.

Të dënuarit me kusht me nga 1 vit

Blerim Ahmedi

Naser Beluli

Arjan Sherifi

Xhemal Sadiku

Veton Aliti

Blerim Ahmedi, Naser Beluli, Arjan Sherifi, Xhemal Sadiku dhe Veton Aliti  në bazë të vendimit të gjykatës do të duhet që brenda 24 orë të lirohen nga paraburgimi.

Babai i të dënuarit Blerim Ahmeti, Mustfa Ameti thotë se nuk është i kënaqur pasi që djali i tij ka protestuar për drejtësi, ndërsa thotë se ata  që duhet të japin përgjegjësi për tragjedinë janë të lirë.

“Të kënaqur nuk jemi pasi që shpallën fajtor njerëzit që mbrojnë drejtësi, këta dolën të mbrojnë drejtësi nuk dolën të thyejnë demolojnë, dolën të shprehin një revoltë qytetare të jashtë zakonshme. Unë nuk kamë qenë por i kamë përcjell deri në moment që policia i bllokoi këta. Pastaj kaloi në aksident për të ndodhur kështu”, tha Mustafa Ahmedi

Me 17 tetor në Tetovë ishte organizuar protestë  përmes së cilës u kërkua përgjegjësi për 14  jetët e humbura në spitalin modular në Tetovë. Protesta eskaloi kur kordoni i policisë bllokoi rrugën  e protestuesve që ishin nisur për tek selia e Bashkimit Demokratik për Integrim.   Disa nga protestuesit tentuan që përmes një shtëpia private  të arrinin deri tek  selia ku edhe u përleshën me një kordon policor, pas çka edhe u arrestuan pesë protestuesit tashmë të dënuar.

MARKETING I PAGUAR POLITIK