Nëse raporti i Inspektoratit është negativ, Bekteshi do të propozojë shkëputjen e koncesionit në Konjare

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është deklaruar, në lidhje me zhvillimet e fundit me koncesionet për gërryerjet e tokës në Konjare.

Thotë, se është në pritje të raportit nga Inspektorati i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Nëse ai është negativ, do të propozojë në Qeveri shkëputje të koncesioneve.

“Nëse raporti i Inspektoratit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është negativ, atëherë unë do të propozoj në Qeveri shkëputje të menjëhershme të koncesioneve në Konjare”, tha Bekteshi, transmeton TV21.

Nuk e di se për sa kohë duhet të jetë gati raporti, por paraprakisht nga Inspektorati kanë njoftuar se për elaboratin e ri kanë angazhuar kompani gjeodezike, e cila sipas tyre për 2 javë duhet ta ketë gati analizën.

Në Konjare janë realizuar edhe protesta nga ana e banorëve, pasi sipas tyre, koncesionet për gërryerjen e tokës janë duke e dëmtuar tokën pjellore, e cila rrezikon edhe vërshime nga lumi Pçinja.