Nga 1 maji fillon aplikimi për mbështetje financiare të punëdhënësve prej 14.500 denarëve për çdo të punësuar. Ministrja e financave, Nina Angellovska paralajmëroi se janë bërë disa ndryshime, një prej tyre është se tani mund të dëbohen nga puna një përqindje e caktuar e të punësuarve edhe pse u tha se për shfrytëzimin e kësaj mase punëdhënësi duhet të mbajë punëtorët deri në korrik.
“Tani me ndryshimin, lejohet fleksibilitet, përkatësisht ulje e numrit të të punësuarve deri më 15% te mikro dhe kompanitë e vogla, deri më 10% te kompanitë e mesme dhe deri 5% te kompanitë e mëdha”, tha Nina Angellovska, Ministre e Financave.
Mbështetje më të madhe financiare do të marr sektori i hotelerisë, turizmi, transporti, si sektore më të goditura për shkak se këto veprimtari nuk kanë fare të ardhura. Gjithashtu, si risi është ajo që kompanitë këtë ndihmë mund ta shndërrojnë në grant, përkatësisht të mos e kthejnë. Kushtet janë të kenë fitim dy vitet paraprake, të mos i kenë borxh DAP-it, të mos vonohen me pagesën e kredive dhe të investojnë në trajnime për të punësuarit.
“Për kohëzgjatjen e masës, punëdhënësi nuk duhet të paguaj dividentë, përkatësisht shpërblim për sukses, bonus nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj dispozite deri te pagesa e pagës së majit”, tha Sanja Llukarevska, Drejtore e DAP.
Përmes video lidhjes foli dhe drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriu dhe Kosovën, Marko Mantovanelli, i cili tha se kompanitë që para krizës kanë punuar mirë, tani po luftojnë për të mbijetuar.
“E dimë se është e rëndësishme mënyra e tillë e mbështetjes të jetë e shpejtë, transparente dhe e kufizuar me kohë. Nga fillimi i krizës ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e RMV si dhe me shumë qeveri tjera që të sigurojmë këshillën tonë më të mirë për atë se si të mbrohet sektori privat dhe njëkohësisht të mbahet niveli i punësimit në këtë kohë pa precedent”, tha Marko Mantovanelli, Banka Botërore.
Masa për mbështetje financiare do të jetë një lloj infeksioni financiar prej 100 milion eurove prej të cilave 50 milion do të bashkëfinancohen me huamarrje nga Banka Botërore.
