Neziri: Gjithandej BDI ka krijuar kuadro profesionale! Koha që shqiptarët të mendojnë vetëm për cilësi

TË FUNDIT

Kryetari i Degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri në “Click Plus” në TV21 tha se strukturat dhe kuadrot e përgatitura dhe të arsimuara do të udhëheqin me Degën e BDI-së në Çair. Neziri tha se ka ardhur koha që shqiptarët të mendojnë për cilësi.

“Gjithandej BDI ka krijuar kuadro profesionale, potencoi edhe z.Ahmeti në deklaratën e tij, tash është koha që shqiptarët të mendojnë vetëm për cilësi, të mendojnë për kualitet, e jo për numër, pasi që kemi 3 universitete që janë produkt i politikave arsimore të BDI-së”, deklaroi Neziri.