Nesër dhe të premten, moti në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë, përcjell TV21. Siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie, me erë të fuqishme dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Temperaturat do të ulen për disa gradë. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha me diell dhe me rënie graduale të temperaturës.
